Rama tregon negociatat me McAllister: Basha luajti bllofin dhe humbi. Meta pranoi të gjitha kushtet, ndërsa unë...

4 Maj 2017, 12:23Politika TEMA

Në konferencën e tij për shtyp, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për takimin me McAllister në Pallatin e Kongreseve.

Ai ka thënë se Basha ka luajtur bllofin dhe ka humbur.

Rama tregoi se çfarë u afrua në atë takim.

“Njëra pikë ishte për të shtyrë zgjedhje deri më 16 korrik.

Mundësia tjetër ishte për të bërë disa ndryshime në qeveri, me disa ministra teknikë, që sipas atyre që e kërkonin këtë gjë, do të ndihmonin opozitën.

Ilir Meta e ka pranuar menjëherë këtë pikë.

Unë jam shprehur se as i pranoj as i mohoj, por duhet votuar vetingu njëherë.

Kam thënë se për shtyrjen e zgjedhjeve nuk e shkel Kushtetutën.

Por s’është dashur nevojë për të diskutuar më tej për këto propozime, pasi Lulzim Basha është larguar nga salla e Pallatit të Kongreseve.

Basha luajti bllofin.

Dhe me bllofin mund të fitosh shumë, por dhe mund të humbasësh gjithçka.

Për mua politika është shah, dhe shahu ka një strategji të tërë dhe lëvizje pas lëvizje fillon që plani të shpaloset.

Dhe kur plani zbulohet, kundërshtari zihet mat.

Që do të thotë se sot jemi në kushtet se kemi një palë, që duhet të bëjë edhe bebisiterin e një pale, dhe një palë që thotë prisnin se jam dhe unë, dhe duhet ta fillojmë nga fillimi.

Gjërat nuk funksionojnë kështu.

Kjo aventurë dhe ky bllof kanë pasoja të rënda për Partinë Demokratike, por kjo nuk është puna ime.

PS dhe PD janë kundërshtarë dhe unë s’mund t’i qaj hallin kundërshtarin tim.

Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës.   

Unë di të them se strategjia jonë funksionoi në mënyrë perfekte, ndërsa ajo e PD-së dështoi me sukses.

PD hyri në aventurë për të marrë peng qeverinë dhe reformën në drejtësi, por dështoi”, tha Rama.

6 komente në “Rama tregon negociatat me McAllister: Basha luajti bllofin dhe humbi. Meta pranoi të gjitha kushtet, ndërsa unë…”

  1. Arber says:

    asnje gje mos i leshoni ati kalamau,, demokracia nuk eshte prone e tije por e te gjithe shoqerise,,

  2. Zigur Qarri says:

    04.05.2017
    13:10
    Perse çdo force politike kur vjen ne pushtet,nuk eshte dakord per votim elektronik?Ose,perse opozita qe
    dikur kerkonte votim elektronik,kur vjen ne pushtet,nuk merr menjehere masat per te siguruar kushtet
    per votim elektronik?Perse nuk e bën askush hapin e pare per konsolidimin e Demokracise ne Shqiperi?
    Mire nese votohet vetingu,por kush do ta zbatoi?Po Presidenti i ardhshem,do te jete imun ndaj vetingut,
    apo e prek edhe ate?Po per Berishen,ka marre Meta ndonje garanci nga Rama qe te jete i paprekshem?
    Jo per gje,por zgjedhja e tij si President,duket se eshte bere pikerisht per te qene i paprekshem ndaj vetingut.
    Shqiperia ka pasur dhe ka ligje,por nuk jan zbatuar asnjehere!Prandaj edhe vetingu nuk do te zbatohet kurre
    jasht interesave politike,por do te perdoret si loje per ti hedhur hi syve,Botes dhe popullit te thjeshte qe eshte
    edhe viktima e shkerdhatokracise politike.As ne Afrike apo ne Ameriken Latine,nuk do te zgjidhej nje President
    i tille aq i perfolur.Presidenti nuk ka fuqi si Kryeministri,eshte me shume nje ndermjetes i moralit,prandaj edhe
    duhet te jete 100% i paster.Por,mesa shihet,politikaneve nuk i ntereson pastertia e figures se Presidentit,por
    vetem pushteti i tyre.Zoti na ndafte me hajer,por shkoi pak si shume budallalleku politik,gati 105 vjet!

    1. Fieraku qe thote te verteten.... says:

      Analize per te gjitha “delet” qe pa patur asnji interese neper parti, pa pasur asnji avantazh konkret votoj ne menyre te verber nji apo tjetern parti!

      Keto qe analizove ti jane te sakta…por ne akoma nuk kemi ardhur te ato standarte qe ti zgjidhin keto probleme nje here e pergjithmone. prandaj ashtu si ti bere kete analize, ashtu edhe une mendoj se shqipetaret para se te votojne duhet te bejne nji analize racionale te mirefillte edhe ti lene pas ngjyrimet edhe idealet politike etj. Kjo sepse duhet ta edukojm kete klase politike edhe menyra me e mire eshte duke e rinovuar ate. Duhen ndeshkuar politikanet e vjeter qe nuk jane sjell mire me popullin edhe kjo sjell arsyetimin me llogjik te mundshem. Arsyetimin qe PD eshte forca e pare qe duhet te pastrohet nga politikanet e vjeter, tashme te deshtuar edhe qe punojne kunder parimeve edhe emancipimit te popullit. PD nuk diti te rinovohet edhe mbasi populli e braktisi ne zgjedhjet e shkuara, edhe i bie qe dikush i zgjuar e racional mos tja japi voten. Ngelen LSI e PS. Po te besh nji analize te te dyjave kupton qe PS qendron perpara sepse ka ditur te rinovohet, ka ditur te menaxhoj situata delikate ne menyra bashkohore, dmth pa shume arrogance e dhune. nderkohe LSI duke u perdredhur ca ketej e ca andej thjesht ka treguar qe eshte nji force politike e ngjashme me nje biznes privat….edhe realisht ashtu eshte…mblidh para…investoj neper evente partiake shume te shtrenjta edhe ne syte e nji pjese te popullit duket e vetmja shprese. Ndaj per ta mbyllur kesaj radhe nqs vertet tregohemi te matur edhe racional i bie te votojme Ramen…ti japim nji mandat te paster pa peshen e LSI-s. Edhe per kete personalisht nuk ma mbush mendjen njeri. Ajo qe doja te shtoja eshte: nji popull meriton politikanet qe ka zgjedhe- edhe kjo eshte vertet, por te pakten rotacioni duhet te jete me i lehte edhe i shpejt qe perparimi i popullit te reflektohet edhe te politikanet. Me kete llogjike duhet te dalin forca te reja politike qe te rinovojne aktuale edhe po me kete llogjike edhe vete Ramen mund ta heq ky popull nga pushteti pas 4 vjetesh te tjera.
      Nuk e di nqs e kutpuat tamam cfare doja te thoja, pasi shkrujata shpejt, por ideja eshte nqs bejm nji analize racionale dalim ne konluzion qe EDHE KESAJ RADHE DUHET TE VOTOJM RAMEN!

      1. Zigur Qarri says:

        Ne menyre pragmatiste eshte zgjidhja qe sugjeron ti,por keto jan zgjidhje afatshkurter.
        Politikan qe betonizon themelet e Shtetit,eshte ai qe ndryshon,ai qe ben ate qe nuk e ka
        bere paraardhesi,dhe jo ti pergjigjet po me te njeten monedhe.Kjo nuk te ngjall shprese.
        Nuk shoh asnje ndryshim nga politika katastrofale qe beri Berisha.Ka mbetur te themi,
        me mire se sa pa gje.Por,kur,kur o Zot do merremi vesht pa shkelur mbi shpirtin dhe te
        drejten e tjetrit pa ngjyre partiake.Militantet jan gangrena e kombit shqiptare.Mjafton te
        jeshe militant,pa shkolle apo me dipllome te blere dhe katapulton ne ate shkalle,qe nje
        njeriu normal i duhen 20 vjet!Po shqiptaret pa Parti qe flaken ne rruge pa e gjetur kurre
        te drejten,qytetare te klases se dyte jan?Dhe kjo Drame vazhdon,te zgjuarit,te miret,te
        ndershmit,ikin dhe vetem ikin,sepse nuk e perballojn me kete ambjent mbytes gati te huaj
        per ta.Kjo te shkakton dhembje,me fort kur sheh qe nuk i plas kujt per kete fenomen.

  3. dash says:

    Je ne rregull….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje