Përpjekjet e fundit për marrëveshje: Donald Lu në zyrën e Ramës, Basha thërret në takim ambasadorët e BE-së

4 Maj 2017, 11:20Politika TEMA

Sot është ndoshta dita e fundit për një marrëveshje politike që do të nxirrte Partinë Demokratike nga çadra.

Kjo, pasi sot është seanca e fundit e Kuvendit dhe mundësia e fundit për të votuar Vetingun, i cili është kushti kryesor i Ramës për t’i bërë lëshime Lulzim Bashës.

Për këtë arsye, po bëhen lëvizjet e fundit për arritjen e një marrëveshje, që do të bënte të mundur edhe hyrjen në zgjedhje të PD-së.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka shkuar në zyrën e Ramës për të diskutuar me situatën e krijuar, ndërkohë që Rama ka paralajmëruar një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Lulzim Basha ka thirrur në një takim ambasadorët e BE-së në Tiranë.

Se çfarë do të ndodhë, vështirë të parashikohet, por duke parë që palët kanë kufijtë e tyre që nuk duan t’i kalojnë, vështirë se mund të arrihet një marrëveshje.

3 komente në “Përpjekjet e fundit për marrëveshje: Donald Lu në zyrën e Ramës, Basha thërret në takim ambasadorët e BE-së”

  1. spatrtaku says:

    Edi Rama nuk duhet te beje asnje leshim Bashes,se per ndryshe do e paguaj shtrenjt.Bolle leshime i jane bere Saliut dhe Bashes,por ata si antishqiptar qe jane, nuk binden, dhe duan t’a çojne vendin ne lufte civile.

    1. Broverhood Islamia says:

      Lu Lu i merr urdherat nga Saliu e Lulzim Basha. Sa here ka nderhyre ambasadori amerikan, si filipin apo kinez, Rama e ka ngrone gjithmone.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Pa votuar Vettingun, asnje negociate me…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje