Basha hodhi çelësat në Lanë, Shqipëria s’ka pse t’i hedhë në det!

4 Maj 2017, 09:13Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Në mendjen time dhe këtë kam kohë që e shpreh, pas vitit 2010, Partia Demokratike po shkonte me shpejtësi të madhe drejt vetasgjësimit të saj. Në një vështrim që i sheh ngjarjet nga pikëpamja historike, kjo nuk përbënte ndonjë arsye të madhe për t’u habitur. Ashtu si gjithë partitë lindore që u krijuan si mekanizma për të sinjalizuar fundin zyrtar të rënies së komunizimit, ajo do të duhej të bëhej ose parti reale, ose të shihej thjesht si mekanizëm i zakonshëm që përdoret në këto raste kur bie sistemi. P.sh. si minatorët apo studentët, që me të mbaruar puna e kryer, shkojnë në shtëpitë e tyre.

PD, me gjithë kushtet e krijuara, nuk arriti të bëhej veçse e një kopje e zymtë apo mediokre e Partisë së Punës. Kjo arsye bëri që gati tre muaj pas rrëzimit të sistemit të humbte zgjedhjet lokale të vitit ’92.

Për mua, siç e kam shkruar dhe herë tjetër, sikur të mos kishin qenë « dy shkulme të mëdha parash » ato të kohës së piramidave në ’95 -’96, si dhe kreditë e mëdha të viteve 2006 -2008, që krijuan nga pikëpamja ekonomike vetëm « zjarr kashte» apo vegime sikur ekonomia po shkonte realisht përpara, PD do të ishte zhdukur me kohë nga skena politike. Ashtu si shumë simotra të saj që u dukën dhe u zhdukën pas rënies së komunizmit në 1990.

E mbajtur në këmbë, jo vetëm për shkak të aftësive taktike të Berishës, por edhe thjesht të mungesës së grupeve shoqërore që krijojnë mekanizma balancues apo zhvillues në kohëra të tilla, PD e zgjati ekzistencën e saj deri më sot që flasim. Referuar numrave apo votave të marra këto 26 vite, pa hyrë në sferën e propagandës, konkluzionet më lart mund t’i shohim qartë.

Po deri sa mund të vemë akoma me këtë vetëmashtrim kombëtar? Pra, se nëse nuk hyn PD në zgjedhjet e tanishme, kemi zhdukur pluralizmin, etj. Përgjigjja, jo vetëm e çdo njeriu, qoftë ky edhe militant, por e gjithë Evropës apo Amerikës zyrtare, është negative. Pluralizmi nuk prishet dot më kurrë në Shqipëri, sado parti të dalin e hyjnë në skenën politike.

Ndërkaq, një militant i të djathtës mund të më pyeste me qetësi, pse nuk mbaj të njëjtin qëndrim kundër PS. Mund të them thjesht: së pari, këtë qëndrim e kam mbajtur kundër qeverisjes së Nanos në vitin 2005, duke u rreshtuar qartë kundër tij. Po pse atëhere kundër Nanos dhe pse tani kundër PD-së?

Çështja është jo për të mbajtur qëndrim kundër njërës parti apo tjetrës, Të ardhura nga e njëjta origjinë si PS dhe PD, nuk ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra.

Siç e kam shkruar shpesh, PS, për shkak se ka mbajtur Vulën e Partisë së Punës, apo ndryshe, reflektuar biografinë dhe mëkatet e saj në pikëpamje zyrtare, është treguar më tolerante dhe më e kujdeshme në qeverisje. Po vetëm kaq.

Ndërkaq, një shikim i kujdesshëm tregon se grupet shoqërore që duhet të zhvilloheshin pas ’90-s, e që duhej t’i paraprinin vendit, vetëm se kanë luajtur rolin e shërbyesit ndaj njërës apo tjetrës parti. E kjo u duk menjëherë me shpartallimin e degradimin e sindikatave si fillim dhe pastaj në qëndrimin që ka shoqëruar grupet ekonomike ndaj qeverive fituese.

Ajo që duhet të na shqetësojë sot nuk është fati i PD-së dhe i PS-së.

Shqipëria gjendet në një tunel që është pa dritë dhe thënë troç, për shkak të mungesave të mëdha, është shndërruar një zorrë qorre e mjerë, që do t’i duhen shumë e shumë vite për të dalë nga ky ferr. Nuk ka zgjdhur asnjë problem elementar. As atë të tokës, apo ndryshe pronës, as atë të ndërtimit të strategjisë kombëtare, as atë të një krijimi të një force pune të klasit të parë, as atë të një arsimi të qartë profesional. Ka zhdukur apo shkatërruar minierat, portet dhe hekurudhat e saj.

Dhe akoma më keq, nga mëngjesi në darkë, flet vetëm për historira me politikë, pa kuptuar se po i shërben vetëm një grupi politikanësh që vijnë vërdallë për 25 vjet duke e rrënuar atë vazhdimisht.

Kur shoh tentativat e sotme për të zgjidhur krizën politike që ka mbërthyer vendin, më vjen të qesh e të qaj bashkë. Çfarë doni të shpëtoni? Çfarë kërkojnë ata që duan gjoja drejtësi apo qahen se po u vjedhin votat.

A nuk kanë pasur 25 vjet kohë për të kuptuar se nëse votat i numërojnë partitë, këto hynere do të ndodhin gjithmonë? Vërtet nuk e kanë kuptuar se mjafton një grup kalimtarësh në rrugë, të zgjedhur rastësisht, që do t’i numëronin ato më me saktësi se çdo sistem elektronik në botë?

Unë jam kundër kësaj marrëveshjeje që po bëhet gjoja në emër të shpëtimit të pluralizmit. Pluralizmi kërcënohet kur nuk të lënë të hysh në zgjedhje dhe kaq. Sot mund të ikë nga skena PD dhe nesër PS. Kaq e thjeshtë është.
Por ndërsa këta « kalorës të lirisë » bredhin poshtë e lart, duke u bërë qesharakë edhe në sy të Evropës, drama të tmerrshme po ndodhin. Vendi po mbytet vit për vit, pyjet janë prerë, toka bujqësore është shkatërruar. Vendi punëson njerëz vetëm për call center dhe fasoneri. Arsimi profesional është zhdukur, apo është i tillë që nuk garanton asgjë serioze, që mund të ftonte investiorë po seriozë.

Ia vlen vërtet të merremi me historitë që prodhon Basha apo spekulantët politikë që vijnë rrotull tij?

Mund ta bëjmë, por nuk kemi zgjidhur gjë. Po shtyjmë agoninë tonë të tmerrshme. Do të endemi prapë në një rrugë qorre, që nuk të çon asgjëkundi. Do ta bllokojmë edhe reformën në drejtësi, do ta bllokojmë edhe reformën territoriale, do ta bllokojmë edhe reformën në arsimin profesional. Apo, po të doni, do ta harxhojmë përsëri të enjten në skenat e shëmtuara të këtyre viteve. Nuk do të flasim në këto seanca asnjë minutë, as për ekonominë dhe asgjë për çfarë thamë më lart.

Çfarë mendoj konkretisht?

Mendoj se Shqipëria kërkon detyrimisht një qeverisje autoritare. Shumë do ta ngatërronin me qeverisje diktatoriale. Jo! Mendoj, siç i shkruajta një kritiku të portalit Konica.al, se koha e diktatorëve ka ikur dhe Enver Hoxha nuk vjen më. Ata i qërron vetvetiu sistemi që kemi zgjedhur. Nuk mendoj se Nanua apo Berisha kanë qenë diktatorë. Kanë qenë thjesht të paaftë të qeverisin dhe kanë shkaktuar dëme të pafundme për ekonominë e vendit.

Vendit i mungon qeverisja autoritare, që vë zemrën dhe mendjen në reformat e mëdha. Ato sa kanë filluar realisht në kohën e Ramës dhe kjo marrëveshje, sido që të bëhet, do t’i hedhë në erë.

Shumë njerëz mund t’i gëzohen kësaj marrëveshjeje. Unë jo. Kam shkruar se Basha i ka hedhur çelësat në Lanë dhe PD nuk mund t’i fitojë zgjedhjet. Kështu do të ngjasë sido që të bëhet marrëveshja dhe çfarëdo lëshimi të bëjë Rama vetë, apo i ndikuar nga ndërkombëtarët. Po këtu nuk është fati i dy partive, apo më saktë i PD-së, që luhet në lojë. Mënyra si po rrokullisen ngjarjet është e rëndë në një drejtim tjetër. Futja e PD-së në zgjedhje, zvarritja e tyre dhe konfiguracionet e reja që do të krijohen, shpien në fitoren e PS-së në të gjitha rastet. Por unë besoj që nuk do të kemi asnjë lloj reforme të rëndësishme. Ato do të vazhdojnë të bllokohen. Dhe këtu nuk flas vetëm për vetting-un, por tërë ato ligje që shpien vendin përpara. Do të shkojmë në qeverisje me fuqi gjithnjë e më të dobët, së pari për shkak të numrave. Pra, të paaftë për të realizuar gjëra thelbësore.

Kujt i intereson kjo?

Vërtet mendojmë se duhet të vazhdojmë të kënaqemi se këtë vit u rritëm 3 për qind dhe vitin tjetër 4 për qind e broçkulla të këtij lloji.

Si do t’i bëhet puna reformave të mëdha? Kush do t’i bëjë?

A mjafton vullneti i Ramës, që këto katër vjet ka dhënë shenja se kërkon të bëjë shtet? Vetë e dyshoj këtë dhe do të dëshiroja shumë të gaboja. Por gjithsesi jam i prirur të mendoj se nëse Basha e ka hedhur çelësin në Lanë, Shqipëria nuk ka pse ta hedhë në det.

Dhe në det hidhet nëse do të vazhdojnë pafund këto historira marrëveshjesh politike, që për mua tanimë nuk kanë asnjë kuptim. Lëreni Bashën në fatin e tij dhe merruni me punët që vendi kërkon!

Unë nuk jam kundër marrëveshjes politike, jam kundër lëngatës që Shqipërisë ia prodhojnë pa pushim politikanët, duke u hequr pastaj po si shpëtimtarët e saj. (Konica.al)

Basha hodhi çelësat në Lanë, Shqipëria s’ka pse t’i hedhë në det!

12 komente në “Basha hodhi çelësat në Lanë, Shqipëria s’ka pse t’i hedhë në det!”

  1. Shefi says:

    Me sakte nuk ka ku shkon!

  2. Ola says:

    Resoekte Z.Nazarko per analizen qe beni.Ne keto 25 vite eshte shkaterruar cdo gje nen slloganin te shkaterrojme cdo gje “komuniste”duke hedhur poshte apo ne det sic thoni ju mundin,djersen pse jo edhe gjakun e popullit ne 50 vjet.Cdo gje e ndertuar ne kete periudhe i perket me shume nje fasade dhe anarshie se sa krijimit te kushteve per rritjen e fuqise ekonomike te vendit.Problemi ketu nuk eshte vetem Basha por te vjen keq kur degjon nje shpure analistesh apo edhe akademikesh gjoja te pa varur qe flasin si e ema e zeqos ne maje te thanes duke fyer inteligjencen e popullit .Prandaj Rama dhe sidomos Meta (i cili ka reflektuar lekundje) nuk duhet te tradhetojne ata qe i kane votuar sepse besimi ka qene dhe mbetet qe duhet te cojne perpara reformat dhe jo cfare do te behet me pd.

  3. Guri says:

    T’u lumte Nazarko! Nje shkrim i shkelqyer dhe, pse jo, programatik. Analiste kritike te tille na duhen dhe jo mbroçkullaxhinj qe tjerrin llafe per t’u treguar se çoç dine, dhe ne fakt dalin lakuriq si te pa ditur.

  4. vita says:

    SHumee sakt kjo qe thua zoti Nazarko. Si kane me borxh PD,por une mendoj se ne qeverisje do jene kater parti.Kjo e ben me te qendrushme dhe me te forte jetegjatesine e saj.

  5. Nepotizmi/popullie dele qe e mbeshet! says:

    Zoti Nazarko vertet nje shkrim shume i skate dhe njekohesisht teper i qelluar. Shqiperija ka shume nevoje per (pikat) qe ju me shume te drejte parashtroni me lart,dhe jane (jetike) per Shqiperine. Popullit i mungojne (Sindikatat) qe ti organizojne dhe tju prine per hallet e medha qe Atdhehu yne ka per moemntin. Mesa di une Sindikata qe te pakten te mendojne ne te mire te vendit,dhe ne te mire te popullit! ne Shqiperi jane inekzistente. Do te ishte mire te beje edhe nje shkrim qe te preceptoje perse nuk ekzistojne Sindikatat! dhe cfare duhet bere qe ato te formohen dhe te jene vertet ne sherbim te popullit,,te pakten per 50/50 % prap mire do ishte.

  6. Arber Iliri says:

    Urime Nazarko shkrim analitik i klasit te larte.

  7. Abc says:

    I sakte ne gjtheçka shkruan. Urime.
    Dikur therrisnim “Te kapim kohen e kumbur”, sot vazhdojme te konsumojme kohen, shanset dhe te ardhmen tone.
    Nje gjenerate “politikanesh” po plaken karrikeve pa u skuqur e pa u turperuar per kete shkaterrim 27 vjeçar. Te provosh tu heqish ndenjesen ne Kuvend, kercejne perpjete.

  8. REZI says:

    super i saktë, të lumtë

  9. Hm bomba says:

    He mo te lumte pena dhe mendja…ahhhh sikur te mendonte nje 51% i shqiptareve si Ju,gjerat do te ishin me ndryshe dhe ndoshta ne rrugen e duhur…por c’ti besh …mentaliteti…krahina…partia…shkolla…miqesia dhe shoqnia….ehhhhhhhhh …jane shume qe nuk perpuqen…

  10. Rrofte Pinoceti says:

    Sa i mjere qe je o Nazarko. Nuk ke asnje shprese per rekuperim. Me keq se Spartak Ngjela. Nuk ia vlen fare te argumentosh nje mije e nje te zeza qe ka sjelle kjo bande ne pushtet se je komplet i mjere. Mua do me pelqente nje qeveri autoritare sic hua ti, si ajo Pinocetit p.sh, e djathte, qe te te varte per veshesh se bashku me Spartak Ngjelen pasi te te kishin trajtuar me metoda naziste ne nje cmendine. Pastaj te te pyesnin a do prape qeverine autoritare? Nese thoje po atehere te fillonte trajtimi nga e para tamam ne menyre metodike dhe autoritare derisa te reformoheshe nga medotat autoritare, por jo diktattoriale, sic te pelqen ty.

  11. Peza says:

    Mos u lodhni kot o njerez!
    Kete vend e bejne vetem TRIMA si ENVER HOXHA,packa se e quani diktator!
    Antikomunizmi i sotem eshte antikombetarizem !
    Eshte percarje,mohim i historise dhe heronjve,shitje e interesave kombetare,droga,korrupsioni etj,etj!
    Pas 90-tes Shqiperia mori funf!
    MJERE FEMIJET TANE!

  12. rigoni says:

    Pinoceti shkoi ne te semes…….mbathja edhe ti o kelyshi I Pinocetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje