Gjinushi tenton të bëjë surprizën më 18 qershor, me tre deputetë të PS në krye të listave. Emrat befasues

3 Maj 2017, 23:09Politika TEMA

Partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit do të ketë tre deputetë të majtë në krye të listave të saj.

Ish-deputeti socialist Tom Doshi do të kryesojë listën e PSD-së në qarkun e Shkodrës Doshi ka kohë që bën fushatë në këtë qark, madje prezenca e tij në garë i bën shumë interesante zgjedhjet.

Në krye të listës së PS-së është ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në krye të listës së LSI-së është deputeti Agron Çela, ndërsa i pari i listës së PDIU-së është një sipërmarrës i njohur, shkodrani Sait Fishta.

Duket se aleati tradicional i Partisë Socialiste ka mundur të bindë edhe një socialist që të kandidojë me siglën e tij. Mjeku Ylli Ziçishti, deputeti socialist i qarkut të Korçës, do të jetë i pari i listës së PSD-së në qarkun e Gjirokastrës. Ziçishti ishte një nga deputetët që mbeti jashtë listës së rikandidimit të Partisë Socialiste. Ziçishti, të cilin të gjithë deputetët e Kuvendit e thërrasin “doktor”, duket se ka mbështetje në këtë qark.

Ndërsa kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, do të jetë i pari i listës në qarkun e Tiranës, por ajo që bie në sy është numri dy i listës. Ajo është Mirela Ferracaku, deputetja aktuale e Kuvendit të Shqipërisë, e cila zëvendësoi kreun e Kristian Demokratëve, Mark Frroku.

Por, edhe pse me tre deputetë në listat e saj, PSD-ja nuk u regjistrua në zgjedhje si parti parlamentare. Kreu i saj, Skënder Gjinushi, ka arritur të mbledhë mbi 9600 firma të votuesve të saj, siç e kërkon Kodi Zgjedhor për partitë që garojnë më vete në zgjedhjet parlamentare.

Pak ditë më parë, gjatë një interviste në “News 24”, kreu i PSD-së konfirmoi kandidaturën e Tom Doshit në krye të listës së qarkut të Shkodrës për partinë që ai drejton. Ai dha edhe arsyet se përse e kishte përfshirë në listat e PSDsë një ish-deputet socialist në krye të qarkut të Shkodrës.

“Po, ai është kapolista, është i pari në listën e Shkodrës, kandidaturë më të mirë s’mund të gjenim. Ka treguar që ka mbështetje, di t’ua rikthejë mandatin që ka marrë nga njerëzit. E vë në shërbim të njerëzve. Është nga figurat më të pranuara elektoralisht dhe i ka qëndruar besnik mandatit të majtë më shumë se disa të majtë tradicionalë. Nuk ka lëvizur si disa sa nga e djathta, në qendër, e pastaj majtas”, u shpreh Gjinushi.

QARKU TIRANË

Skënder Gjinushi
Mirela Ferracaku
Florian Taçi
Ermira Dema
Izet Mena
Zhaneta Harka
Klorida Bodlli
Lorenc Peti
Dritan Bytyçi
Henri Deçka
Shpresa Bardulla
Klajd Ferraj
Nevila Bejleri

QARKU SHKODËR

Tom Doshi
Gledis Çeliku
Jetmira Rraboshta
Suada Selimaj
Pal Marku
Pjetër Gjergji
Andi Hallunaj
Ylja Fili
Kristjana Kovaçi
Edison Gjonaj
Ditjer Draga

QARKU GJIROKASTËR

Ylli Ziçishti
Marsela Çilotaj
Kiço Shukallari
Esmeralda Taçi
Ledjan Çilotaj

3 komente në “Gjinushi tenton të bëjë surprizën më 18 qershor, me tre deputetë të PS në krye të listave. Emrat befasues”

  1. ShkoDrani says:

    Seit, Agroni, dhe Toma trima te paster qelibar!!!!

  2. Ivan i madh says:

    Shume mire ka bere e mundesisht te kishte gjetur akoma me shume per ti dhene nje shuplake te mire ketij renegatit te PD, Rames qe kapur kupolen e PS dhe vendos gjithe kelyshet e sjelle pas ose qullashe qe i ka gjetur aty. Per interesat e tij kareriste dhe pushtet ai ben pazare dhe me diallin si me banden lsi dhe banditin Meta si dhe tallet duke i afruar kopilit te Berishes, Lulushit cfardo ministeri vetem frone e tij JO. Sikur qeverine ja ka lene me testament i jati e jo vota e elektoratit socialist e dashamires e PS dhe qytetareve qe besonin tek nje qeverisje e ndergjegjeshme. Po me sa duket ky popull ka per te vajtur me keta karieriste te semure te tipit Rama, Berisha, Meta dhe se fundi te karieristi barbi me ze te ngjitur Lulush. Se me sa duket ky kameleon qe ka kapur kupolen e PS shfrytezon votat e ketyre partive realitivisht te majta si PSD e disa te tjera me vone sdo tja dije per to dhe i perdor kur mund si gure shahu. Bravo PSD te kishte vendosur me shume se do te konkuronte denjesisht ne elektoratin e majte.

  3. Babaçja says:

    Politika është prostitutë, por ky është krye prostitutë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje