Konventa/ Petrit Vasili zgjidhet kryetar i LSI, Monika Kryemadhi zëvendëskryetare

3 Maj 2017, 19:16Politika TEMA

Në Konventën e mbajtur ditën e sotme të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u zgjodh në mënyrë unanime në postin e kryetarit të kësaj partie. Monika Kryemadhi është zgjedhur nënkryetare e parë e LSI-së.

Ndërkohë, në daljen e fundit si kryetar i LSI, nga konventa e forcës politike që drejtoi për gati 13 vjet, Ilir Meta u kujdes të bënte një përmbledhje të këtij rrugëtimi, duke i cilësuar sfidat përgjatë viteve edhe si presione të politikës së kohës për ta shpërbërë LSI-së, siç bënë PD e PS në 2008.

“S’u dorëzuam, treguam rritje aq sa në një natë të errët në prill 2008 u ndryshua kushtetuta vetëm për të eliminuar LSI. Një akt i paprecedentë dhe sot ende Shqipëria vuan pasojat e atyre ndryshimeve dhe të atij kodi të mallkuar ku qëndron një pjesë e mirë e burimit të konfliktit dhe frikës së politikës së papërgjegjshme”, tha Meta.

Ilir Meta kishte edhe disa porosi të fundit për pasuesin e tij, por edhe votuesit besnikë të LSI, duke kujtuar shprehjen e shumë përdorur të viteve të fundit.

“Qetësi e dashuri nuk më doli nga goja por nga shpirti. Do t’ju lutesha edhe juve që çdo vendimmarrje të rëndës ta bëni me qetësi sepse për fat të keq deri tani të tjerët japin shembullin që i bëjnë me kokëfortësi dhe gjaknxehtësi. LSI duhet të jetë forca që mban fjalën edhe në të ardhmen”, tha Meta.

6 komente në “Konventa/ Petrit Vasili zgjidhet kryetar i LSI, Monika Kryemadhi zëvendëskryetare”

  1. boom says:

    LSI dhe PD nuk kane asnje ndryshim. Quhen parti por jane klane familjare. Berisha ka Bashen kukull ne krye te partise e Meta ka Vasilin. Nepotizem ne sherbim te krimit.

  2. Ballabani brenda cadres says:

    Mire Likja,se na u be president mbi palet,po Mona e Likes,perse qendron nenkryetare e LSI-se?
    Likja do te jete mbi palet dhe do te shprehe unitetin e popullit.Po ne popull hyn dhe Mona,a do te shprehe Likja unitet dhe me te?Besoj se do te shprehe edhe ndaj saj.Po ajo eshte nenkryetare e nje force politike,a nuk do te influencoje mbi pozicion e presidentit te ardheshem,i cili duhet te jete mbi palet?
    Ka nje nonsens ne kete rast.Mendoj se dhe zonja e pare,duhet te jete e depolitizuar.Kete e ka te qarte dhe Likja,por kerkon ta mbaje mberthyer LSI-ne,te mos e leshoje nga dora,ta kete dhe ate nje leve kercenuese ndaj cdo force qeverisese…
    Jepi Like,mbroje bythen,por e fillon gabim ate poltron ku do te ulesh me 24 Korrik…

  3. kasem gahinji says:

    si do te monitorohet cifliku ndryshe?po qe se be me koken e vet ,i thote:petrit jei pushuar.

  4. Ballabani brenda cadres says:

    Publikoni komentin tim ju lutem!

  5. Koci says:

    Nje dore ne revani nje dore ne bakllava, se ka keq cifti kembelesh.

  6. Nuk e di says:

    Njerez me dinjitet, bojkotoini keta kellira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje