Ilir Meta nuk ka lënë pa falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për krijimin e LSI, por edhe të tjerët. Ilir Meta falënderoi popullin e Skraparit për të cilin tha se nuk do ishte ai që është pa besnikërinë e tyre.
Gjithashtu ai falënderoi edhe bashkëshorten Monika Kryemadhin për të cilën tha se ka mbetur e njëjta.
“Dua të shpreh disa falënderime. I pari i shkon nismëtarëve të themelimit të LSI që hapën një faqe të re në demokracinë shqiptare.
Kam mirënjohje të veçanta edhe për Afërdiata Tutlanin dhe Margarita e Kristaq Tutulani dhe gjithë veteranët që mbështetën LSI dhe patën besim. Mirënjohje për Pëllumb Xhufin dhe Sabit Brokaj dhe të gjithë ata që nuk u pajtuan me bindjet LSI, por ata do kenë një vend të nderuar tek LSI.
Mirënjohje për ata që në 6 shtator 2004 ishin 5 vjeç dhe sot janë kandidatë për deputetë. LSI nuk është një njeri, por një institucion për demokracinë. Kam dy falënderime të veçanta pa të cilat nuk do isha ky që jam sot. Falënderimi i parë për popullin e Skraparit.
Pa besnikërinë e jashtëzakonshme të atyre njerëzve unë sot do isha një kujtim në politikën shqiptare. Besnikëria e tyre më ka kalitur mua ndaj miqve dhe mbi të gjitha ndaj Shqipërisë. Një falënderim i veçantë i takon Monës, edhe pse vajza jonë sot është më e madhe se kur takova unë Monën.
Por Mona ka ngelur ajo që unë kam takuar atë ditë. E falënderoj se unë këtu nuk shoh një Monë, por shumë Mona. E falënderoj për kujdesin dhe mbështetjen që ajo u ka dhënë vajzave dhe grave në politikë. Më duhet tju them se duhet të falënderoj edhe bashkëkryetarin e LSI në 15 vjet, Petrit Vasilin.
Titi sic e thërrasim ne është një njeri i jashtëzakonshëm, i cili për mua ka qenë bashkëkryetar, pasi në 15 vite jeta e Titit ka qenë vetëm LSI.
Jam i bindur që ai do jetë një kryetar që do i mbajë të bashkuar. Tek ai më bënte përshtypje se atëherë të kritikoje PD apo doktorin e sotëm që unë vazhdoj ta kem pikë të dobët.
Mua më bënte përshtypje sesi një intelektual i shkolluar nuk rendte drejt PD por ishte kritik dhe mosbesues. E dua Petritin se ai nuk rend pas pushtetit, pasi lufton për bindjen e tij. Me Vasilin LSI do ketë atë rezultat që secili e ëndërron.”- tha Meta.
Hajdut, ty nuk te zgjodhi populli!
Ksaj i thuhet Likja ne Presidenc,Mona ne Leshelija
Munaqja ka mbet ajo qo ka njoft ather Likja edhe pse vajza kenka rrit.
Lum ju qi keni pare dhe dini ta zvogloni,se mue te shkretes mbasi polla dy fmit Zakja vdes me me morr nga mrapa ?
O Like,
O Like FLORIRI
Je presidenti me i mire midis gjithe hajduteve te mundshem per tu bere predident.
Je Hajdut qe njeh politiken mire.
Do te kish qene me keq sikur te nxirrnim nje hajdut nga burgu per t’a bere President.
Mos ua vir veshin komentuesme se nuk dine se cflasin …ti vlen sa floriri i krrabes plus interesat….
dhe kur suniti ve doren ne zemer e betohet[per allahun] per ”bese” e ”burreri” i duhet besuar……….!!!!!!
Zoti Meta, eshte e vertete qe Monika eshte Mona.