Rama komenton shkrimin e gazetës serbe: PD boton në gazetën e Fariut të Serbisë, s'është punë për mua

4 Maj 2017, 13:03Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shkrimin e gazetës  serbe, “Kurir”  e cila ka hapur sot faqen e saj të parë me një titull kundër tij.

Ai ka ironizuar këtë shkrim duke e konsideruar si të inicjuar nga PD.

“PD mund të botojë edhe në gazetën e Fariut të Serbisë që unë kam lidhje me narkotrafikun, por kjo nuk është punë për mua, është punë për të,”  u shpreh Rama.

Në shkrim Kurir i referohet akuzave që ka bërë prej kohësh kreu i demokratëve, Lulzim Basha nga çadra e protestës.

Këto komente Rama i bëri gjatë konferencës për shtyp me gazetarët.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje