Shefi i qeverisë Edi Rama, ka përjashtuar një mundësi të re të minutave të fundit për t’ia ofruar liderit të opozitës.
Rama siguron se nuk ka zgjidhje tjetër veç asaj që i është propozuar Bashës dje në tavolinën e negociatave të ndërmjetësuar nga Presidenti.
“Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, propozimi është në tavolinë që përmbush nevojën e PD për të patur jo një sy por dy sy brenda procesit për të kontrolluar gjithë procesin elektoral”, tha Rama.
Ai nuk pranoi se është tërhequr nga propozimi i McAllister, ku theksoi se është i gatshëm për të diskutuar mbi gjithçka.
“Thashë jam dakort ta diskutojmë me kusht votimin e vetingut por jo se rashë dakort. Në fund fare kam bërë këtë propozim. Ajo qe para një jave”, nënvizoi Rama.
???
Jooo, zoti Rama, je treguar dobic i zgjuar, nuk bene keshtu!!! Vetem zoti Berisha ka te drejte tua hedh te tjereve.
Rama, good boy oof Albania!