Tubimi në Kavajë, policia merr masa. Nën vëzhgim personat me precedentë dhe militantët

4 Maj 2017, 16:50Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për menaxhimin e situatës në zgjedhjet e Kavajës në 7 maj.

Mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit iu ka dërguar një urdhër gjithë drejtorive vendore në qarqe qe të mbajnë nën vëzhgim personat me precedentë penalë ose grupe militantësh politikë për të parë sa dhe si do të jetë organizimi i tyre drejt Kavajës.

Në Kavajë prit të opozita të mbajë një tubim ditën e zgjedhjeve për kryetar bashkie dhe për këtë shkak policia ka dërguar edhe disa efektivë atje 3 ditë para datës së votimit.

Mësohet se në Kavajë pritet të angazhohen dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërkohë që e gjithë procedura do të zbatohet në përputhje me Kodin Zgjedhor, i cili shprehet se policia ditën e votimit duhet të qëndrojë në komisariate dhe se leja për ndërhyrjen e saj duhet të firmoset të paktën nga 3 komisionerë të KZAZ-së.

2 komente në “Tubimi në Kavajë, policia merr masa. Nën vëzhgim personat me precedentë dhe militantët”

  1. spatrtaku says:

    Policia te beje punen e saj.Te jete e vemendsheme dhe e rrept ne detyre.Kemi te bejme me ujqer te terbuar dhe jo me njerez normal.I çmenduri Sali dhe i shkalluari Basha,nuk jane njerez normal.Atyre po u dridhet toka nene kembe,dhe per te ruajtur bythen e tyre,paguajne disa mercenar te etur per lek dhe gjak do bejne reprazalje ne Kavaje,e me vone ne te gjithe shqiperine.Por ata maskarnje nuk e dine se populli nuk ha bar,por eshte vigjilent dhe do ti hedhin ne koshin e plehrave.

  2. KAVAJOTI says:

    ASNJE GJE SKA PER TE NDODHUR NE KAVAJE! KRIZE POLITIKE PANIK ELEKTORAL!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje