Barack Obama mbështet Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale franceze

5 Maj 2017, 06:55Sociale TEMA

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka bërë një ndërhyrje të minutës së fundit në zgjedhjet presidenciale franceze, për të shprehur mbështetjen e tij ndaj Emmanuel Macron, duke shtuar se “suksesi i Francës është i rëndësishëm për të gjithë botën.”

Macron, një centrist përballet në zgjedhje me kandidaten e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen të Frontit Nacional, në raundin e dytë të votimeve që do të zhvillohet të dielën. Sipas sondazheve, Macron gjendet 20 pikë përpara saj.

Obama tha se ai mbështeste Macron, pasi ai “iu bën thirje shpresave të njerëzve, e jo frikërave të tyre.”

Përpara largimit nga Shtëpia e Bardhë, Barack Obama tha se do të ndërhynte në jetën publike kur “vlerat tona themelore të jenë në rrezik.”

1 komente në “Barack Obama mbështet Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale franceze”

  1. babo says:

    Deshtaku mbeshtet deshtakun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje