Koordinatorja e PD-së uron kandidatin e LSI-së për zgjedhjet në Korçë, i vërsulet militantja: Për çfarë e uron, që do ketë zgjedhje pa opozitën?!

6 Maj 2017, 20:10Politika TEMA

Koordinatorja kombëtare për Ekonominë e PD, ka uruar personalisht dhe me shumë përzemërsi, por edhe me pak mërzitje që nuk është i pari në listën e Korçës, kandidatin për deputet të LSI, kryetarin e saj për Korçën.

Stef të uroj ty personalisht suksese! Do kasha dëshira të të shihja ty në krye të listës, si përfaqësues i Korçës. Gjithsesi, ti kudo që të jesh, më të mirën do bësh gjithmonë”, i shkruan Sorina Koti kandidatit të LSI-së.

Por ky urim ka sjellë reagimin e ashpër të militantëve të PD-së.

Për cilat zgjedhje e uron koordinatorja kryetarin e LSI, për ato të 18 qershorit 2017?

Një proces zgjedhor farsë, ballë së cilit, PD dhe aleatët e opozitës, më të bashkuar se kurrë, po bëjnë qëndresën më sublime, të një populli që kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për cilat zgjedhje e uron koordinatorja, për zgjedhjet që pa opozitën nuk do të organizohen KURRË?!!!”, i shkruan një militante e PD-së, Kotit.

4 komente në “Koordinatorja e PD-së uron kandidatin e LSI-së për zgjedhjet në Korçë, i vërsulet militantja: Për çfarë e uron, që do ketë zgjedhje pa opozitën?!”

  1. L leshi says:

    Militantet kriminele te PD nuk mund te flasin per zgjedhje te lira sepse shquhen per manipulime dhe vjedhje te tyre qe nga 1996 e me pas, partia e pederasteve jeton me teorine shihni si bejme ne por mos beni si bejme ne…

  2. V.N says:

    Jan kundershtare politike e jo ne jeten reale… Te qenit me Pd , Ps , Lsi , Paa , Libra etj nuk do te thote qe mos kemi miq e shok dhe te mos i urojme per arritjet e tyre …

    Pos sduhet harruar qe M.Stefanllari ka qene vete para nja pak vitesh me LSI-ne dhe ju fliste te Pd-se .

    Por ne rastin ketu vlejne 2 shprehje popullore :

    1- Kur dhelpra si arriti rrushte filloi e tha qe nuk ishin per te e ishin te pa pjekur .
    2- Kur si bie dot gomarit do i bihesh samarit …

  3. Tomi says:

    Ne PD disa hyjne me Kadillak.

  4. Tomi says:

    Ne PD Sorina Koti ka hyre me KADILLAK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje