Zbardhet skema e ngjarjes, flet policia: Ja si tentuan të ekzekutojnë kampionin e Shqipërisë në boks, autorët me skafandra dhe rroba të zeza

6 Maj 2017, 16:37Kronika TEMA

Policia e Shkodrës zbardh skemën e atentatit që iu bë pak orë më parë boksierit të njohur të Vllaznisë, Nelson Hysa.

Në momentin që ai do futej për tu qethur në një berberanë në lagjen “Qemal Stafa” në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, dyshohet se dy persona me motor me skafandra në kokë dhe me rroba të zeza i janë afruar, ndërsa njëri prej tyre e ka qëlluar njëherë me armë zjarri pistoletë në pjesën fundore të barkut dhe janë larguar menjeherë.

Menjëherë pas plagosjes, rreth orës 14.30 boksieri 32-vjeçar u transportua në spitalin Rajonal Shkodër.

Shtetasi N.H për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e qitur nga armë zjarri Pistoletë. Janë ngritur pika kontrolli si dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

1 komente në “Zbardhet skema e ngjarjes, flet policia: Ja si tentuan të ekzekutojnë kampionin e Shqipërisë në boks, autorët me skafandra dhe rroba të zeza”

  1. ts says:

    O vrases te pabes ndofta per nje llaf goje ,ndofta per ndonje mashtrim a pabesi ,ndofta per ndonje karshillek apo gjak marje apo ku ta di un ,nuk hezitoni te vrisni edhe per hic gje e nuk del nje patriot te qeroj tradhtaret qe po kerkojn te zhysin Shqiperin ne kaos ,qe ju kan rjepur te gjall, qe duan tju nbajn nen sundimin e hajnis e korupsionit ,qe ju shkerdhyen gjyqtaret breza te ter ! Ju pelqen percarja ,dallkauklliku ,banditizmi, pabesia,sherri e keshtu doni te jetoni, mundesisht pa ligje e tju komandoj nje vrases si Sali Berisha e ky pushti qe qesh, e qe humbjes i beni lavdi me thirrjet FITORJE,nje tuf rrugacesh ordiner mercenar te shitur tradhtis ! JU ben thirrje tradhtia e mblidheni menjeher pa medyshje pa menduar ,te gatshem ti vini zjarrin Shqiperis vetem, te kenaqni instiktin vrases !Kriminela pa fund ,vrasje ne mes te dites kudo o pjell e peshtir malesh egersirash ! U shofshi ne Purgatorin e Dantes rrac kriminelesh te pabes ……….Demokracia esht nje lluks qe nuk e meritoni e nuk ju shkon ! Vetem baltovina e dhunes dhe e diktatures ju a shtron kurizin…
    ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje