Ndërkombëtarët përgatiten zyrtarisht për 18 qershorin, zbulohet shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE­-ODHIR. Peter Tejler, nesër konferencë shtypi...

8 Maj 2017, 11:19Politika TEMA

OSBE-­ODHIR ka bërë publik emrin e shefit të misionit që do të monitorojë zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri.

Peter Tejler do të udhëheqë delagacionin e vëzhguesve të zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë.

Në nisje të misionit të OSBE-­ODHIR për monitorimin e zgjedhjeve të 18 qershorit , ky organizëm do të mbajë një konferencë për mediat këtë të martë në orën 11:00.

Ambasadori Peter Tejler, kreu i delegacionit të OSBE do të prezantojë funksionin e misionit dhe aktivitetin e tij.

Gjatë ditës së zgjedhjeve, delegacionit të OSBE­-ODIHR do t’i bashkohet edhe një delegacion nga Asambleja Parlamentare e OSBE.

Delegacioni i monitorimit të OSBE­-ODHIR dhe prezenca e OSBE në Shqipëri operojnë në mënyrë të pavarur gjatë mandateve të tyre. Konferenca zhvillohet në orën 11 këtë të martë”, thuhet në njoftimin për mediat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje