Aleati më i zgjuar i Bashës i përgjigjet Hahn: Nuk i kupton dot ti hiletë e Ramës dhe Metës

11 Maj 2017, 19:30Politika TEMA

Lulzim Basha nuk i është përgjigjur direkt komisionerit Johannes Hahn, për letrën e tij të paprecedentë.

Ai e ka bërë kë gjë me anë të disa deputetëve dhe aleatëve të tij.

Nard Ndoka thotë se Hahn, nuk i kupton dot hiletë e Ramës dhe Metës.

Kumti i Hahn per Ramen e Meten!

Kriza politike në vend është tipike “alla shqiptare”, që nuk mund të kuptohet as perceptohet nga Hahn, as nga disa politikane të “europianizuar” shqiptare.

Kriza nuk lindi nga opozita, kriza nuk lindi në një ditë, kriza nuk mund të jete jetime, por tashmë po rritet nga arroganca e qeverise, nga mungesa e dialogut e konsensusit politik.

Kriza ka dy pale, poziten dhe opozitën, pozita e ka zgjedhur rrugën e saj: zgjedhje midis dy partive te majta (PS-LSI), konkurim primitiv kush parti do dale force e pare, e vetmja alternative që degjohet sot!

Opozita nuk është vetem PD, por disa parti qe perbejne sot mozaikun e pluralizmit tek e djathta, qendra dhe me shumë.

Pse nuk jemi sot NE, me qeverine (PR, PDK, LZHK, PAA, PBDNJ, AK, PLL e PBK)?!

Qeveria na ka ofruar shumë “privilegje” në qeverisje e në “natyre”, disa nderkombetare na ofruan më shumë mandate në Kuvend pa PD-në!

Ofertat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë maksimaliste, madje edhe një deklarate kundër PD, Bashës e Berishës e ka një çmim, madje jo të vogël!

Ne kemi zgjedhur standardet, kauzën e votës së lirë, NE nuk kemi zgjedhur PD-në, se shpesh jemi rreshtuar edhe kundër saj pikerisht për standardet e votën, por sot jemi me Bashen dhe do vazhdojme ta mbeshtesim me një kosto pragmatiste elektorale per NE më të vegjlit, por duke fituar politikisht dhe moralisht perballe të pamoralshmeve Edi Rama e Ilir Meta!

I dashur Hahn të mirëkuptojmë, duke qenë të vetëdijshëm që ti nuk mundesh të kuptosh realitetin shqiptar, as intrigat e Rames, as të Metes, as të europarlamentarëve shqiptare!

NE i kemi dalë për Zot kauzës, që krizën politike ta kthejmë në liri për të gjithë.

Durim edhe pak ditë Zoti Hahn, do të shohësh, se kriza do të zgjidhet me përgjegjësi kombetare dhe me axhende, qe Ju do ta përgëzoni vetëm per pak javë!

Lirinë e kemi fituar dhe duhet ta mbrojmë vetë, kjo është sfida midis partive të zhytura në korrupsion dhe afera e nen efektin e dehjes nga kanabisi nga njera anë dhe ‘Republikës së Re’ që po tenton lirinë dhe respektin për të ardhmen tonë kombëtare Euroatllantike!

Më mirë 4-5 muaj në krizë, se sa 8 vite nën një pushtet “alla Erdogan apo Putin”!

Me shumë respekt per Ju, i dashur Hahn, i sigurtë që kumti Juaj do të na ndihmojë për të shtuar dozën e qetesisë ndaj kundërshtarëve tanë politik, te cilët janë kthyer në një pengesë serioze per lirinë e të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Ndoka.

15 komente në “Aleati më i zgjuar i Bashës i përgjigjet Hahn: Nuk i kupton dot ti hiletë e Ramës dhe Metës”

  1. Ben says:

    Hahahaha,lene fare.Eshte me i mençmi i budallejve.

    1. Kujtimi says:

      U be edhe ky sahanlepiresi te jap mend
      Ky I teri eshte si panxhar ikuq
      Hunden si pile Qeni
      ZORANIK

  2. birbo says:

    ta kete shkruar ky valle ??? se ky dy klase shkolle ka ….

  3. Fredi FR says:

    Pas ketij komenti,BE njoftoi mbledhje te jashtezakonshme ahahhahahahhahahah ik mor IDIOT ? ? ?

  4. Maloku says:

    Mos, e ka shkruajtur Ndoka kete, si ka mundesi..Aha ,talleni ,e pra se u habita,thashe me men, kur u bo ky dallkauk kaq trim e” intelektual”,jo per ndonje gjo por e njohim si nji person komplet koqe.

  5. LUAN says:

    PDja ESHTE KATANDISUR ME KEQ SE LEVIZJA E HAXHI QAMILIT. CILESITE E DREJTUESVE NE TE VERTET PASQYROJNE DHE
    CILESINE E NJEREZVE QE I NDJEKIN NGA PAS . IDIOT NDOKA , ME IDIOT ATA QE I SHKOJNE PAS.

  6. Naten eshte erresire... Nardi says:

    Po ku di te shkruaje ky mydeberi gjithe te keto fjale…. Po ik o derezi ha perhsesh me dhalle.
    Tragjikomedi ne çadren e krimit..

  7. EC ATY says:

    ME FALMI POR DUHET TE THEM ME DHIMBJE SE :IDIOTET JEMI NE,SEPSE KY KA KAQ VJET DEPUTET!!!!!!!!!!!

  8. Ballabani brenda cadres says:

    A ka kaq tru ky gomari,Nard Ndoka?Kurre,nuk e besoj se ka!Kush ndodhet ne Tirane,eshte i lutur t’i diktoje po kete leter Nardit dhe jam 100 perqind i bindur se,do beje 100 gabime drejtshkrimore dhe jo me te rendise keto mendime pa gabime…
    Ai qe ka bere kete tekst,ka mbaruar shkollen e Enverit,i cili ju fliste Botes per “fitoret” e medha te socializmit ne Shqiperi,por qe fuqite perendimore nuk donin t’i shihnin.Ky Nardi me kete “shkrim”,po na behet fanar ndricuae i Europes,se i botes eshte Sali- Lulushi…
    Lufte kunder botes beri Enveri dhe e pame se ku katandisem.Lufte ndaj Botes,po ben Sali-Lulushi dhe merreni me mend ku do katandisemi nese degjojme perseri keta te cadres…

  9. Ceni nga Bostoni says:

    po bamir topi, po bojaxhiu e te tjere cjane o nard kokeqypi, te majte apo te djathte?Pra pse vetem juve jeni opozite?Kush ja u dhe kete titull?

  10. Sulua says:

    HEJ , ÇUNA!
    NARDI, NARDI! GAGAÇIT I KA ARDHUR GOJA!!??

  11. bato says:

    Mos. Edhe kete e ka bere Rama. Paska dash me te shperbly ne “natyre”. Po paska qene palaco burre. Tani Nardi duhet te na shpejgoje si ndertohet Republika e re me njerez te vjeter…

  12. pp says:

    Ky eshte Nard Ndoka zbulues.

  13. Koci says:

    “Duke folur nxjer c’ke ne koke(lirohesh).”
    Nard Ndoka, mekanik.

  14. arjani grue says:

    ec,ec,ec,ec,ec, se ka arme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje