Vizita e një grupi kongresmenësh amerikanë në Tiranë, u shoqërua me shumë spekulime.
Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një njoftim sot për vizitën e tyre, ku theksohet se kongresmenët kanë theksuar rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi dhe rëndësinë që partitë të marrin pjesë në proceset demokratike.
“Një delegacion me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kreu një vizitë në Shqipëri të mërkurën, gjatë së cilës nënvizuan partneritetin strategjik midis SHBA dhe Shqipërisë, rëndësinë e reformës në drejtësi për vendin, dhe çështje rajonale.
Përfaqësuesit Steve King, Matt Gaetz, Dave Trott, David Cicilline, dhe Peter DeFazio iu bashkuan Z. Goodlatte, i cili shërben si Kryetar i Komitetit të Drejtësisë të Kongresit, gjatë takimeve me Presidentin Bujar Nishani, presidentin e zgjedhur Ilir Meta, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Anëtarët e delegacionit i nxitën të gjitha palët për t’u bashkuar dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, si dhe për të vazhduar punën e vështirë të demokracisë.
Ata nënvizuan rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, forcimit të zbatimit të ligjit, si dhe theksuan rëndësinë që partitë të marrin pjesë në procesin demokratik”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.
Ne mediat pranë PD-së pati spekulime se ata erdhën në Tiranë për të hetuar ambasadorin Donald Lu!
Eh mor Ilir trapi si te qesh surrati,krekosesh si gjeli ne maje te plehut me 6 gra perreth ,hallall o koqe politikan , e mjere ti o popull per presidenti qe do te drejtoje .
po me udheheqesin global pse nuk u takuan????????????????????
BERISHA, JASHTË PDsë!!
E kreve misionin, por në fund e DHJEVE!!
???????????????
SHBA faleminderit, por lerene PD-ne te shkoje. Eshte nje parti e prapambetur, e mbushur me njerez egoiste e te marre, pervecse jane pasuruar ne kurriz te fondeve publike.
hahahaha
Po Rames nuk ja mbati menderja ti takonte?
E paska prere bileten Rama sic e preu dikur Berisha qe nuk priti sekretarin e shtetit
Fatmiresishte Ambasadori Donen Lu din Shqip dhe nuk munde kurre ta mashtrojen ase at dhe ase opinionin.!
Keshtu ben keta edhe me delgacionin Evropian.
Nga takimi qe paten me ta Basha deklaroi. “Kure i takova per here te dyte i binda at per arsyet e forta tonat ndaj dhe at ishin dakore me ne”
Kjo deklarate e Berhse u pergenjeshtruar si nga Ministri i Jashtemn i Gjermanise ashtu edhe nga BE-ja.
Te njejten gje po bejne edhe me delegacionin Amerikan.
Pra LU-Din shqip. Mos mundoheni kote te madhtroni.!
E po sa pronvicjal keta te PD nuk u bene njehere profesjoniste ne politike,dhe deklaratat i bejne sikur pine kafe ne lokal.
Kongresmenët Amerikan te viheshin ne dijeni te 252 km² det që aneksoj Greqia ne dijeni te Alfred Moisiut dhe nga miopia e PD-se.