Federica Mogherini deklaratë të fortë: Ballkani të hyjë në BE. Jemi më të fortë pas Brexit

11 Maj 2017, 17:25Politika TEMA

“Unë jam e sigurtë se e ardhmja e bllokut nuk do te jetë 27-ta, sepse do të kemi vende të reja anëtare. Mendoj për shtetet e Ballkanit, me të cilat jemi duke negociuar hyrjen në Bashkimin Evropian.

Shumë i referohen këtij procesi si zgjerim, unë vetë preferoj të flas për ribashkim të Europës” -Kështu e nis intervistën e saj për  “La Stampa” shefja e diplomacisë europiane  Federica Mogherini.

Bashkimi Evropian jo vetëm nuk do të zmbrapset, por përkundrazi, do të marrë hov të ri duke e hedhur vështrimin në mënyrë të veçantë tek aderimi i vendeve ballkanike.

Deklarata e fortë e a Mogherinit erdhi pas ndërhyrjes së saj të martën në OKB.

Ajo tha se pas referendumit mbi shkëputjen e Britanisë nga blloku europian, shumë kishin parashikuar që ajo votë do të shënonte fillimin e fundit.

Por të gjitha zgjedhjet e fundit, jo vetëm ato të Francës, theksoi Mogherini, kanë demostruar të kundërtën.

“Sigurisht ka probleme me të cilat duhet të përballemi, sepse shqetësimi i qytetarëve është real, por europianët kane nisur të kuptojnë se çfarë është realisht në lojë dhe francezët e thanë fort dhe qartë se mbështesin projektin europian, se duan ta rilancojnë, sepse e konsiderojnë pjesë tëzgjidhjes”, thotë Mogherini.

Pyetja e radhes u referohet vendeve të rajonit, të cilat shfaqen më problematike për nga situata e raporteve mes tyre apo stabilitetit. Anetaresimi i Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës mund t’i ndihmonte të kapërcenin problemet e fqinjësisë.

Mogherini sqaron se është edhe falë raportit me secilin prej këtyre shteteve me BE-në, që është arritur në masë të madhe të kurohen plagët e luftrave të përpara dy dekadave.

Rruga është ende e gjatë, e lodhshme dhe jo gjithmonë e sheshtë, thotë ajo, por jam e bindur se do të vazhdojë edhe falë faktit që secili prej tyre, ka një perspektivë të përbashkët në bllokun europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje