VIDEO/ Prezantuesja s’mban dot lotët, ndërsa e njoftojnë live se programi i saj është anuluar

11 Maj 2017, 08:07Sociale TEMA

Prezantueses izraelite, Guela Even iu desh të mbante lotët, ndërsa njoftohej në transmetim direkt se programi i saj ishte anuluar dhe se kanali televiziv do të mbyllej.

Gjithçka vjen pas një vendimi të kryeministrit Benjamin Netanyahu, për ndërprerjen e transemtimeve të televizionit shtetëror “Channel 1 News.”

Netanyahu e ka justifikuar vendimin e tij si pjesë të reformave për të krijuar një institucion të ri mediatik, por gazetarët dhe komentuesit e kanë cilësuar si një gjest politik për të marrë kontrollin e medias.

Kanali televiziv do të mbyllet pas 49 vitesh në transmetim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje