Angela Merkel duket se do të marrë një vendim drastik ndaj Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.
Kjo gjë paralajmërohet nga ish-ministri britanik për Ballkanin gjatë viteve 2001-2005, Denis MacShane.
Ai ka publikuar një opinion në portalin EurActiv të Brukselit me titull “Si të mos humbasësh zgjedhjet? Refuzo të marrësh pjesë”.
MacShane thotë se Merkel do e përjashtojë PD-në nga Partitë Popullore Europiane, një gjë që në fakt përflitet prej kohësh.
“Askush nuk e di se nga vijnë paratë për këtë fushatë kaq të shtrenjtë protestash dhe bllokimesh të qendrave të qytetit,” shkruan MacShane, duke iu referuar protestës së opozitës shqiptare.
“Askush nuk di si të trajtojë këtë refuzim të Bashës për pjesëmarrje në zgjedhje.
Këtë javë, shtatë anëtarë të Kongresit amerikan ishin në Shqipëri, dhe kruanin kokën për të kuptuar këtë situatë të re të mospjesëmarrjes në zgjedhje.
Partia Popullore Evropiane e Angela Merkel mund të bëhet e ashpër dhe do e përjashtojë Bashën.
Por njësoj si me njeriun e PPE në Hungari, Viktor Orban, Berlini nuk di si të trajtojë një prej partive simotra që thyen rregullat e demokracisë europiane.
Ky zhvillim i pazakontë në zgjedhjet europiane po merr pak vëmendje nga Europa.
Por si në Serbi, Maqedoni, Kosovë, Bosnje dhe Mal të Zi, politika e Ballkanit Perëndimor me përbërjen e saj shpërthyese plot populizëm, përfshirje të Rusisë dhe refuzim për njohje dhe bashkëpunim të përbashkët, mbetet sërish një fuçi baruti që mund të shpërthejë në flakë”, shkruan ai.
Shkrimi i plotë:
Shqipëri: Si të mos i humbësh zgjedhjet? Refuzo të marrësh pjesë…
Nga Denis MacShane*
Të gjithë sytë janë drejtuar te zgjedhjet e Britanisë, Francës dhe së shpejti në Gjermanisë por me siguri që zgjedhjet më të çuditshme në Europë që nga rënia e komunizmit pritet të mbahen dhjetë ditë pas zgjedhjeve në Britani, muajin e ardhshëm, shkruan Denis MacShane.
Denis MacShane ishte ministër i MB për Ballkanin në vitet 2001-2005. Ai bën vizita dhe shkruan për rajonin.
Në Shqipëri, ku politika ka qënë e ashpër që pas përfundimit të periudhës komuniste, por të paktën parti të ndryshme kanë qënë në pushtet dhe zgjedhjet janë respektuar, partia kryesore e opozitës ka gjetur një mënyrë të re për të sfiduar partinë socialiste, në pushtet që në 2013.
Me një taktikë që mund t’i duket tërheqëse Jeremy Corbyn-it ose Marine Le Pen-it fundjavën e kaluar Partia Demokratike e opozitës ka deklaruar se do të bojkotojë zgjedhjet e datës 18 Qershor.
Kryeministri aktual Edi Rama i përket qëndrës së majtë të moderuar Europiane më shumë në stilin e Tony Blair ose Emmanuel Macron. Ai ka mbështetur me besnikëri politikat e SHBA-së dhe BE-së duke dërguar trupa për të luftuar ISIS në Irak dhe duke vendosur në legjislacion një kod të ashpër të reformës në drejtësi, duke kaluar në veting gjyqtarë të stilit të vjetër të cilët duket sikur s’donin të merrnin masa kundër miqve biznesmenë të politikanëve vendore apo lokalë që prisnin duarkryq për tendera e leje ndërtimi.
Uashingtoni, Brukseli dhe Berlini të gjithë kanë kërkuar reformën gjyqësore në Shqipëri për të çrrënjosur korrupsionin dhe klientelizmin si një hap thelbësor nëse ky vend me 3 miliion banorë fillon të konsiderohet si një shtet anëtar i mundshëm i BE-së.
Por Partia Demokratike ka shndërruar kundërshtimin e tij ndaj vetingut të gjyqtarëve në planin e parë të programit të saj për të rifituar fuqi.
Federica Mogherini ishte së fundmi në Tiranë dhe u tha deputetëve shqiptarë: “Ata që nuk votojnë vetingun, nuk e duan integrimin e Shqipërisë në BE”.
Një ditë pas vizitës së Mogherinit, lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha e shpërfilli atë teksa nxiste ndjenja anti-BE gjatë një prej tubimeve të protestës së opozitës duke deklaruar: “Ka pasur shumë zyrtarë të BE-së që erdhën këtu e thanë që nuk do të ketë integrim europian pa zgjedhje të lira e të ndershme, pa luftuar korrupsionin, drogën etj.
Tani ata thonë se tërë cështja është tek vetingu dhe sapo të zbatohet vetingu do të nisin bisedimet me BE-në. Ne kemi një fjalë për ta përkufizuar këtë, në shqip i quajmë ‘broçkulla’ e në anglisht quhen ‘bullshit’.”
Turma pastaj nisi të thërriste “Broçkulla! Broçkulla! Broçkulla”. Edhe pse ka studiuar në Europën veriore dhe ka punuar për Kombet e Bashkuara, Basha i është rikthyer demonstratave të masave në rrugë dhe në një çadër qyteti përballë ndërtesës së kryeministrisë si mënyra e tij e preferuar për të bërë fushatë. Askush nuk e di së nga vinë paratë për një fushatë kaq të shtrenjtë proteste dhe zaptimesh të rrugës së qendrës së qytetit.
Basha i quan mbështetësit e tij “luftëtarë të lirisë” dhe me shumë armë në duar qytetaresh pasi u hapën e plaçkitën depot e policisë dhe ushtrisë kur Shqipëria ra në kaos gjatë skandalit gjigand të skemave piramidale në fund të viteve 1990, ka një shqetësim mëse të arsyeshëm që dhuna mund të shpërthejë sërish në Ballkanin Perëndimor. Në vend që tu flasë votuesve Basha po mobilizon një proteste gjigande në fundjavë për të rritur tensionet e për të krijuar një krizë ku proceset demokratike pezullohen.
Kryeministri Rama i ka ofruar Bashës poste ministeriale në një koalicion gjigand dhe ka çaktivizuar aq pika të nxehta sa kishte mundësi por ai nuk mund të tërhiqet nga premtimi që i ka bërë SHBA-së dhe Europës për të vazhduar me reformën në drejtësi e as nuk mund të shtyjë datën e zgjedhjeve.
Pra askush nuk di si ta përballojë refuzimin e Bashës për të marrë pjesë në zgjedhje. Partia demokratike e tij është lidhur me federatën politike dominante të BE-së, Partitë Popullore Europiane, që i kanë thënë atij se në një demokraci mbahen zgjedhje dhe partitë marrin pjesë në to. Janë shtatë anëtarë të Kongresit të SHBA-ve në Shqipëri këtë javë që gjithashtu po mahniten nga kjo lëvizje e re shqiptare e refuzimit të marrjes pjesë në zgjedhje.
Komisioni Europian ka thënë se zgjedhjet e 18 Qershorit do të jenë legjitime e të pranuara nga Europa edhe nëse Partia Demokratike vazhdon t’i përmbahet politikës së saj të tensionit destabilizues duke bojkotuar zgjedhjet.
Partia Popullore Europiane të znj. Merkel mund të bëhen të sertë e ta përjashtojnë Bashën. Por si me përfaqësuesin e PPE-së në Hungari, Viktor Orbán, Berlini nuk di si të përballojë një nga partitë e saj motra qe thyejnë rregullat e demokracisë Europiane.
Kthesa e tij e jashtëzakonshme në historinë e zgjedhjeve europiane po merr shumë pak vëmendje, kuptueshëm, prej ekzaltimit zgjedhor në veri të Alpeve.
Por si në Serbi, Maqedoni, Kosovë, Bosnie dhe Mal të Zi, politika e Ballkanit Perëndimor me kokteilin aktual gërryes të populizmave nacionalistë, ndërhyrjen e Rusisë dhe refuzimin për të kaluar në bashkëpunim e pranim mbetet një uror që mund të shpërthejë në flakë sërish.
Kruajeni koken ndonjehere per korrupsionin, drogen, koncesionet etj meqe na e doni te miren. Edhe po te shkrihet pd nuk do jete problemi me i madh i shqiperise
E kane kruajtur kkoken edhe per kete qe thua ti, dhe P.D,-ja po u bllokon reformen ne drejtesi me konstituimin e komisioneve.
Dmth ngado qe ti ta dredhesh derrat e cadres nuk po lene vendin te eci.
Ku pjerdh Merkel, per Lul e Sal! Si duket do fuse Ramen ne PPE, meqe ka ndryshuar Rama ngjyren e partise.
Kushdo qe mendon, se Merkel-i eshte dobesuar gabohet, pasi vetem para nje jave eleminoi Le Pen, e cila i’u kundervu ne Bruksel, Merkel-it die Sarkozy-s. Eshte me e fuqishme se kurre, pasi dhe vete Mike Pence viziten e pare e beri ne Gjermani.
Zambi apo Zombi >?
Bashen e Berishen e din ter shqipetaret dhe bota
Ata jan strea e krimit dhe e korupsionit
Ata te perjashtoen eshte pak
Ata duhet te shkoin para drejtesis qe nga Sala, Luli e gjith bashkepuntoret e tyre
Cadra e vdekjes eshte mbushur me bandit
????????BE, DO TA NDIHMOJË SHQIPËRINË!????
KINI BESIM!
Pd, (P-e, De-ja) parti fashiste.
Hahahahaha i fort anglezi. SI MOS TE HUMBASESH ZGJEFHJET.. MOS MER PJES NE TO.
Se mos na e shaje sala me sypeshakqenin Merkelin
dhe e heqin nga kanceliere e gjermanise.
Jemi gjithe frike.
O Shqipëtarë të mjerë, ç´u ka marrë koka erë …
Oppzita eshte domozdshmri per shtetet demokratike.zanja MAJLINDA BREGU me sjelljen qendrimin njohurite dhe qendrimin parimor MERITON TE JETE NE KRYE TE P.D. URIME NE ZGJEDHJET E MUAJIT KORIK. 2 0 1 7