Drejtori i Policisë, Haki Çako, ka shkuar në zyrën e kryeprokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla, pak orë para nisjes së protestës se PD-së.
Mësohet se takimi po zhvillohet në zyrën e Llallës dhe nga se bëhet e ditur paraprakisht, temë e diskutimit është protesta e PD-së.
Më shumë se 2 mijë forca policie janë angazhuar për të garantuar mbarëvajtjen e protestës, e cila pritet të ketë një numër të madh pjesëmarrësish.