REPLIKAT/ Komentuesi: Shqipërinë e ka mbërthyer kaosi, pasiguria,varfëria….. Rama: Dyshoj nëse u'a di kuptimin fjalëve që përdor...

14 Maj 2017, 09:56Politika TEMA
REPLIKAT/ Komentuesi: Shqipërinë e ka mbërthyer kaosi,

Postimi i fundit i Kryeministrit në facebook ku publikon një foto duke bërë kosh dhe uron shqiptrët për një të dielë nuk është pritur mira nga disa ndjekët e tij.

Njëri nga ata I shkruan Ramsë se Shqipërinë e ka mbërthyer kaosi, pasiguria,varfëria.

Por i menjëhërshëm ka qënë reagimi i Ramës.

Ja se çfarë i shkruan.

RELIKAT

Komentuesi: Zoti kryeminister nje pyetje kam..ne radhe te pare e theksoj qe jam e majte..pyetja ime eshte kjo..perse i beni bllok njerezit kur nuk te pelqejne pyetjet apo reagimet..Cfare ju le per besim ti shqiptareve kur vete kryeministri ju ben bllok ?

Rama: Nuk merrem me blloqe une o njeriu Pa Emer, ka nje roje te etikes kjo faqe dhe roja u ben bllok atyre qe shkelin etiken, kaq e thjeshte eshte e s’ka asnje lidhje me pyetjet e me reagimet, mjaft te mos flitet me gjuhen e mejhaneve e ne rregull jemi?

Komentuesi: O katunar pa tok nuk hidhen topat ne kosha me kostum e kollar

Rama: O qytetar, koshat nuk hidhen qendrojne ne vend, topat hidhen???

Komentuesi: me tuta jo me kostum në palestër ……

Rama: Bledi, eshte inaugurimi i nje palestre te re shkolle, nuk eshte ndeshje kampionati dhe nuk ka rendesi kostumi ka rendesi koshi?✌️

Komentuesi: Aaaaaa ti ske ca bên mer dhe aty ca lek hajde ne berat se per te perishur pun je ti i rezove te gjitha gjêrat

Rama: Dionis une punoj per femijen tend se sa per ty, ti e paske ne terezi, fliske si i dehur qe me mengjes e beke fotogradi me veturen?

Komentuesi: Pse nxjerr fotot ku ben kosh gjithmon mor vlla….nese,e pranueshme….se kur pash videon e lali erit mu duke se po shihja Stefan Kerryn….e kishte pre keq fare….me Majkon te dy….Kerry….Tomson…

Rama:  ???

Komentuesi: Shqiperine e ka mberthyer kaosi,pasiguria,varferia,,,ndersa ti me papergjegjshmerine me te madhe si i zoti i shtepise qe je uron shqiptaret per nji dite te qete?!!!

Rama: Sabi Sabina dyshoj nese u’a di kuptimin fjaleve qe perdor, po vetem kaos e pasiguri nuk ka Shqiperia dhe sa per varferine, eshte nje plage e vjeter dhe e thelle qe nuk kurohet menjehere, por per informacion sot ekonomia rritet tre here me shume se sa ne 2013! Ndersa fjalen miremengjes dhe urimin per nje dite te qete, shqiptaret i’a kane bere njeri-tjetrit edhe ne lufte, keshtu qe kuptimin e fjales papergjegjshmeri me siguri ti nuk e di e nuk e di Sabi Sabina?✌️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje