Zyrtari i lartë amerikan, takim 60 minuta me Majlinda Bregun

15 Maj 2017, 21:02Politika TEMA

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee është takuar për 60 minuta me deputeten demokrate, Majlinda Bregu.

Zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar përgjatë gjithë ditës së hënë takime me kryeministrin Rama, kreun e opozitës, Basha dhe presidentin e Zgjedhur Meta.

Burime të “Panoramës” nga takimi mes deputetes demokrate, Majlinda Bregu e njohur edhe si kritike e qëndrimeve të Bashës ka qenë zgjidhja e ngërçit politik.

Sipas të njëjtave burime njësoj si në mbledhjen e grupit parlamentar, edhe me Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, Bregu ka theksuar se mbështet paketën “McAllister” për zgjidhjen e krizës politike.

Bregu ka deklaruar publikisht se jo vetëm e mbështet këtë paketë por e cilëson një gafë të rëndë të Lulzim Bashës refuzimin e saj në takimin e zhvilluar me kryeministrin Rama.

5 komente në “Zyrtari i lartë amerikan, takim 60 minuta me Majlinda Bregun”

  1. Landi says:

    PO HË MI MAJLINDA!
    FOL TË SHKRETËN , MOS KI FRIKË SE NUK TË FUT NË LISTAT PËR DEPUTETE! DHE BOLL ME SALIUN , DHE BOLL ME SALIUN ,SE S’TA DUROJMË DOT KËTË DEBULESË??????

  2. au ahahah says:

    brenda 1 ore mundet me ndodh shume ,her ajo pune

  3. kombi says:

    Kjo eshte loja e Saliut, Bregu si nje ish ministre integrimi, duhet patjeter te perkrahi EUROPEN.
    Berishes nuk ja ndien fare se dalin ca zera kundra si Majlinda, apo Nje X tjeter, perkundrazi, keto kundershtojne me leje te Berishes, sepse Politika. e don keshtu per te treguar qe ne kete parti ka demokraci.,ka dhe zera kundra.

  4. Deni says:

    As me Meten nuk ndenji kaq gjate……c’te kene biseduar ?!

  5. C'a bohet kshtu says:

    A thua 60 minuta te kene biseduar per kanalin e Otrantos ….. apo qe PATATJA eshte edhe buke edhe gjelle???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje