VIDEO/ Flet në telefon dhe tenton të kalojë rrugën, pasojat mund t’i merrni me mend

16 Maj 2017, 08:03Sociale TEMA

Të ecësh në një rrugë të ngarkuar nga trafiku, ndërsa flet në telefon është mjaft e rrezikshme.

Këto pamje të filmuara në Kinë, tregojnë momentin kur një grua përpiqet të kalojë një rrugë me katër korsi, ndërsa flet në celular.

Fillimisht, duket se gjithçka shkon në rregull, pasi një prej makinave ndalon, duke e lejuar të kalojë, por pikërisht kur bëhej gati të dilte në krahun tjetër, gruaja është përplasur keq nga një tjetër makinë, që po udhëtonte me shpejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje