Gjyshja e Kosovës

16 Maj 2017, 10:54Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli

Jemi shoqëri që harron shpejt. Të etur pas zhurmës së përditshme politike, të përplasur në vorbullin e intrigave, kombinimeve paraelektorale, planeve paszgjedhore, të preokupuar me hallet e përditshme dhe aderimet sa të papritshme po aq edhe të parëndësishme – ne harrojmë çdo ditë e më shumë. Në disa qytete të Kosovës ka rrugë që mbajnë emrin e Madeleine Albright, por sot(dje), kur ajo mbush 80 vjet, një jubile padyshim i rëndësishëm i jetës, askush, asnjë institucion dhe asnjë medium, nuk solli në vëmendjen e publikut ditëlindjen e diplomates amerikane.

«Kam qenë 59-vjeçare kur zbulova rrënjët e mia hebraike», tha Albright pasi mori detyrën e ministres së Jashtme amerikane më 23 janar 1997. Ishte gruaja e parë në postin e shefes së diplomacisë. E mbajti këtë post në kabinetin e Bill Clintonit deri në vitin 2001. Origjina e saj hebraike luajti rol edhe në formulimin e politikës së jashtme amerikane. Ishte Albright ajo që kishte ndjeshmërinë më të madhe për të drejtat e njeriut. Nga viti 1993 deri në fillim të vitit 1997 ajo ishte ambasadore e SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe u ballafaqua me pasojat e politikës kriminale të Beogradit në Kroaci dhe sidomos në Bosnjë. Ndërsa diplomatë të tjerë (nga Britania apo Franca) përpiqeshin t’i fajësonin të gjitha etnitë në Bosnjë për shpërthimin e dhunës, për Madeleine Albright nuk kishte dyshim se agresori kishte emër: Slobodan Millosheviqi, Radovan Karagjiqi e Ratko Mladiqi me armatën e tyre dhe njësitë paramilitare. Kur mori postin e kryediplomates amerikane asaj nuk i duhej të ndiqte një kurs të shkurtër për të kuptuar politikën ballkanike.

Madeleine Albright u lind në një familje hebraike në Pragë më 15 maj 1937 me emrin Maria Jana Korbelová. 25 anëtarë të familjes së saj janë vrarë në Holokaust, gjenocidin nazist kundër hebrenjve. Në autobiografinë e saj kjo profesore e shkencave politike ka përshkruar rrugën e saj jetësore dhe të familjes së saj. Që në moshën dyvjeçare Albright u gjend në Londër, ku familja e saj iku nga terrori nazist në Çekosllovaki. Në vjeshtë të vitit 1945 i ati i saj u emërua ambasador çekosllovak në Beograd, ku u vendos me familjen e tij, përfshirë edhe «Madlenkën» e vogël. Pas puçit komunist në Pragë në vitin 1948 familja emigroi në SHBA. Më 1957 ajo mori shtetësinë amerikane. Prindërit i kishin folur asaj shumë për jetën si refugjatë, por jo edhe për origjinën hebraike. Madeleine u rrit me besimin katolik, të cilin e kishin përqafuar prindërit e saj. 60 vjet pasi babai i saj kishte shërbyer në Beograd si ambasador e bija e tij ishte njëra prej përkrahësve më venidmtare të bombardimit të këtij qyteti, prej nga kishte filluar fushata për vrsajen dhe pushtimin e popujve të tjerë të Ballkanit.

Gjatë kohës së ushtroi detyrën e ministres së jashtme ajo e quajti Amerikën një «komb të pashmangshëm», pa të cilin nuk mund të zgjidhen shumë probleme. Gjatë fushatës së fundit elektorale ajo ishte kundërshtare e rreptë e Donald Trumpit dhe përkrahur Hillary Clintonin. Albright u bëri apel grave të votojnë kandidaten demokrate duke thënë se në ferr ekziston një sektor për gra, të cilat nuk i përkrahin gratë. E zemëruar me deklaratat urrejtëse të Trumpit kundër të huajve, e sidomos myslimanëve, Albright paralajmëroi se në shenjë solidariteti me myslimanët do të regjistrohej si myslimane.

Në biografinë e saj ajo flet hapur për problemet me të cilat përballet një grua mes burrave në diplomaci, ajo nuk i fsheh dobësitë e saj, tregon me sinqeritet për dështimin e martesës dhe përkundër fuqisë së padiskutueshme të SHBA-ve nuk përpiqet të duket si shpëtimtare e botës.

Si grua dhe si diplomate Albright ka rrezatuar përherë elegancë. Në paraqitjet e saj publike nuk mungojnë stolitë simbolike: vathët dhe karfica e vendosur në jakë në formë të pëllumbave të paqes. Një dhuratë nga Lea Rabin, e veja e ish-kryeministrit të vrarë izraelit, Jicak Rabin, siç ka shpjeguar ish-ministrja e Jashtme amerikane. Historia e stolive të zonjës Albright është legjendare. Kur Sadam Huseini nga Bagdadi e kishte quajtur «gjarpër», diplomatja amerikane – atëbotë ambasadore e SHBA-së në OKB – ishte shfaqur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit me një stoli në jakë në formë gjarpri. Njëherë ajo e kishte përshëndetur liderin palestinez, Jasir Arafatin, me një grerëz në jakë, një shenjë e qartë e disponimit të sekretares së shtetit kundrejt kryeneçësisë së Arafatit në procesin paqësor.

Ndonëse e njohur si intervencioniste, Albright mendon se pushtimi i Irakut është katastrofa më e madhe e politikës së jashtme amerikane. «Ka dështuar politika, e cila e ka ndarë botën në të mirë dhe të këqij. (…) Iraku është shkaku i shumicës së problemeve. Ka qenë një luftë e dëshiruar, jo e nevojshme, e cila jo patjetër është dashur të zhvillohet në momentin e zgjedhur kohor, sepse ne ende nuk i kishim kryer punët tona në Afganistan”, ka thënë Albright në një intervistë me radion gjermane Deutschlandfunk. Ajo është kritike edhe ndaj retorikës që e barazon fenë islame me terrorizëm. «Islami nuk është fe e luftës. Shumë njerëz i ndërlidhin terroristët me islamin – ky është gabim. Në realitet islami është fe paqësore. Ekstremistët radikalë barazohen me islamin. Ne, ndërkaq, nuk lejojmë që feja e krishterë të definohet nga Ku-kluks-klani», ka deklaruar Albright në një intervistë me gazetën gjermane «Süddeutsche Zeitung».

Një temë e përhershme e saj mbetet Kosova, ku ajo gëzon imazhin e një heroine, në vende të tjera, ndërkaq, e fyejnë si «kriminele e luftës», së fundi në Pragë në vitin 2012 nga ana e anëtarëve të shoqatës «Přátelé Srbů na Kosovu» (Miqtë e serbëve në Kosovë). Para disa vitesh Albright ka thënë se njerëzit në Kosovë dinë ta çmojnë faktin se tani janë pjesë e botës së lirë: «Pas fitores sonë në Prishtinë u mblodhën shumë njerëz, të cilët bartnin transparente ku shkruante: Faleminderit, Amerikë! Çfarë më gëzon edhe më shumë: vitin e kaluar, më 4 korrik, në ditën e Pavarësisë së Amerikës, atje u mbajt një koncert i madh roku. Aty kam kuptuar se Kosova vërtet është një vend ku neve amerikanëve na duan. Mua po më tregojnë se atje është një gjeneratë e vajzave, të cilat mbajnë emrin Madeleine. E pranoj: kjo është një ndjenjë shumë, shumë e mirë».

Albright ka folur edhe për sulmet e vazhdueshme që i bëhen asaj nga Serbia, madje drejtori i kopshtit zoologjik të Beogradit me qejf lavdërohej para vizitorëve me një kobra, të cilën në vitin 1999 e ka pagëzuar me emrin «Medeleine». «Kjo nuk më befason. Edhe Arafati më ka quajtur gjarpër. Serbët më urrejnë edhe më shumë. Ata, me sa duket, ende besojnë se unë jam fajtore për mjerimin e tyre dhe jo Slobodan Milosheviqi dhe ideja e tij e çmendur për perandorinë serbomadhe. Unë kam qenë në Vukovar, kur qyteti ende ishte në duar të serbëve, dhe kam dashur të përzihem mes popullit të thjeshtë. Por njerëzit iknin. Meqë unë e kuptoj gjuhën (serbishten), kam dëgjuar se si më quanin kurvë. Më kanë gjuajtur me gurë», ka treguar Albright. Ajo ka thënë se nuk beson që do të shkojë ndonjëherë në Serbi, në një vend «ku mua më quajnë kurvë amerikane». Ka një vend ku Albright do të pritet përherë me dashamirësinë më të madhe. Ai vend është Kosova.

11 komente në “Gjyshja e Kosovës”

  1. Vladimir says:

    Falenderime Enver qe na sjelle kete zonje te nderuar ne vemendje. Ne mbare Boten shqiptare Albright do te mbetet e pashlyer per qendrimet e saj pa ekuivok ne krah Kosoves martire. Turp per politiken shqiptare qe ende kesaj figure te ndritur nuk i ka kushtuar gjithe rendesine qe i takon. Jane mbushur rruget me emra hasanesh e thanasesh sepse bijt apo nipat e tyre jane bere me pushtet apo me para. Cdo qytet i banuar nga shqiptare e ka detyre qe nje rruge ti veri emrin e kesaj Zonje te bukur. Do te ishim te lumtur te asistonim ne nje event per nder te saj. etj.
    Edhe nje here, flm Enver!

  2. Populli says:

    Grua e rrallë!

  3. ladi says:

    Vertet mbreteresh e paqes per kosovaret

  4. ladi says:

    Meriton respekt dhe dashuri

  5. qamo says:

    Po interesat e firmave amerikane, ku Madelein ka “pjesën e saj”, i harrove zoti (to) Robelli…???!!! Kujto “zënkat” e “skifterëve amerikanë të Luftës” për çështje konçesionesh në Kosovë…! Dhe ti, zoti (to)Robelli, do që serbët ta prisnin me lule, pasi i bombardoi…???!!! Kosovarët, që sipas teje e quajnë “heroinë” Madelein, pasi u dha “lirinë” dhe “shtetin”, pse duan të largohen të gjithë (veç politikanëve-komandantë të UÇK-së), nga Kosova…???!!! Është “shteti” i krijuar nga amerikanët, si “shtetet” në Irak, në Afganistan, në Libi, në Siri etj.etj…

    1. Baton Gostivari says:

      QAMO, si na habite me gomarllëqet tuaja.
      Mos deshe ti që nazifaSHIZMIN SERB ta quajmë
      mirësi mbi botë.
      Zonja e MADHE, Madelein, nuk ka potencialin e perëndisë e të na ndreq
      idiotizmt tona të brendshme .
      PAC shëndet MIKJA JONË – MADELEIN!
      Një artikull me sens e me titull të shëmtuar.

  6. Sami says:

    Perkulje me respekt per kete zonje te nderuar.

  7. DANI says:

    qamoja i furnizon serbet me gra prej ketej nga albanistani.Duan te rrisin numrin e vellezerve serbe …..

    1. Ilir says:

      #Dani

      Ceshtja me kete cifuten medelin eshte shume me e thelle por shqiptaret aq e kane IQ-ne. …

      Sa per servet e di une qe ju ndikoheni si froco nga media e pjerdhur shqiptare por Jane servet ata qe furnizojne shqiperine me mijra larvae dhe prostituta serve nese nuk e ke kuptuar ende

  8. Hasi says:

    Falemenderit per ket zonje botrore ,shembell per boten si duhet te ndimohet nje popull kur eshte ne rrug te drejte.Pritesh edhe shum ditelindje tjera.p.sh nga Populli Shqiptar.

  9. Ai qe i ka mbajtur pishtarin says:

    Robelli ,kam respekt per ju si njeri dhe si analist me vlera qe zor se kush i ka nga te tjret ne trevat e Kosoves por gjerat duhen thene deri ne fund ashtu siç jane ne realitet dhe pa i reduktuar !!! Kjo “gjyshja” vertete mund te kete meritat e saja per çeshtjen e panvaresise se Kosoves por mos harrojme dhe ta veme ne dukje qe per te vene ne levizje “gjyshen” Ollbrajt ka merita te veçanta e perseris te veçanta (derine ne sakrifice sublime) “gjyshi” i Thaçit ne mes te dy kembeve qe beri punen bindese me zonjen Ollbrajt . Ky “gjysh” sharmant qe rri strukur me modesti midis kembeve te Thaçit duke i dhene kenaqesi orgaz-matike “gjyshes” Ollbrajt , ndihmoj si askush tjeter ne çeshtjen e madhe te panvaresise . Prandaj i nderuar Rrobelli jepi vendin e nderit dhe Thaçit (dmth “gjyshit”) per meritat e panvaresise se Kosoves .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

7 Komente

  1. e
    e verteta RRobelli e verteta

    Po "gjyshja" Ollbrajt nuk pati "benefice" vetem "gjyshin" e "hamshor" Thaçit ne vlera materiale dmth klering por edhe ne vlera monetare rreth 20.000.000 euro . Gjyshja Ollbrajt e moli mire si "gjyshin" e Thaçit ashtu dhe arken e Kosoves ..citoj nje shkrim te nje gazete çekosllovake qe ka intervistuar gjyshen Ollbrajt , .......vazhdon: Albright u udhëhoq ekskluzivisht nga arsye personale në angazhimin e saj për bombardimin e RFJ-së në vitin 1999, si dhe për krijimin e të ashtuquajturës Kosovën e pavarur. Një nga avokatet më të zjarrta të agresionit kundër RFJ-së në vitin 1999, sekretarja e atëhershme amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka fituar 20 milionë euro nga shitja e “Telekom Kosovës”, shkruajnë mediat çeke. Portali i Pragës "Lista Parlamentare" thekson se Albright është udhëhequr ekskluzivisht nga arsyet personale në angazhimin e saj për bombardimin e RFJ-së në vitin 1999, si dhe për krijimin e të ashtuquajturës. Kosovën e pavarur. Portali thekson se falë lidhjeve të ngushta me krerët e UÇK-së terroriste, në radhë të parë me Hashim Thaçin, pas ardhjes së administratës ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi, ajo privatizoi kompaninë telefonike kosovare “Ipko”, të cilën kompania e saj më vonë ia shiti. operatori slloven Telekom Sloven. Procedura për shitjen e kompanisë telefonike ishte rregulluar në mënyrë që “Albright Capital Management” të fitojë konkursin. Pas marrjes në dorëzim, Albright e shiti kompaninë për 20 milionë

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashi tope rendi

      Albright u udhëhoq ekskluzivisht nga arsye personale në angazhimin e saj për bombardimin e RFJ-së në vitin 1999, si dhe për krijimin e të ashtuquajturës Kosovën e pavarur. Një nga avokatet më të zjarrta të agresionit kundër RFJ-së në vitin 1999, sekretarja e atëhershme amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka fituar 20 milionë euro nga shitja e “Telekom Kosovës”, shkruajnë mediat çeke. Portali i Pragës "Lista Parlamentare" thekson se Albright është udhëhequr ekskluzivisht nga arsyet personale në angazhimin e saj për bombardimin e RFJ-së në vitin 1999, si dhe për krijimin e të ashtuquajturës. Kosovën e pavarur. Portali thekson se falë lidhjeve të ngushta me krerët e UÇK-së terroriste, në radhë të parë me Hashim Thaçin, pas ardhjes së administratës ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi, ajo privatizoi kompaninë telefonike kosovare “Ipko”, të cilën kompania e saj më vonë ia shiti. operatori slloven Telekom Sloven. Procedura për shitjen e kompanisë telefonike ishte rregulluar në mënyrë që “Albright Capital Management” të fitojë konkursin. Pas marrjes në dorëzim, Albright e shiti kompaninë për 20 milionë. Pra jo vetem "gjyshi" i Thaçit ka merita por dhe xhepat e kosovareve qe paguajne per Ollbrajt -terat , e kasten qe ajo perfaqesonte . Gezuar Nevruzin pa te tjerat "delet" i marin si tjua servirin ....... ne vend te barit te njome "delet" e urta e mbushin me merde te thate importuar nga jashte .

      Përgjigjjuni
      1. p
        paradoxal

        Falemnderit per kete artikull te bukur per Zonjen e madhe e te nderuar Madeleine Albright! Ajo do te gezoje respektin e dashurine e te gjithe Arberoreve kudo ku jane! Kemi fat qe amerikanet jane aleatet tane me te medhenj (e ndoshta te vetmit qe e meritojne kete titull). Pa ndihmen e tyre sot Kosova do ishte shpopulluar! Shqiptari nuk eshte bukeshkeles! Respekti e dashuria per mikun vetem forcohet!

        Përgjigjjuni
        1. Bo bo, ka ngel vetem Kimetja......Sorrosi gjithashtu

          Përgjigjjuni
          1. s
            shori

            (To)Robelli, shkruan si dikur Fahri Balliu, ne Zerin e Popullit... Sa per kete shkrim prej sherbetori pa shtylle kurrizore, nuk do te shkruaj, sepse jam dakord plotesisht me @Qamo sayss....

            Përgjigjjuni
            1. B
              Baton Gostivari

              ENVER! Ke nevojë për një fije sensi estetik - etik. Një "GJYSHE" është metaforë e një kujtimi e sensi ngrohtësie. Zonja, tashti e ndjerë, Magdaleine, ndër ne u shfaq engjull shpëtimi në moshën e 60 - tave, moshë vitaliteti politik dhe për ne, si metaforë, Shpëtimi Kombëtar ajo është MOTËR, pra MOTRA JONË - i ndristë shpirti!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erdogan

                Po Baba ke kini o Enver Turku? Erdoganin? Se te kesh Emer,Mbiemer,Fe (nuk jam idiot te jem Fetare),Ndergjegje Turke Myslimane,te urresh te paret e tu Greke Orthodhokse eshte me e pakta Ignorance dhe Hipokrizi. You o Enver nuk flisni Gluhen (Glosan) e te pareve te tu se eshte 70% Italisht. Te pakten keshtu pretendoni (pretend angl). Kush e mohon o Idioter qe Perandori Ilyre Greke Megas Kostantinos nuk ishte Ilyre i lindur ne Nish (sot Serbia pushtuese). Po per Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D te kthyer ne Xhami me Evllogine e Perendimit? Kombi Greko-Ilyre eshte ne Rrezik nga Ollbrijtet,Kisingeret,Berzisket,Blinkenet etj qe mbeshtesin Turqine. Kombi eshte i Shenjte o turq te Mallkuar. Nuk jini thjesht Myslimane por i kendoni (Kantare ital) Babait tuaj Sulltanit Erdogan. Keto pasoja i paguajten edhe popullsia (popola ital) e pafajshme Came e Thesprotise qe dikur kishin Kombesi Greke per Mijera vjet.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje