FOTOT/ Greqi, treni del nga shinat dhe përplaset me një bllok banesash, 3 viktima dhjetra të plagosur

14 Maj 2017, 16:38Rajoni TEMA
FOTOT/ Greqi, treni del nga shinat dhe përplaset me një bllok

Tre viktima dhe disa të plagosur është ky bilanci i një aksidenti tragjik ku një tren pasagjerësh u përplas me një bllok banesash në veri të Greqisë.

Treni i cili udhëtonte nga Athina, u përplas me një shtëpi pasi doli nga shinat në afërsi të qytetit të Selanikut. Një nga banorët që ishtë breda shtëpisë në momentin e aksidentit, tha se ai kishte mundur të shpëtonte duke u hedhur nga ballkoni vetëm pak momente përpara se treni të përplasej me banesat, shkruan BBC. Në tren në momentin e aksidentit gjendeshin 70 pasagjerë.

Një nga vagonët e trenit është përplasur dhe me një banesë të dy emigrantëve shqiptarë të cilët shpëtuan për mrekulli. Sipas agjencisë ANA-MPA, shqiptarët ndodheshin në shtëpi në momentin e aksidentit, por përveç se të tronditur nga ngjarja nuk pësuan lëndime.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në daljen e trenit nga shinat. Viktimat nuk janë identifikuar ende por mediat lokale raportojnë se një nga të viktimat ishte pasagjer, ndërsa dy të tjerët pjesë e stafit drejtues të trenit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje