Isa Mustafa terhiqet nga kandidimi per kryeminister. LDK do kete kandidat te ri

13 Maj 2017, 15:13Rajoni TEMA
Isa Mustafa terhiqet nga kandidimi per kryeminister. LDK do kete kandidat te ri

“Në bisedë me bashkëpunëtorët e ngushtë kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një Kryeministër tjetër”, ka thënë Kryeministri në shkuarje, shkruan Express.

“Sepse ne duhet të hapim rrugë në LDK për kuadro. Duhet të hapim rrugë për njerëz të ri”, ka shtuar ai.

“Unë do të ulem me Nënkryetarët e Partisë, me Sekretarin, me Kryetarët e Degëve dhe do të dalim me propozim se kush do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Republikës nga LDK’ja”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Mustafa ka folur fjalë të mira për ministrat dhe deputetët e LDK’së në këtë mandat.

“Të gjithë mendjen e kemi te situata që po ballafaqohemi. Në qoftë se do të më pyetni mua se sikur të kthehenit në vitin 2014, unë ju them se do të vendosja të njëjtën. Koalicionin e kemi bërë për Kosovën dhe për të mirën e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

“Ata nuk na kanë tradhtuar neve. E kanë tradhtuar vetveten”, ka thënë Isa Mustafa.

“Ju siguroj se kemi dhënë shembull të mirë se si qeveriset Kosova”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se LDK e ka mundur krimin, korrupsionin, papunësinë.

“Asnjëri prej nesh s’ka punuar për interesa private”, ka shtuar ai.

1 komente në “Isa Mustafa terhiqet nga kandidimi per kryeminister. LDK do kete kandidat te ri”

  1. gjyshi says:

    Vendim i qelluar.Ldk ka mjaft kuadra te rinj, te afte per dhe te paperfolur e te paperlyer( as me me faj te vetin e as pa faj) , me te cilet do te bashkepunonte opozite e pozite dhe do t’ishin te pranueshem pa asnje rezervem nga miqte dhe partneret nderkombtare. I tille do t’ishte Abdullah Hoti, ministri i paperfolur asnjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje