Dalin detaje të reja në lidhje me vajzën 15-vjeçare që humbi jetën gjatë një operacioni në një spital privat paraditen e sotme në Tiranë.
B. P. i është nënshtruar operacionit për shkak të dëmtimit të një ligament gjatë orës së fiskulturës.
Për shkak të dhimbjeve të forta, prindërit janë detyruar ta çojnë në spital me urgjencë. Sipas familjarëve, mjekët u kanë dhënë garanci se gjithçka do të shkonte mirë, pasi ndërhyrja nuk kosniderohej e rrezikshme. Por, pas operacionit, gjendja e vajzës është përkeqësuar menjëherë.
Blerta Pepa nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Në vitin 2014, ajo ishte një prej konkurenteve të spektaklit muzikor për fëmijë “Gjeniu i Vogël”. Ndonëse vetëm 12 vjeçe, me zërin dhe interpretimin e këngëve të vështira, ajo tërhoqi vëmendjen e jurisë dhe publikut që mbështeti pasionin dhe talentin e saj, pasion që fatkeqësisht nuk mundi ta vazhdojë.
Vdekja e 15-vjeçares në operacion, flet daja: Duam drejtësi, vdiq për papërgjegjshmërinë e mjekëve
Daja i 15-vjeçares Blerta Pepa ka sjellë dëshminë e tij pasi vajza ndërroi jetë sot gjatë një operacioni në një spital privat.
Ai thotë se vajza ka ndërruar jetë pë shkak të papëgjeshmërisë së mjekëve të spitalit privat, ku iu nënshtrua operacionit.
Ai shprehet se mjekët i kishin dhënë familjes të gjitha garancitë pasi operacioni nuk konsiderohej i rrezikshëm.
“Une jam daja i Blerta Pepa e cila ka qene pjesmarrese tek Gjeniu i Vogel. Blerta fatkeqësisht u nda nga jeta ne moshen 16 vjecare mengjesin e sotem, ne spitalin Continental, pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.
Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se i kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktori i huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne Greqi ku gjithashtu punon.
Ju lutem bejini nje tribut Blertes e cila nuk jeton me vetem per nje operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi eshte teper e rende besoj per te gjithe Shqiperine qe nje gjeni e vogen si Blerta, te humbi jeten nga vetem nje nderhyrje ne gju, kur na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali.
Si i pari i qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interrsua qe ta mundesoje sherimin pasi ne Ministri te Shendetesise dhe te Arsimit (u vra ne gju ne oren e fiskultures tek “Çajupi”) dhe pergjigjia qe qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk i ndihmojme dot. Duam drejtesi”.
Ndërsa vëllai i saj i tronditur shkruan:
“Me iku drita syveee te mii me ikuu motraaaa imee psee zoot”.
Fatkeqesi e jashtezakonshme. Dhimbje e tmerrshme per familjen.
Anestezia eshte nje element shume i rendesishem ne operacione qe ne Shqiperi gjithmone nenvleresohet.
Nje gabim i anestezistit mund te ta bej operacionin ferr, dhe ndonjehere te merr dhe jeten.
RIP Blerta Pepa
ne radhe te pare ngushllime nga zemra…ne rradhe te dyte derisa ktu nuk ka shtet..po pate nai dore leke..paguj ene piketoje kirurgun ene qija xhinsin kti plere..se kto paret i dun per punen..qija motren me vdek goca 16 vjec..per nji operacion ngju..tishte nzemer po e mor vesh po ngju?????
A keta duan Enver Hoxhen ti vari per llape
Po ku ka garanci kur futesh ne thike, mor burre. Komplikimet jane te papritura qe lindin dhe mund te kene pasoja fatale. Keru ne Itali ka ndodhur qe kane vdekur kur kane shkuar te heqin dhemballen.
Jeta ju a shperblefte ne gezime dhimbjen tuaj!
Tani hidhi ne gjyq ministrine e Arsimit, shkollen apo drejtorine arsimore te cilat duhet te jene te siguruara nga aksidentet ne mjediset shkollore
Po cfare thike ore flet ti? Kty lloj operacioni behet me mpirje lokale dhe jo me anestezi totale. Je ne vete ti apo flet rropla per topla. E vertete qe nga dhemballa kane vdekur, por kur gabimisht eshte hequr dhemballa e mire dhe jo ajo e prishura dhe ka plasur hemoragji. Mos flisni kot. Pse mjekut anestezist i ka rene infrakt ose sic thuhet ka injektuar ilace? E ka kuptuar se cfare ka bere. Mua me vjen shume keq per kete vajze ne rradhe te pare si dhe per familjen se dhimbje me te madhe nuk besoj se ka, por edhe per familjen e mjekut. Nese e ka bere per leke ai edhe ne shpetofte nuk do t’ia fale kurre vetes, vec duke pare femijet e tij, por nese ka ndodhur per gabim njerezor…nuk di c’te them. Thone qe burre eshte ai qe fal…por ne kete rast nuk e di…te te ike femija kot…o Zot. Jepu force
Po ka ndodhur te vdesi duke shkul dhemballen nga bllokimi i kanalit te frymemarjes. Rasti i nje pacienti diku ne perendim
Mjeku e kishte ngjeshur me pambuk dhe kish harruar qe e kishte vene.
Dhe i vuri dhe nje tjeter ta bllokonte fare.
Gjaku e kish bere pambukun top, dhe pacienti nje djale teper i shendetshem 33 vjec nuk arrinte te fliste dot qe nuk po merrte fryme.
Deri sa vdiq ngadale ne duart e mjekut.
Vetem kur bene autopsine pane qe e kishin ngjeshur mire me tufa pambuku te harruara gjate procedures, se i ndjeri kishte pasur hemoragji.
Dhe rasti i kesaj vajzes eshte tipik neglizhence, po me e keqja eshte se ju besohet “doktoreve ” te huaj qe nuk dihet ne kane experiencen e duhur dhe vijne ne Shqiperi per tu tallur me shqipot qe i besojne si me te mire se doktoret vendas. Dhe kjo te con direkt te roli i shtetit
Shteti nuk ka asnje lloj kriteri per te lejuar apo penguar keto lloj sharlatanesh qe te vene dore te shendeti i popullit.
Cdo gje eshte biznes dhe ketu luan rende politika e nje shteti pa rregulla dhe me nje qellim te vetem : fitimin.
Popullin e ka marre lumi dhe fle gjume, derisa e godet nje tragjedi e tille. Pastaj kujtohet te revoltohet. Por dhe ne kete rast teper te vetmuar.
Askush nuk ka per tiu bashkuar zerit te tyre per drejtesi.
Jemi akoma ne fazen e bujkroberise dhe nuk e kemi shkundur skllaverine nga supet
Ah mor kafshe ,
mor njerez pa shpirt ,mor kriminele .
Zgjohu o shtet muti ,boll me urtesin e idiotit ,kur cdo dite ,helmohen qytetaret nga ushqimet e prishura ,qe sjellin tregetaret me shkerdhata e te pandergjegjshem te njerezimit ,
mbylli klinikat e hibritave ,qe lane shpellat e u bene kirurge ,per te vrare shqiptaret .
e tmerreshme ,te maresh persiper ,nji Operacion ,pa patur sigurine e kompetencen e nevojshme ne raste te tilla !!!
Ku ju con ajo marrezi o kafshe pseudo te gjithanshem ????????????????????????
Si mundet te jeni aq gjakftoht ,si gjarprinjt ,e ti merrni jeten nji Engjulli !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Nuk gjen dot fjalen e duhur ,me i fol asaj Bote besties ,asaj bote xombike
(KRIMINELAT E POLITIKES BEJN LUFTE PER PUSHTET pa ju interesuar aspak te shofin pas ,se cfar i kan shkaktuar e po i shkaktojne cdo dite qytetarit shqiptare . SI MUNDET MI MBAJT PER POLITIKANE ATA KRIMINELE AI POPULL !)
SI NUK NDERTUAT NJI SPITAL -vetem njiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii SPITAL MODERRN me personel te Specializuar jashte ,e disipline ushtarke per ate pak popull ,mor kafshe ,mor kriminela politikane ,qe s’lat Miljarda buxhetesh e Thesare e Banka Shteti pa vjedhur e mbushur kontot tuaja .
Perse s’ju zhduk ai popull juve ,perpara se ju ta zhdukni ate popull te gjithe !!!!!!!!!!!!!!!
Reforma ne drejtesi ve pikat mbi i, mos bridhni kot. Athere do ta pyesin bythen xhelatet qe fatkeqsisht quhen mjek.
Fatkeqesi e madhe per kete vajze dhe familjen qe e humbi. Vetem mos folni kot qe ndodh vetem ne Shqiperi. Une jetoj jasht dhe aksidente te tilla ndodhin dhe ketu. Prandaj mjeket, ketu ne perendim te japin nje dokument te firmosesh qe ne rast incidenti nga anastezia (sepse mund te pushoj zemra pergjate anestezise ) te lajmerojne se bashku me nje te aferm te familjes. .por zakonisht, duhet kardiollogu te jape lejen mjekut kirurg perpara operacionit kur programohet per vec aksidente ve ne rast urgence. Mgjs ketu thone po u fute ne opercion nuk dihet a del i gjalle. .ky eshte fakt. Pastaj anestezisti shqiptar ne rastin konkret duket ne cfare mase eshte deshperuar dhe vet ai, per deri sa tentoj vetvrasjen. ..eshte e tmerrshme per te gjithe. .ngushllime familjes. .
Ndodh ne shqiperi se nuk behen analizat e duhura perpara operacionit. Familja e ka vene ne dijeni mjekun qe vajza ka qene alergjike, duhet te ishin bere analizat perkatese se nga se ishte alergjike dhe si ndikonte anestezia ne gjendjen e saj. Eshte kryekeput papergjeshmeri dhe anestezisti e ka ditur shume mire kete gje, prandaj ka tentuar vetvrasje.
Jam shume dakort me ty. Shkaku i vdekjed se vajzes mund te mos kete te bej fare me fajin e amestezistit.
Gjithsesi ka analuza qe vertetojne sasine e marre gjate operacionit. Nese eshte dhene sasia e duhur nuk ke c’i ben anestezistit.
Faji qendron te shteti dhe doktoret qe nuk verigikojne me pare gjendjen shendetesore te pacientit dhe histrorine familjare mbi semundjet qe mund te kene.
Shteti ne menyre fatale nuk aplikon rregulla strikte ne procedurat e nderhyrjeve kirurgjikale.
Asnje pacient nuk duhet te futet ne sallen e operacionit pa patur analiza koagulimi dhe informacioan mbi rrezikun e anestezise.
Prandaj bie faji mbi shtetin dhe neglizhencen e doktoreve. Dhe pacienti duhet te informohet paraprakisht per rrezikun e operacionit dhe te pyetet me kujded per semundjet qe trashegon ne familje.
Mund te ishte aplikuar anestezi lokale?. Nuk jam kompetent ne kete pike, por besoj qe do kishte qene alternativa shpetimtare e kesaj vajze.
O Qeverri Muti Mbnylli spitalet private se na moren meqaf Edhe mua vellain spitali Amnerikan ma vdiq.Behuni pak human o pushtetar mbyllini keto qendra te pangopura bisnesi qe nuk kursejne as jeten e nje 16 vjecareje Futini ne burg te gjith ata mjek dhe denoini me burgimte perjetshem,qe mbi cdo gje vene paran sikur vet te mos kishin femije.I pari spitali amerikane qe i mban ne spital ne gjendje vdekje klinike pambarimisht per te mar leket.Zhdukini keta gebelsjane nje ore e me pare dhe jepini prioritet spitaleve shteterore.
Vajzes i qoft dheu i leht dhe ngushellime familjes per kte tragjedi ,por nese nuk doni te ndodhin te tjera si kto mos shkoni mbas lulit e saliut dhe ca batakçinjve te tjer te PDse kta e shkaterruan kte vend ,por mendoj qe duhet te kerkoni vetingun qe te gjeni drejtesi , ne te kundert me saliun dhe lulin nuk ke çpret ne kte vend me shum se kaq , ngushellime familjes dhe nje her per kte tragjedi.
Vajzes i qoft dheu i leht dhe ngushellime familjes per kte tragjedi ,por nese nuk doni te ndodhin te tjera si kto , mos shkoni mbas lulit e saliut dhe ca batakçinjve te tjer te PDse , kta e shkaterruan kte vend ,por mendoj qe duhet te kerkoni vetingun qe te gjeni drejtesi , ne te kundert me saliun dhe lulin nuk ke çpret ne kte vend me shum se kaq , ngushellime familjes dhe nje her per kte tragjedi.
Ca lidhje ka me reformen ne drejtesi kjo tragjedi mor palle trapi,ju ka shplare trurin or injorante,o debil
Ne radhe te pare, ngushellime familjes
Nuk e di se pse, po ka nje urrejtje te madhe karshi personelit mjekesor, qe fajsohen per cdo problem qe haset neper spitale, dhe reagimi i menjehershem qe degjon per raste te tilla eshte “kafshet, duan vetem leke, i mbajne te vdekur ne gjendje klinike per te marre leket, xhelatet etj, etj. Askush nuk pret qe te shqyrtohetn faktet e te dilet ne nje konkluzion se perse ndodhi fatkeqesia. Ka shume mjeke te paafte, qe i ze rutina e dites dhe nuk lexojne, sic ka edhe mjeke jashtezakonisht te perkushtuar qe mundohen me ato qe kane ne dispozicion te bejne maksimumin., ashtu sic ka mekanike te paafte, gjyqtare te paafte, mesues te paafte, edhe llapaqene te paafte.
Idete me absurde jane ” ta marr ose nuk ta marr persiper” , “na dha garanci” “eshte plak/e 75 vjec dhe s’ka garanci”. Une punoj ne nje sistem te huaj, dhe ndeshemi perdite me probleme te tilla. Vjen dikush 95 vjec me fracture, nuk degjon fjalet “s’te marr persiper se je plak”. Ka disa modele statistikore qe llogarisin rrezikun per komplikacione, masat qe duhen marre perpara operacionit, diskutohen me pacientin dhe nqs pacienti vendos te operohet nenshkruan qe eshte informuar per riskun. Nqs dicka ndodh dhe pacienti vdes gjate ose pas nderhyrjes rasti analizohet qe te gjehet shkaku. Nje familjari im ne Shqiperi beri nderhyrje te gjate kardiake ne Spitalin GJerman ne Tirane ( nje klinike qe me me la nje pershtypje shume te mire, qe nga anestezistet shqiptare, kirurgu gjerman/egjyptian, infermieret dhe sanitaret), por dentisti i thote “nuk te marr persiper te te shkul nje dhemballe!!!! Ka ardhur koha qe keto kritere te zbatohen ne te gjitha spitalet shqiptare, qe te mos degjojme me keto brockulla. Ka ardhur koha qe publiku te edukohet se askush “nuk mund te marre dike tjeter persiper ose te jape garanci”
Nuk arrij ta kuptoj se cila eshte arsyeja qe nje demtim ligamenti te trajtohet me nje urgjence kaq te madhe. Cdo njeri ka dhimbje pas nje traume, po kjo s’do te thote o burra urgjent ne thike. Nqs ka nje fracture me demtim te nervave apo eneve te gjakut, sindrome kompartmentale, fracture te hapur eshte tjeter muhabet, po demtim menisku??!!!! Me siguri edhe familjaret kane ngulmuar qe operacioni te behej nga “mjeke te jashtem”, se ata jane me te mire dhe dine me shume. “Mjeket e jashtem” jane njesoj si mjeket shqiptare, ka plot te paafte e sharlatane mes tyre. Une nuk arrij te kuptoj, se si ju jepet licenca qe te punojne ne Shqiperi. Ministria e Shendetesise po vendos provime per mjeket shqiptare, po a i nenshtohet ndonje nga keta mjeke te huaj provimit mjekesor ne gjuhen shqipe? Si komunikojne keta mjeke me pacientet? A kontrollon Ministria me MInistrite homologe dhe bordin mjekesor te vendeve nga vine nese e kaluara profesional eshte e “paster”?
Nga larg
Nje gje duhet te dini, qe fatkeqesite ndollin. Te kujtohet dikush qe mjeku i reanimacionit eshte ne reanimacion per vete se nuk e mban peshen e komenteve tuaja
Tani, shkruhet – ndodhin e jo ndollin.
I rafte bumja spitalit ishalla,dhe e varroste te gjithe stafin mjekesor.
Pse mallkon? Pse nuk pret te shikohen te gjitha faktet para se te leshosh furine e Allahut tend mbi stafin mjekesor? C’faj ka ndihmesi i anestesistit, instrumentari, infermierja e dhomes se operacionit?
A nuk ke patur valle asnje moment ne jete, kur gjerat nuk kane rrjedhur sic e ke parashikuar dhe jo per fajin tend?
Nga larg
NE RADHE TE PARE NGUSHELLIME FAMILJES….POR UNE E KAM PROVUAR VETE EDHE PSE I THASHE ANSEYISTIT KETU NE SHQIPERI QE JAM ALERGJIK NGA NJE MEDIKAMENT AI NGULI KEMBE QE E DI UNE PER KETE PUNE JAM ,SHYQYR ZOTI QE E KISHA LOKALE DHE SA E NDJEVA REAKSIONIN ULURITA….NEJSE AI E MORI KUSURIN PRIVATISHT….KURSE NE ITALI ANASTEZISTI PARA OPERACIONIT QENDROI ME MUA 1.5 ORE ME GJITHE FAMILJARET E MI…U PREHTE NE PAQE
para 1962 – vdekshmeria nga ky komplikacion gjate anestezise ka qene mbi 80%. Sot ne 2017 vdekshmeria eshte nen 5%.
Uljen e vdekshmerise e ben nje medikament qe quhet Dentrolene.
Ketu hyn shteti dhe rregullat qe vendos e zbaton. Ne amerike pershembull spitalit qe ben operacione me anestezi totale i kerkohet te kete mimimumi 6 ampula te gatshme. Gjithashtu mjeket e nje ekipi qe ben operacion – trajnohen SE BASHKU si ta zbulojne kur po ndodh komplikacioni dhe si te reagojne. Kjo e ka ulur vdekshmerine nen 5% ne rastet kur ndodh.
Ne mjeksine shqiptare, edukimi, testimi, trajnimi, protokolli, licensimi, legjislacioni dhe etika jane ne nivelet para luftes se dyte boterore ne Evrope.
Mjekve shqiptar u vjen keq po tua thuash te verteten, por 1 mjek i zoti apo nje mjeke e ndershme nuk mund te zevendesojne nivelin e ulet ku eshte shkolla mjekesore, sistemi shendetesor, sistemet e sigurimit financiar te pacientit e te mjekut, etika e komunikimit mjek pacient, sekreti i te dhenave shendetesore, legjislacioni qe rregullon tere universin shendetesor. Mjeksia shqiptare eshte PRIMITIVE.