LSI, Vasili: Dakord me paketën ‘McAllister’ dhe zgjedhjet më 16 korrik

17 Maj 2017, 22:49Politika TEMA

Për Petrit Vasilin paketa McAllister e ka të përcaktuar qartë datën e zgjedhjeve, që është 16 korriku sipas ti. Një një deklaratë pas takimit 2 orësh në kryesinë e kuvendit, kryetari i LSI deklaroi se forca e tij politike mbështet plotësisht paketën dhe kërkoi që të vihet në zbatim menjëherë.

Sot patëm mundësi të zhvillonim një dialog më të gjërë. Ishte një nismë e dobishme, pasi u njohem me produktin e negociatave mes PD-PS, të negociuara edhe nga zyrtari i DASH.

LSI e bindur dhe e palëkundur që paketa McAllistër duhet të zbatohet pikë për pikë, dhe duhej pranuar që në fillim, por nuk është kurrë vonë.

Paketa i jep zgjidhje krizës dhe është e pranueshme për të gjithë. Çdo minutë kohë e humbur është në dëm të vendit. Sjellja politike të shihet në këtë dritë dhe përgjegjeshmëri, pasi çdo shkarje na çon në pasiguri.

Paketa McAllister ka datën 16 korrik si datë zgjedhjesh, dhe ky është një limit i arsyeshëm në kohë. Rama dhe Basha po diskutojnë kokë më kokë. Besoj se kompromisi do të arrihet, nuk ka arsye të rrimë peng”, deklaroi Vasili.

6 komente në “LSI, Vasili: Dakord me paketën ‘McAllister’ dhe zgjedhjet më 16 korrik”

  1. Astrit says:

    Kolona e peste!

  2. i larguari says:

    Mire e keni ju politikanet e Shqiperise se mjere se beni si ju do qejfi dhe nuk pyesni as Kushtetuten, as njerzit qe ju kane besuar dhe as ligjet qe i keni bere vete! Njerzit kane merra masa te vine ne Shiperi te votone ne 18 Qershor dhe jo kur t’ju doje qejfi PD e PS e compani. Data e zgjedhjeve tashme eshte shpallur dhe nuk mund te ndryshohet sic u do qejfi politikanve.
    Parlamenti e zgjodhi Presidentin (hajdut) sipas Kushtetutes dhe nuk mund te hqet se nuk e lejon Kushtetuta.
    Juve tani thoni qe te pranohet paketa qe ishte ofruar perpara ketyre ngjarjeve. Keto te dyja jane kerkuar ndryshe ne pakete si mund te pranohet paketa tani! NQS PD e refuzoi ate pakete kur ju afrua (ne prill), eshte maskarallek nga te gjithe palet qe te pranojne ate pakete tani qe nuk ka me vlere!
    Behuni pak te pergjegjshem dhe respektoni liget ore politikane te pa fytyre!

  3. Denis says:

    Nuk po marrim vesh sepse vetingu nuk po permendet gjekundi. Vetingu eshte guri me i forte i PS. Do te jete humbje madhe per shqiptaret nese do ta anashkalojne ate.

  4. Briklona says:

    Ikni ore kamleone se dora juaj eshte qe u katandis keshtu Shqiperia!
    Jo japim presidentin, jo japim ate, jo japim kete!
    Uuuuuu, ua dhente me shkume!
    Mendoni se e meritonte Ilir floriri ate post!
    Ju jeni teneqe e ndryshkur qe mundoheni te kallaiseni, por teneqeja nuk kallaiset, jooooo.
    Gjoja, e zgjodhet Monike Kryemadhen zv/kryetare!
    Uuuuuu, pika qe s’u bie, mendoni se shqiptaret jane budallenj!
    Ilir floriri do e komandoje ate parti, sa te zgjohet Petriti nga gjumi…… te gjitha jane vendosur e vulosur te dhoma e Monikes.

  5. LORA says:

    ,,,vijon ende telenovela ,”dridhe like,me bllok ne dore”.
    I kane borxhe te pashlyeshme cadres se krimit dhe turpit, pa limit.
    Vetting-u,,,,o petrit vasili eshte exheli edhe I juaj,sikurse per nahijen kusaro-kriminale dhe antishqiptare
    shqup-se.

  6. tomorri says:

    Kur nje persn hidhte nje fjale ne lemin e fshatit ne kohen time ,menjehere delte nje qe ne i thoshin dervish kerruta dhe ai bente sikur e miratonte pa ditur se pr se behej fjale.
    I njejti person me se orgjinal eshte edhe Petrit Vasili qe si nje vemje e fjetur xhoç hedhe ndonje fjale se mendon se e degjon ndonje njeri nga ata bythelepiresit qe ka afer vetes. TURP O VAILLAQ trapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje