Një reporter irakian për pak sa nuk ka humbur jetën, kur është qëlluar nga një snajper i ISIS, ndërsa raportonte nga Mosuli.
Ai ka shpëtuar vetëm falë fatit dhe kameras që mbante në duar, pak centimetre larg kraharorit.
Në pamjet e publikuara, duket qartë momenti kur një plumb godet kameran, ndërsa gazetari i zënë në befasi nuk ka ditur si të reagojë, duke mos e besuar as vetë atë çfarë sapo kishte ndodhur.
Por, reporteri nuk ka dalë krejtësisht i palënduar nga episodi dramatik. Pasi plumbi godet kameran, copëza plastike të shkëputura prej saj, e kanë goditur atë në fytyrë, duke i shkaktuar disa dëmtime të lehta.