Vizita e ndihmës sekretarit të Shtetit, Brian Yee, ishte shansi i fundit që vendi t’i rikthehej normalitetit. Por siç duket, kjo nuk ishte në dorë të Kryeçadrës, por diku tjetër… Dihet se ku, por edhe nëse nuk e di dikush, dje Lulzim Basha e zhvlerësoi aq shumë veten, jo si kryetar opozite, sepse ajo dihet, por si një parveny i neveritshëm me turravrapet që niste nga Hotel SHQUP-i, për ta ndalur frymën tek “selia” e kryetarit të tij, babait të intrigave e mashtrimeve.
Sigurisht, vizita e Yee është varka e shpuar, por shpresa e fundit për të shpëtuar partinë më të madhe opozitare, e cila çdo ditë e më shumë po e drobit notimi pa drejtim. Varka e hedhur nga Yee dhe Lu, nuk ishte varkë shpëtimi vetëm për SHQUP-in, por edhe për tufën e çuditshme të aleatëve të vetmuar papërkrahje me në krye Nardin me shokë… pa asnjë shokë, plazhistin Dukën e Durrësit, “Kaubojsin”, Mirin e Gërdecit, grekun vlleh Dule si përfaqësues dinjitoz i antishqiptarizmës, përballë legalistit Gjana dhe nacionalistit Spahiu.
Nuk e di nëse ekziston në ndonjë vend në botë një aleancë e tillë opozitare, por një gjë e di dhe e kuptoj mirë, e vetëemëruar opozitë, nuk ka lidhje me idetë opozitare si barrikadë për të kontribuar për prosperitetin e vendit, por për tu shëruar nga sëmundja e zgjebes: “Karrigomania”.
Kjo është arsyeja kryesore e kësaj lufte me mullinjtë e erës, nga një tufë “rosinantësh” të politikës shqiptare. Për të mos thënë se këto “rosinantë” po përdoren mjeshtërisht nga “rosinanti” më i ri, ai i zotit Berisha. Lulzim Basha po i përdor dhe tall këta të mjerë, që nuk kanë asnjë impakt me numërin e zgjedhësve që përfaqësojnë, por janë të vlefshëm për të krijuar një fasad si “Opozita e bashkuar,”e që atij i duhet deri sa të katapultohet përsëri si përgjegjësi i përgjumur i Hotel SHQUP-it.
Takimet e djeshme me këta “pleshta” që kërcejnë sa andej këtej, nuk kishin asgjë reale, por veprime groteske për të krijuar iluzione nëpërmjet mediave të “berihajit,” se ai po negocionte me aleatët dhe se nuk merrte asnjë vendim pa mendimin e “vyer” të tyre. E vërteta, që dje e turpëroi dhe e ktheu në origjinë dhe me këmbë në tokë Lulzim Bashën, ishte se ai e deklamoi publikisht se nuk është kryetari i opozitës, por ordinanca Shvejk i graduar pa dekorata nga Sali Berisha. Tre herë me shpejtësinë e erës, shkoi t’i lutej që ta shpëtonte nga “buldozeri,” por Berisha donte ta mundonte, sepse intrigën e kishte përgatitur me kohë.
Në fund pasi e pa që afati po i skadonte i dha zgjidhjen me detyrim përcaktim, por që nuk ishte në dorën e tyre: Prano paketën “McAllister” por kërko shtyrje të pamunudura të zgjedhjeve dhe numërim të pamundur elektronik: Pra prano çdo gjë dhe kërko të pamundurën!
Në paketën McAllester, nuk gjen në asnjë rresht të shkruhet shtyrje të zgjedhjeve që tejkalon afatet kushtetuese. Data e zgjedhjeve është e drejtë kushtetuese e Presidentit, vetëm ai mund të ndryshoj datën brenda kornizave kushtetuese dhe hartuesit e paketës nuk mund t’i kërkonin qeverisë atë që nuk është pjesë e saj.
Mirëpo Sali Berisha, i cili në pushtetin e tij pas “gremisjes” e ka shkelur kushtetutën 27 herë dhe kurrë nuk mbajti përgjegjësi morale dhe ligjore, e di shumë mirë, që Edi Rama nuk është kompetent i shtyerjeve të zgjedhjeve, pra nuk është e drejta e tij. Nëse Nishani, presidenti në detyrë dhe Gjin Gjoni i Kolegjit Zgjedhor, mendojnë se zgjedhjet duhet të shtyhen, nuk ka asnjë problem, Rama do respektoi Kushtetutën.
Të gjitha veprimet e PD-së, të dirigjuara nga Berisha kanë dy qëllime, mos votimin e vettingut dhe mos ballafaqimin e Bashës në zgjedhje, ku humbja do jetë katastrofike, vetëm nga mungesa totale e strukturave partiake nëpër rrethe dhe për pasojë, ai automatikisht largohet nga drejtimi i PD-së. Shtyrja në shtator, është një truk për të shpëtuar Bashën, por që ligjërisht është e parealizueshme, sepse kanë trokitur në derën e gabuar.
Tani do vazhdojmë të dëgjojmë ulurima dhe të qara, e të shara nga çadra, se ata janë gati për gjithçka, por vetëm Rama të shtyjë zgjedhjet e Nishanit. Mirëpo këto broçkulla nuk i beson më njeri, aq më tepër kur thuhen nga juristi holandez. Tani nuk i ka mbetur gjë tjetër, por ti drejtohet për herë të fundit kryetarit të përjetshëm, duke i’u lutur: O ba, po tani nga do t’i a mbajmë?!
BUKUR
Turp o Luli ta kesh baba Saliun
Luli nje gje ka ne dor tja fut Murit me kok te shpetoi
Luli Sali LLAPAQENI LE TE LEHIN jasht parlamentit kete radhe
Suksese Lulit dhe Salihanes
Te pacim per jet
Ik Holland sa me pare se drejtesia do veproi
-Tani beji shurren “baçes”!
Ne se Rama nuk shtyn zgjedhjet sepse nuk mund te shkele kushtetuten, a nuk shkelet kushtetuta duke regjistruar partite e cadres jashte afatit ?
Rama (por edhe SHBA) nuk mund dhe nuk duhet te pranoje PD ne zgjedhje nese duan vetingun. Kush siguron qe PD dhe LSI nuk i shtrohen sebashku nje aleance per shtate pale qejfe post zgjedhore, bile edhe me Meten president. Keta shkojne te sigurte qe ta pengojne vetingun ne procedura edhe pse mund ta kene votuar para formalisht zgjedhjeve. Duke e pare ne kete optike mendoj qe Rama nuk duhet te pranoje qe PD te futet ne zgjedhje. Semundja e flames duhet mbajtur jashte shtepie.
From: Alban Dega
Date: May 15, 2017 at 23:11:37 EDT
SINE QUA NON .
Vetingu nje kusht i domosdoshem me konsensus ose me Referendum mbarepopullor njekohesisht me zgjedhjet e reja!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Cdo marreveshje, cdo negocim, cdo konsensus pa miratimin e Vetingut eshte antishqiptare, antiamerikane dhe antiperendimore. Pike !
95 per qind e shqiptareve kudo ne Bote perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi dhe Vetingun!
100 per qind e deputeteve te Kuvendit te Republikes se Shqiperise miratuar me vote Reformen ne Drejtesi !
95 per qind e Shqiptareve kudo ne Bote e duan SHBA-ne dhe BE-ne !
Reforma ne Drejtesi pa Vetingun eshte si nje trup pa zemer, si nje kadaver pa shpirt !
Askush nuk ka te drejte ligjore as njerezore te beje pazare as allishverishe me kete aspirate as vullnet te lire te nje populli te lire!
Vetingu eshte nje kusht i panegociushem, i domosdoshem per cdo marreveshje, konsensus ose vendimarrje politike !
Vox Populous Vox Deux !
Zeri i Popullit ! Zeri i Zotit !
Nese bisedimet nuk japin rezultat te shkohet ne Referendum mbarepopullor per miratimin e Vetingut njekohesisht me zgjedhjet e reja !
Miratimi i Vetingut eshte kusht i domosdoshem, i pakundershtueshem, i panegociushem!
Eshte kusht: SINE QUA NON .
PIKE .
Rama do Te zbatoi vendimin e gjykates .shkeljen e kushtetutes e bene gjykata me urdherin e president it
more kastravec Bala, nqs pranon kushtet e tjera dhe nuk pranon shtyerjen e zgjedhjeve, a gjen pak ti bashke me Ramen si do realizohen pikat e marreveshjes? Per pasoje, qe te hedhesh ne kosh te plehrave gjithe marreveshjen, mjafton te mos pranosh shtyerjen e dates.
Te dhjefsha kushtet e mareveshjes!
Te gjitha jane mbrockullat e Berishes!
Fajtore eshte Rama dhe nderkombetaret qe pranuan denglat boshe te Bashes!
Te gjitha keto vertetojne se demokracia ne Shqiperi eshte FASHIZEM!
More patellxhan! Kohen le ta gjejne vete ata qe e humben. Si Çeçua me nje kembe te vene maksimumi deri 25 qershor. Le qe kush tha qe ka marreveshje!!! Ajo ishte loja. Te fala Bari Fazlliçit!
Mjaft me se e kaluat kufirin e durimit te popullit dhe nderkomtareve ,po tregoni injorance dhe te pa barabarte me aleatet e medhej e te vegjel,qe vijne e shkojne per tju kerkuar te beni ate qe eshte e duhura dhe politika ketu nuk leviz per te miren e ketij populli se ka hallin e saj shtyrjen e vetingut.Opozita ka menduar te ngule nje cader ne mes te bulevardit qe te pengoje lirine edhe te atyre qe nuk mendojne si ajo.Neqoftese themi se kemi ndertuar nje shtet qe drejtohet nga ligjet ,me thoni se ku eshte e shkruar ne ndonje ligj lindja e se drejtes Lulzim Bashes te bllokoje bulevardin prej tre muajsh,si nuk ka turp ky njeri pikrisht aty kur ishte minister i brendeshem humben jete 4 njerez te pafajshem duke protestuar pikerisht per ate qe po proteston ai sot por me nje ndryshim .Ata qe u vrane nga qeveria e tij protestonin per vjedhjen e votes tyre ne zgjedhjet e vitit 2009 ndersa ky proteston per ate qe ende nuk ka ndodhur per zgjedhjet qe do te zhvillohen ,megjthe garancine qe i jepet nga SHBA etj. Si lejohet ky mistrec te shaje dhe te beje cte doje ,si gjeli maje plehut.Ka ardhur koha qe parlamenti i ri duhet te ndryshoje ligjet e tubimeve nga partite politike dhe te ndalohen reptesisht zhvillimet e tyre ne kohe te pa cakuara dhe ne qendra kryesore publike.Salehi kur ishte pozite ie dergonte opeziten te protestonte ne fusha sportive dhe ne periferi te qytetit, ndersa opozita e athershme dhe pozita e sotme e ka harruar kete .Duhet ta mendoje se ligjet qe votohen ne parlament jane per popullin dhe jo per ata qe kane hyre ne politike per te bere kete politike qe shikojme dhe degjojme cdo dite nga cadra e atyre qe nuk dijne te bejne ate qe duhet dhe qe po ju a thone per dite e dhe te huajt .Mjaft me jeni bere te pa durueshem ,largohuni sa nuk eshte vone nga vendet publike qe pengoni te tjeret qe nuk mendojne ashtu si ata qe kane marre njerzit dhe i mbajne me turne ne ate cader qe nuk ka nje kauz te besueshme per te mbrojtur.
Zhulieta, Mos bëj çfarë të kërkon dashnori yt Romeo !!
“rosinantë” të politikës shqiptare… kuse Luli kali gerdalle, ngordhur qe i ri!
Duket se i paska shku keq menia Rames me bukuroshen Lulushe ! Nuk eshte
zgjedhur rastesisht kjo batute ! Kujdes Lulush , mos bej takime vetem per
vetem me Ramen , se do te mbetesh shtatzene e do te na hapesh probleme
te tjera , per shqiptaret dhe per nderkombetaret !
Duket se i paska shku keq menia Rames me bukuroshen Lulushe ! Nuk eshte
zgjedhur rastesisht kjo batute ! Kujdes Lulush , mos bej takime vetem per
vetem me Ramen , se do te mbetesh shtatzene e do te na hapesh probleme
te tjera , per shqiptaret dhe per nderkombetaret !
Ububu……… , c`kane per te na pare syte e degjuar veshet !
Vajtja e Lulit te vockel tre her brenda dites te djeshme, tek babai i kundershtimit te rreformes ne drejtesi, vettingut, dhe gjith ligesive qe pengojn forcimin e demokracis, shtetit ligjor, moszhvilimin e zgjedhjeve ne daten 18 Qeshor, Kundervenja ndaj perfaqesuseve me te lart te SHBA, BE, Brukselit, qeveris gjermane dhe zonjes Merkel, deshmoi me se miri , se Bsha sesht gje tjeter, vecse je kukull qe e perdreth qoftelargu Sali Berisha. SHyqyr qe hoqi dor i detyruar nga DASH, per qeveri teknike, SHqiperin e re e prockulla te tjera qe ja nxin fytyren perpara nderkombetareve dhe shqiptareve kudo neper bot.