Nga Skënder Minxhozi
Dihej që zv.kryeministri do të ishte teknik, e thoshte edhe propozimi i Mcalister. Por nuk pritej që në tetë orët e “mbylljes brenda”, dy liderët politikë që anatemuan njëri-tjetrin për plot 90 ditë, ta materializonin “ngrohjen” mes tyre duke përmbysur në një masë të madhe kuadrin politik dhe institucional që mban në këmbë maxhorancën e majtë, në prag të zgjedhjeve.
Nëse mund të thuhet se Lulzim Basha nuk ja arriti të marrë qeverinë teknike dhe kokën e Edi Ramës, është më vend të thuhet se i shkoi afër objektivit të tij politik. Në këmbim, ai krijoi gjithashtu edhe një profil politik që nuk e kishte më parë, duke u afirmuar si lideri i partisë që drejtonte prej katër vjetësh.
Nga ana tjetër, nëse është me vend të thuhet se Rama vendosi të sakrifikojë ministrin e brendshëm, atë të financave dhe një numër portofolesh të tjerë, për t’i zëvendësuar me ministra teknikë, ai ja arriti të qëndrojë në krye të ekzekutivit dhe ta mbyllë mandatin katërvjeçar si kryeministër. Duke e tërhequr opozitën në zgjedhje dhe duke shkulur nga bulevardi çadrën 90 ditore të PD e aleatëve të saj. Por edhe duke fituar legjitimitetin e zgjedhjeve të 25 qershorit, të cilat do të ishin të mangëta pa opozitën. Pa harruar kurrsesi votimin e paketës së mbetur nga reforma në drejtësi.
Është një marrëveshje që pritet të ketë impakt të gjerë në fushatën e ardhshme zgjedhore, pasi prek institucione kyç të ekzekutivit, por edhe agjenci me peshë si OSHEE, Aluizni dhe Hipotekat. Por është edhe një marrëveshje e cila godet aleatin kryesor të PS, Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke i marrë portofolin e ministrit të drejtësisë, që e mbante kryetari i partisë Vasili, por edhe atë të drejtorit të hipotekave. Njëkohësisht, duket se kjo marrëveshje, me datën e afërt të zgjedhjeve që sanksionon, do të pamundësojë një riformatim të koalicioneve. Për pasojë, një negociatë të re mes Ramës e Metës për zgjedhjet, çka e vendos nga pikëpamja elektorale LSI në pozicionni e sanduiçit, mes PS e opozitës që po hyn në zgjedhje.
Takimet dyditore të Ramës me Bashën kanë sanksionuar gjithashtu edhe një bosht të ri komunikimi e pse jo, edhe bashkëpunimi, mes dy liderësh të cilët deri dje kanë pasur pas shpine hijen bezdisëse të Berishës e Metës. Mbetet të shihet nëse ky ka qenë një rast unik, apo një praktikë e saponisur, por këto dy ditë kanë qenë një risi në procesin politik shqiptar, pasi për herë të parë në dy dekadat e gjysëm të pluralizmit shqiptar, dy figurat e vjetra historike Berisha e Meta, nuk e kanë parë veten të përfshirë direkt në një negociatë me rendësi për fatet e vendit. Aq sa ata e panë të udhës të bëjnë edhe një takim jashtë axhende, vetëm për të konfirmuar se janë ende aty dhe se duan të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre.
Marrëveshja Rama-Basha shënon fundin e kolapsit elektoral në Shqipëri. Vendi ynë duket se ka mundur të dalë nga lista e zezë dhe problematike e rajonit, duke hedhur sytë më në fund drejt kutive të votimit. Gjithsesi është me vend të thuhet se tërmeti politik që ka shkaktuar ky akord mes dy krerëve të partive kryesore, do të krijojë lëkundje edhe pas 25 qershorit. Me gjasë ka nisur të duket një linjë e re në politikën shqiptare, e cila mund të çojë drejt mbylljes së epokës së tranzicionit. Me kusht që ta lenë të marrë frymë ata që sot e panë veten jashtë tryezave të vendimmarrjes.
Marveshje duhet te behet
Sakrifica duhet te behet nga te gjith
Rama u tregua tolerant
JU hapi ruge te mareve
RAMA ESHTE TREGUAR I ZGJUAR ME POLITIKEN E TIJ
Cdo gje duket mire sipas orekseve por eshte me vend te thuhet se PD duhej lene te rrokullisej ne zhdukje nje here e mire dhe te fshiheshin nga skena te gjitha fytyrat e llumbit qe e perbejne.
Ky eshte vallezim me djallin dhe jo tolerance midis engjejve si po mundohen ta pershkruajne orekset e ndryshme.
Ne fund te fundit PD bojkoton dhe ngre cadren perseri tek sheshi po i humbi zgjedhjet!
Perse duhet te vazhdojme e te presim akoma pas nje cerek shekulli qe ky grup te behen njerez kur ata jan lindur derra e dosa?????! Ata nuk do behen njerez as per 1000 000 vjet! Eshte rregull i evolucionit qe i ka bere ata ashtu si i ka bere mendje derra ne fizik njeriu!!
DARDHA E KA BISHTIN MBRAPA .
Vetingu ne mes. ….me pas flasim…
Rama eshte I qarte ne ate qe beri”: sakrifikoi pushtet per te shmangur krizen. Keshti AI kalon vetingun, keput lidhjet e vjetra Meta-Berisha, fiton zgjedhjet dhe me tej mbetet lojtari kryesor ne politiken Shqiptare.
Rama i fitoi te gjitha. Te tjeret jane me goten bosh.
se sa lider do te jete Lulush shalengjituri, kjo do te shihet kur te behen zgjedhjet per kryesine e PD.
Nga Rama presim se si do ta implementoje e zbatoje me te vertete vetingun.
Sa per rrjedhen qe moren ngjarjet, as Rama e as plehrat e PD nuk e kishin / kane ne dore. Ligjin e Maliqin e ben USA & EU
DIALOG I DOBISHEM ne vend te epilogut !
Luli ;-O Edo ,shiko ketu, me shpeto vella,,,te lutem lesho pak pe !!!!nuk dua pushtetin ore ,por ne radhe te pare dua te me hiqet nga shpina ai rriqena…..!
Edi ;- ku e ke fjalen ? Per doktorin ,te them….,ai me eshte bere hije ,mor burre,,,,,Athere kur isha me ne Kosove me vajzen e tij…..me thoshte mblidh thashetheme dhe deklaroji te UMNIKU,se do te te bej kryeminister <<<!
Bera cmunda ,por nuk me shqitej ajo kotherja ,e bija e tij dhe me plotesonte dokumentat !
Me beri minister te transporteve,parate e rruges se kombit i mori ai te gjitha se ja kishte borxh Podestes !Ne 21 Janar,urdherin e dha ai !Cfare te beja ,mor burri dheut ,te lutem me jep nji shanc te dal nga kjo gjendje !
Nuk dua pushtet as ministri,ti me jep emrat se cilet do ,dhe une bej propozimin publikisht .
Veme edhe ate paketen europiane dhe me kerko cfare te duash !
Edi ;- Mire atehere ,degjo ketu ;Do ta shuajme doktorin ,se une kam jete te dyte nga ai,nuk e kam harruar ,Lul !
Dua dhe une te heq rriqeren time,Ilirin, ;Do kerkosh ministrine e drejtesise qe ta ndrroj dhe shume te tjera si dhe shume drejtori qe i ka ai,mire Lul,.
Pra, partite e vogla dhe te mesmet ……e kupton,,,fssshhtttttt,ti fshijme se na cane gajden keto !
Luli;- Ne rregull.more Edo, !
Do te bejme dhe vetingun,dhe do te deshmosh te gjitha se ke qene nen presion ,dhe une do te bisedoje me ata syvegjlit ,dhe do dalesh i lare ,ok ?
Luli ;-Ah ,faleminderit ,do te kem vella ,kam 3 muaj qe nuk fle as diten as naten ,Edo !
Athere ,kam edhe gjera te tjera ,ti do ti pranosh te gjitha ,dhe une do te mundohem dhe do te ndihmoj ,te jap fjalen e burrit ,dhe hajde te shkosh te flesh tani ,se kaloj ora 1 e nates !
Rama,hajde qepalla,
Luli ;qepalla ,vlla ,nuk do ta harroj tere jeten,dhe mos kujto se do te kerkoj ndonjihere karrigen,jjoooo ,kurre do te vij edhe ne PS,me bej ndonji kryetar komison votimesh …ose cfare te duash ,Edo ;;;;Faleminderi gjigand i ballkanit !
hahaha, kjo ishte e lezetshme
Rama e di qe sado leshime ti beje opozites, do ti fitoje thelle zgjedhjet e ardhshme. Mbasi I ngopi idjotet e PD-se me lugen e zbrazur, I detyroi te pranojne te votojne vetingun dhe kur koha te vije qe Basha me Salen te shkojne ne qeli, nuk kane goje te flasin per gjoja persekutim politik, pasi vete e kane votuar ligjin qe u ben gropen. E dija se Rama ishte I zgjuar, por pas kesaj qe arriti, do ta quaja sipas dialaktit shkodran … “zog kurvet”
Haha @Detari ka shume mundsi,i kane fut dhe nji cap buk,kane mare nonji vize te bardhe dhe jane rregullu
Bravo Rama. Je lojtar I forte. Me levizjet e fundit ti nxorre jashte loje dy me te korruptuarit, Meten e Berishen. Rruge te mbare!
DERI TANI PRA KETO 27 vjete e kane pase ne dore fatin e SHQIPERISE POLITIKANET TANE (ME NDERE JUSHE ). TANI E KANE MARRE TE TJERET NE NE DORE .( USA + CE).TANI NA NGELET ME PRITE SI GJITHMONE. ISHALLA PER HAJER.
3gzzg4gdzxfzgfnzd
PD ju jane dhene Hipotekat aty ku korrupsioni eshte ne majat me te larta fale njerzeve te Berishes qe e bejn te mos funksionoj sic duhet kete instutocion dhe pikerisht kete instuticion ata ja lane perseri PD se Saliut kjo eshte shkerdhatllik nga a a Rames nuk ka pike dyshimi por nhe gje duhet te dije Rama kkkk pa Hipotek funksionuse tja rruaj Vetingut e Shtetit qe ka marre persiper te ndertoj pa Prone Private nuk ka Shtet Demojrat dhe kjo vazhdon te caloj ne kete vend sa gjate te jete Saliu dhe banda e tij e gjygjtareve qe vendosin per te tilla gjea te rendesishme te nje Shteti