Kryeministri Edi Rama ka folur nga Korça, edhe për marrëveshjen e arritur me Lulzim Bashën.
Ai tha se marrëveshja u bë për të futur PD-në në zgjedhje, jo për t’i dhënë pushtet.
“Gjykatësit e korruptuar i kanë ditët e numëruara. Vetingu çelësi për një Shqipëri të re. Fakti që bëmë një marrëveshje nuk do të thotë që ata u futen në çadër se nuk kishin frikë nga vetingu.
Do të thoni ju o doli frika. Unë këtë nuk e diskutoj sot. Ka ardhur koha ta çojmë amanetin në vend. Ne i donim ata në zgjedhje. Nuk kishte asnjë shije nëse ne hynim pa ata në zgjedhje.
Sot jemi në këtë situate. E morëm vetingun para mbarimit të mandatit.
U dhamë një mundësi të madhe të kthehen brenda sistemit.
Një gjë besoj, por nuk mendoj se e ha njeri se ne u kemi dorëzuar qeverinë apo që kemi ndarë qeverinë me ta.
Apo që ata kanë thonë se na kanë dorëzuar gjysmën e qeverisë dhe do të bëjnë tjetër.
Kjo nuk është sakrificë për Nikon që të mos jetë zëvendëskryeministër deri datën e zgjedhjeve” tha Rama.
Po garanci per mos ndeshkimin e Lulit dhe zoterote? Edrama po behet me pelivan se Meta, me qetesi dhe dashuri fiton besim te mileti shqiptar.
Lista e institucioneve me te rendesishme te shtetit qe jane sot ne dore te Berishes: Kryeprokurori, Ministria e Drejtesise, KQZ, SHISH, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave,Ministria e Shendetesise,Ministria e Arsimit. Populli me 23 Qershor votoi qe ekzekutoret e 21 Janrit te shkojne pas hekurave te burgut e ti i riktheve ne pushtet.