Nuk është palla, or bir!

20 Maj 2017, 11:18Politika TEMA

Nga Artan Lame

Në këtë klimë mosbesimi të ndërsjellë, kryetari Basha i opozitës, me të drejtë të vet kërkoi që ta merrte ndën kontroll Aluizni-n, se mos e ndihmon të fitojë vota.

Nga an’ e tija kryeministri Rama pa u menduar dy herë ja dha këtë kontroll.

E kjo punë, më sjell ndër mënd një histori prej qëmoti.

Barleti mes të tjerash shkruan për një ndodhí që s’di sa është e vërtetë, por edhe pa gjë zor të jetë.

Sulltan Mehmetit, pasi u mund e u mund nga Skënderbeu ynë, i shkon një llaf që ish hapur, sipas të cilit Gjergji paskësh një pallë të madhe larë me flori, e cila bënkësh kërdi mbi kokat e turqve.

Atëhere Sulltani çon një dërgatë që ja kërkon pallën Gjergjit me çdo çmim.

Gjergji nuk ua bën dy fjalën dhe e dorëzon pallën në dorë të dërgatës, por duke ju thënë:

“I thoni zotit tuaj që nuk është palla, por krahu që e mban, ai që ka bërë kërdi mbi kokat tuaja”.

Edhe në këtë punën tonë, nuk ishte palla, ligje a përdorim fushate, që na bëri që të fitojmë zemrat e mbi 100.000 familjeve që përfunduan procesin çerek-shekullor të legalizimit të pronës së tyre.

Ishte krahu, puna e përkushtimi i qindra djemve e vajzave që shkuan shtëpi më shtëpi cep më cep të Republikës, që na i dha këtë rezultat.

Do të rrojmë e do të shikojme që, edhe ne keto zgjedhje, kështu do jetë.

7 komente në “Nuk është palla, or bir!”

  1. Ylberi says:

    Or taj qe thanin durt p tkesh bër pun tmir do tkujtojn mileti.. Do flasin brez pas brezi për ty.. Ku e ke hallin or tej..

    1. Lil Toronto says:

      Keshtu si e flet shqipen ti, i bie qe emrin t’a kesh Ilber dhe jo Ylber.

      1. ylberi says:

        re pre e kamuflimit toronto i vogel ( kot tu pergjigja per gallat)

  2. Anarko-Sindikalisti says:

    S’e ben shpata qe eshte hekur i dheut, por krahu i forte i Skenderbeut!

  3. Palluqja says:

    Po ti je pall per vete mor lo..e! A e kuptoni sa pak pnerdh Rama per ju se ju ka si zara dhe ju heq r ju ve sa here i do palla! Beri mire qe hoqi nje palle me pallen e vet!

  4. Xha Selimi says:

    O Lame , po jemi ne kapitalizem o derman . Ti po e ndjen veten te afte ne ndonje drejtim paraqitu ne QKL merr licensen dhe vazhdo or tungjatjeta . E hap kur do zyren e mbyll kur do . Fiton panvaresine dhe dinjitetin . He xhan i xha Selimit !

  5. Kostandin says:

    Z Artan …Kam shume respekte per ty ..Puna qe Ju keni bere ne drejtimin e ALUIZNI-t mendoj se eshte shume per tu resperktuar …..eshte nje ishull i te moralshmes ne kete xhungel te pamoralshme….Z Artan ne nuk jemi perjashtim i realitetit historik………Shqiperia eshte ne nje periudhe tranzicioni thelbesore …pothuaj revolucion….dhe ne te tilla rrethana ka nevoj edhe per “Gavrosh”…..Do te uroja qe edhe Rama ne funksion te Shqiperise te ishte nje “Gavrosh”……Historia duke kaluar vitet ,flet pa emocione

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje