Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në studion e emisionit “Oktapod”, duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, u shpreh se futja e opozitës në çadër ishte veprimi më ekstrem, ku e quajti atë edhe si një veprim kamikaz.
Ndërkohë i pyetur nga gazetari Turja Hyska, se çfarë mendonte ai, se përse Ilir Meta ndonëse u zgjedh president i ka intensifikuar daljen në fushatë për LSI-në, Rakipi tha se Meta është lideri i saj.
Ai tha ndonëse Petrit Vasili është kryetari i ri i LSI-së, por ai nuk është lideri i saj.
Sipas Rakipit, Vasili është thjesht i emëruar, ndërsa lider vazhdon të jetë Ilir Meta.
po si mundet presidenti metaj te dali dhe te beje fushate per partine e tije???!!!