Ben Blushi: Sot u varros Republika e Re, tani qeverisemi nga Rama-Berisha-Meta

22 Maj 2017, 19:57Politika TEMA

Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, ashtu siç edhe u pa nga votimi në Kuvend i ministrave të rinjt teknikë dhe zv/kryeministrin, u shpreh para mediave se se kishte votuar kundër ministrave të rinj.

Në prononcimin e tij, Blushi u shpreh se sot u shënua varrosja e Republikës.

Sipas tij ‘qeveria e re’ po tenton të fshihet para se po populli t’u japë ndëshkimin e merituar.

Ai u shpreh se nuk mund të votonte një qeveri Rama-Meta-Berisha.

“Kjo është një qeveri e Rilindjes, çadrës dhe partisë së presidentit.

Ajo nuk garanton asagjë, as për votim elektronik, as për financimin e fushatës, as për mbulimin mediatik të saj” ka thënë Blushi.

Ai ka shtuar se vetëm sot kryeministri ndenji mbi dy orë në ekrane.

“Mbajeni mend 22 majin si ditën kur Rama, Berisha dhe Meta u bënë bashkë në qeveri dhe do bëjnë sërish zgjedhje pa qenë asnjëri në opozitë.

Kush do një vend normal nuk mund të shkojë në 25 qershor për të votuar pro partive të kësaj qeverie” ka thënë Blushi.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme plenare ra në sy përveç votës kundra të Blushit dhe Hafizit, edhe vota kundër e deputetëve të LSI-së ku u votua për shkarkimin e Petrit Vasilit nga posti i ministrit të Drejtësisë.

4 komente në “Ben Blushi: Sot u varros Republika e Re, tani qeverisemi nga Rama-Berisha-Meta”

  1. butrinti says:

    MORE BLUSH . EDI RAMA SHITI GJYSMEN E QEVERISE JO VETEM PER ZGJEDHJET POR PER TE BLERE SHBLLOKIMIN E REFORMES ME E DOMOSDOSHMJA PER SHQIPERINE EUROPIANE . KETE BENI SIKUR NUK E KUPTONI JU DHE PSIKOPATO ANALISTET.

  2. librashitesi says:

    u varosen partit e vogla [sa per te marr vetur nga shteti dhe rroge deputeti] si libra o libradjegur qe ste lexon njeri

    1. Neni 499 says:

      Per nje rroge deputeti rrinte aty ku ishte me liderin tend suprem dhe bente idiotin e bythelepiresin njesoj sic e ben ti. Po nderro nick se e shumta ti je shites qepesh. (Megjithe respektin per shitesit e qepeve).

  3. LORA says:

    Kur blush-dalzotes-krenarist-nano-kurves I varrosen mundesite per dallaveret e tij,,,ai e quan kete varrosje te republikes.
    Eshte lajm I mire,,,,gjellitesve ,pa din e pa iman te parave e pasurive te shqiptareve,po u soset vaji I kandilit.E thone dhe do t’a thone ne njemije menyra,me gojen e tyre ,,,deri me 23 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje