Zhbllokohet Vettingu: Votohet pas një stërgjatje të pafund. Zgjidhet dhe kreu i KQZ

22 Maj 2017, 22:46Politika TEMA

Kuvendi miratoi me 123 vota pro ligjin e Vettingut që i hap udhë ngritjes së komisioneve ad-hoc në kuadër të reformës në drejtësi.

“E kam pritur shumë këtë moment kur të dilja nga dera e parlamentit dhe tu thoja shqiptarëve që vettingut do të fillojë dhe që tanimë reforma në drejtësi nuk ndalet. Është një moment shumë emocionues sepse është një moment që të bën të thuash me plot gojë që politika është një forcë për mirë kur përdoret për qëllime të mira”, tha Kryeministri Rama në fund të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Votimi i vettingut i paraprinë ndryshimet në Kodin Penal, sipas marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës për kriminalizimin e shit-blerjes së votës si dhe disa ndryshime në ligjin për partitë politike dhe për mediat audiovizive.

U votuan gjithashtu edhe Klement Zguri në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Denar Biba, që kalon anëtar i Komisionit.

10 komente në “Zhbllokohet Vettingu: Votohet pas një stërgjatje të pafund. Zgjidhet dhe kreu i KQZ”

  1. shqip says:

    Perderisa individi Sali Ram Berisha eshte ne gjendje te emeroje , shkarkoje, shkaterroje , dhe te kercenoje , vetingu eshte gjeja me qesharake. Nje kantier qe falimentoi qe ne nisje. Kush me thote qe ligjet qe Jane ne fuqi nuk paskan Force te denojne funksionare te larte. Mos u tallni me ju lutem. Sidonos amb Lu , qe me shume merret me Berishen , se sa me familjen. Shteti legjitim deshtoi para shtetit paralel . Baftjari me shishe birre triumfoi para policit, sherbetorit te ligjit . Kqz , autoriteti me i larte i çertifikimit te votes , deshtoi para tezultatit ne tavoline . Ndoka , Duka, Duke , Mediu , do hyjne ne parlament si te pa zgjedhur . Ta lene ketu se jemi shume gjynah.

  2. artan says:

    Askush nuk beson me tek vetingu. Ashtu sic pritejm u be nje koalicion I gjere per te cbere askpekte te rendesishme te vetingut. Ne fund do ngeli ne rrjete ndonje peshk I vogel, por keta te medhenjte jane kujdesur ta bejne ligjin sipas menderes.

  3. Shidhjaksi says:

    Nuk ka turp me te madh se ky Klemend Zguri.
    Ky do i marre me qafe zgjedhjet.

  4. cfare ndodhi qe u aporovua?Pse u zvarrit kaq shume ? keta plehrat qe kundershtonin kishin hall se do e kapte Rama,keta donin te ndryshonin nja 7 pika dhe papritur e pa kujtuar ne nje nate vere u mblodhen kok apo byth me byth dy veta dhe u gdhine me nje marreveshje te kryer.
    Mos valle fshihet dicka e piste qe ti edhe une do shpetojme,te gjithe politikaneve e rangjeve te larte ju eshte amnisti per ata milionat qe kane(vjedhur) apo si gjithmon ligjet behen per te pasurit qe ta hane te varferit qe jane rjepur dhe ropatur per te pasurit.

  5. Blaublut4 says:

    Nuk mundet tja nzirni dot popullit syte,sa te doni se nuke mund ta mashtroni. Ky veprim(votim) eshte i barasvlefshem me zero per arsye se perderisa u moret veshe qe nga drejtesia te mos preken asnje nga politikanet per krimet e bera ndaj shtetit e popullit, nuk e votuat nga kjo, per arsyese se kriminelet politik dalin nga ky proces te paprekshem, per kete arsye vetingu qe ne startim eshte i pavler.

  6. lelegu says:

    Rama eshte komplet delirant dhe qesharak. Po me keq se ai eshtr palo gazete me gazetaruce qe i lepijne carin e Rames cdo dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje