Nuk ka pasur asnjehere nje ftese serioze dhe asnjehere asnje refuzim nga ana e LSI per koalicion me PS-ne. Keshtu eshte shprehur sot ne studion e Eni Vasilit, kreu ne detyre i Kuvendit, Ilir Meta.
“S’ka pasur asnjherë një ftesë serioze. Mund të ketë pasur në takime të tilla që i bëjmë 71 pa LSI edhe me PDIU por bëjnë mirë të vijnë dhe ata.
Më shumë ka pasur ngacmime jo ftesa serioze.
LSI ka qenë tepër korrekte në këtë koalicion dhe LSI ka qenë e qartë që do të shprehet për koalicion pasi të përfundonte përiudha e këtij mandati dhe reforma zgjedhore, pra pasi të përcaktoheshin rregullat e lojës.
Dhe natyrisht ka qenë e hapur që të bëhej edhe një bilanc i qeverisë në këto 4 vjet për të rikonfirmuar një koalicion të ri që ajo asnjëherë nuk e ka përjashtuar.
Nuk u bë për shkak të atyre zhvillimeve dhe askush nuk duhet të ankohet”, tha Meta.
Sigurisht, m pare duhet ndare llokma, e pastaj shohim e bejme. Si nuk keni pak pergjegjesi per drejtimin e ketij populli, por mendoni vetem per vehten e familjen tuaj, pamaresisht se ne cfare pozicioni jeni. Zoti president hiqni dore nga maskaralleqet e perkushtoju nje here ketij vendi.