Duket se marrëveshja mes Edi Ramës dhe kreut demokrat, Lulzim Basha do të ndikojë edhe në hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës për dyshimet e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, pas vendosjes së çadrës së demokrateve për 90 ditë përpara Kryeministrise.
Një burim i tha Top Channel se gjatë kësaj kohe prokurorët kanë kryer verifikimet përkatëse dhe po diskutojnë t’i mbyllin hetimet duke i pushuar.
Argumenti kryesor i prokurorëve pritet të jetë mungesa e faktit penal. Bëhet fjalë për kallëzimin e depozituar nga policia e kryeqytetit në datën 18 shkurt, pikërisht ditën kur në bulevard u ngrit çadra e opozitës.
Në të njëjtën ditë, Policia e Tiranës referoi në organin e akuzës për procedim penal, organizatorët e protestës Enno Bozdo dhe Arben Ristani.
Sipas policisë, ata dyshoheshin për veprën e protestës së paligjshme pasi nuk ishin vënë në dijeni Drejtorinë e Policisë Tiranë për instalimin e çadrës. Pas 90 ditëve në bulevard, çadra u hoq prej andej me daten 18 maj.
Kjo do te thote se ligjet shkelen me dashje. Nerstese ata qe ngriten cadren ne kundershtim me ligjin per tubimet duhen denuar sips ligjit. Ligji denon shkeljet e nuk niset se cili u pajtua e cili jo. Pse kur dy njerez ia falin njeri tjetrit gabimet u thuhet : Jo. ligji do veproi se kini thyer rregullat. Ne kete raste pse pushohet ceshtja? Derisa eshte shkelur ligji,personat duhen denuar sipas nenit qe i takon. Po dihet se cila eshte drejtesia te ne.. Aferim prokurori…..