Kryesuesi i listës së Partisë Socialistë për qarkun e Gjirokastrës Bledi Çuçi çeli fushatën elektorale në Fushëbardhë, ku u prezantua edhe kandidati tjetër me origjinë nga ky fshat, Flamur Golemi. Çuçi u shpreh se me gjithë vështirësitë e mëdha të trashëguara nga qeverisja e mëparshme, në 4 vitë është investuar në qarkun e Gjirokastrës aq sa janë investuar në 15 vite të marra së bashku.
“E di që jemi borxhli, sidomos për zona si Fushëbardha sepse ndoshta nuk ka ardhur deri këtu forca transformuee që kemi treguar me rezultate konkrete, por na është dashur të përballemi që ditën e parë në qeverisje me probleme të jashtëzakonshme. E kemi gjetur Shqipërinë në prag humnere, ku duhet të paguanin 700 mln borxhe, me një arkë bosh që gjetëm kur morëm qeverinë.
Janë 40 mln euro që janë investuar në 3 vite vetëm për Gjirokastrën, për të nxjerrë në pah mrekullinë shekullore që ndërtuan të parët tanë.
Shumë shpejt Gjirokastra do kthehet në destinacionin kryesor të turisteve në Shqipëri, për një fundjavë. Të gjitha këto janë premisa, për të mos shkuar emigrant jashtë vendit”
Më tej, ai iu prezantoi banorëve të Fushëbardhës programin për Rilindjen Rurale, ku theksoi se forca transformuese e qyteteve të Shqipërisë do të vijojë të shtrihet në çdo fshat.
“Unë sot vij me një premtim në emër të PS, që në 4 vitet e ardhme do nisim një paketë të madhe që do e quajmë Rilindja Rurale. E gjithë kjo forcë transformuese e qyteteve, në 4 vite do zhvendoset në rimëkëmbjen e fshatrave të Shqipërisë dhe pa diksutim përfituese do jetë edhe Fushbardha.
Sot që flasim janë 100 mln dollarë për rrugën rurale, për përmirësimoin e rrugëve rurale, për asfalt dhe fillojnë projektet, janë gati projektet dhe 71 mln dollare janë gati për rrugët e bujqësisë, kanalet vaditëse që përshkojnë fushat e Shqipërisë dhe për cilat ka nevojë jetike fshati.”
220 mijë hektarë tokë, sot që flasim vaditen nga kanalet që ne kemi pastruar në 2 vite, kjo shumë është e barabartë më dyfishin e hekrarëve që janë vaditur në 20 vite tranzicion.
E gjith kjo valë investimesh për bujqësinë so shtrihet ne 4 vite në gjithë Shqipërinë dhe ky është një premtim që mbjmë para çdo fermeri.”
Në përfundim të fjalës së tij, Çuçi u shpreh se pas shumë vitesh gënjeshtra nga PD, në mandatin e dytë do të përfundojë rruga Kardhiq – Sarandë, e cila gjallëron ekonomikisht zonën dhe shkurton 60 km distancën nga Saranda.
“Në fund edhe një pretim që shumë shpejt do e dëgjoni edhe nga Kryeministri, është një premtim që nuk është bërë asnjëherë, dhe mund të quhet historik, më në fund ne, qeveria shqiptare, ka vendosur që ta fusë bërjen rrugën ng aura e Kardhiqit në Sarande tek projekti 1 miliardë euro I shpallur për 4 vitet e ardhshme.
Do vijmë këtu pas 4 vitesh, jo vetëm me fuoristrada, por edhe me biçikleta për turizëm, Por derisa të shkojmë në atë 4vjeçar, duhet të shkojmë në 25 Qershor në kutitë e votimit. 25 Qershori është një datë shumë e rëndësishme sepse na ndan përfundimisht nga tranzicioni.”
Plotesisht dakort z. Cuci!
Bravo,nje project ide mjaft efikase,ne se realizohet,me shume vlera per kedo ,por ne menyren te vecante per Fushe Bardhen ,nje perle fantastike me malet per rreth,per Zhulatin,Bashaj,Kardhiqin,Vergo,Fushe Verri e gjithe zonen rreth tyre,ku edhe vete Gjirokastritet e qytetit por edhe te lugines se Drinos ,Tepelenes e Permetit do t’a mesojne shume shpejt leverdine per zhvillimin e turizmit malor.Eshte zona qe shpresoj te kete shpetuar nga 27 vitet e barbarise se Neroneve Shqiptare me ne krye Saliun shkaterrimtar .Skerfica,Piksi,Mali I Gjere e deri ne fushen e Vrines do te martin jete ne se realizohet ky premtim.