Kukësi kampion, skuadra merr çmimin e “Mirënjohjes” nga Bashkia

29 Maj 2017, 17:16Sport TEMA

Futbollistët e Kukësit, që u shpallën kampionë në sezonin 2016-2017 të Kategorisë Superiore, duke regjistruar ecurinë rekord me 35 ndeshje radhazi pa pësuar humbje, u vlerësuan me “Mirënjohje” nga bashkia e Kukësit.

Në emër të Kampionëve, shefi i Klubit Jonuz Hallaçi, trajneri Ernest Gjoka, kapiteni Rrahman Hallaçi, fituesi i “Këpucës së Artë”, Pero Pejiç, por edhe lojtarët e tjerë falenderuan bashkinë për vlerësimin duke siguruar të gjithë banorët e Kukësit se ekipi do të vijojë të jetë në nivele të larta.

Ata theksuan se me lojën e pastër, përkushtimin dhe vendosmëri ekipi i Kukësit do të jetë ambasador i promovimit të këtij qyteti, përmes futbollit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje