Lefter Maliqi ultimatum Bashës: Deri në 12 të natës ke afat për premtimet e pambajtura, nuk jam i pranishëm në fushatë

29 Maj 2017, 14:46Politika TEMA

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Beratin Lefter Maliqi, ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në hapjen e fushatës së Partsë Demokratike në Berat. 

Sipas tij pret që paraprakisht të takohet me liderin e PD-së Basha për të cilin ka mjaft rrezerva. 

Maliqi thotë se do të flasë për premtimet e pambajtura të tij. 

Statusi i Lefter Maliqit

“Ndjesë.!

Të dashur miq,mbeshtetes,duke ju qënë tepër mirënjohës ju njoftoj se nesër në hapjen e fushatës në Berat ku z.Basha i Republikës së re bën prezantimin e kandidatëve nuk do të jem i pranishëm për arsye personale.

Nesër deri në orë 12 të Natës pres takim me z.Basha për premtimin e pambajtur të tij. Në ditët në vazhdim do ju sqaroj në takime të ngushta me ju.!

Detyrimi im për ju është i pashlyshëm,mirënjohja ështē shumë e thellë dhe e madhe,votat i kam personale mbi 10.000 pasi marreveshjen e kemi bere ju voten une premtimet dhe mbeshtetjen në cdo fatkeqësi e nevojë që dihet nga të gjithë,miliarda leke investime neinfrastrukture,arsim,shendetesi,kulture,ndihma familjeve në nevojë ne gjithe qarkun jane të prekshme nga ju etj etj per shkak të himazhit,origjines nga Kucova,vendlindjes ne Lapardha,si drejtues policie ne gjithe qarkun ne Berat,Skrapar e Kucovë,ish kryetar i komunës me te madhe Otllak-Berat me fitore te thelle,ish deputet dhe këto 4 vjet sakrifica te jashtezakonshme pranë jush.

Do të jem gjithmonë pranë jush pa dallim politik,zoti qoftë me ne. I juali Lefter Maliqi.!,” shkruan Maliqi në rrjetin social Facebook. 

Do të jem gjithmonë pranë jush pa dallim politik,zoti qoftë me ne. I juali Lefter Maliqi.!,”

2 komente në “Lefter Maliqi ultimatum Bashës: Deri në 12 të natës ke afat për premtimet e pambajtura, nuk jam i pranishëm në fushatë”

  1. taqi says:

    E Luludhja flet per blerje vote – ja urdhero shoku i tij, i tregon edhe pa iu dridhur qerpiku fare ne fcb duke deklaruar se ka 10 mije vota nga nderet dhe pagesat qe ju ka bere atyre qe i japin voten. Mbreti vdiq – rrofte mbreti.

  2. Dajti USA says:

    Interesant,kete radhe dhe gomari ka te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje