Një ndër emrat më të rëndësishëm në vite të Partisë Socialiste, Prof. Dr. Et’hem Ruka, ish ministër i Arsimit dhe ish ministër i Pushtetit Vendor, si dhe disa herë deputet i Parlamentit për Partinë Socialiste, në këtë intervistë me gazetën “Albanian Free Press”, analizon zhvillimet e fundit politike në vend. Z.Ruka ndalet në marrëveshjen e 18 majit mes Ramës dhe Bashës dhe vlerëson se partitë politike mund të kenë humbur nga vetja, por ajo që ka fituar më shumë, është Shqipëria. Duke konstatuar shumë kritika në adresë të z. Rama, Ruka pohon se opinioni publik nuk mund të shpërfillet, por shton se “ata që drejtojnë janë “të dënuar” të marrin vendime të rëndësishme edhe nëse karriera e tyre personale, vihet në rrezik”.
Z.Ruka vlerëson se “gabimi më i madh i Ramës, është se do të vrapojë shpejt dhe bëhet keq kur të tjerët nuk kanë forcë ta ndjekin”. Kurse shton se Rama, “është kryeministri më qytetar që kemi patur në këto vite, i cili krijoi modele të cilat kopjohen çdo ditë, edhe nga vetë opozita”.
Ndërsa lidhur me një aleancë të mundshme paszgjedhore PS dhe PD, z.Ruka tregohet i kujdesshëm kur thotë se “është ende herët për të shtruar pyetje të tilla”. Sipas tij, marrëveshja duhet provuar në dy pika kryesore, “në ecurinë e reformës në drejtësi dhe realizmin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pakontestuara”.
“Kur këto sfida të realizohen me sukses, – thotë z.Ruka, – koha do të imponojë zgjidhjen më të mirë”.
Si do ta cilësoni marrëveshjen e arritur mes Ramës dhe Bashës, a ishte në kohën e duhur dhe a u realizuan kërkesat e PD-së?
Pa asnjë mëdyshje, e konsideroj marrëveshje të rëndësishme, me gjithë ndjeshmërinë e lartë që ka krijuar brenda spektrit politik dhe në gjithë segmentet e tjera të jetës shoqërore. Ishte një marrëveshje e papritur dhe e paimagjinuar, por e përpunuar me kujdes e durim nga faktori ndërkombëtar, që shikon më larg për të ardhmen tonë, sesa shikojmë ne për veten. Asgjë nuk mund të jetë e përsosur, por një marrëveshje e cila sjell qëndrueshmëri, garanton zgjedhje të lira e të gjithëpranuara, që krijon premisa për ecurinë ekonomike të vendit, që i hap rrugë, fillimisht, katarsisit në fushën e drejtësisë dhe më vonë me segmentet e tjera të shoqërisë, forcon rolin e shqiptarëve në rajon si faktor stabiliteti, konsolidon orientimin euroatlantik të rajonit, nuk ka si të mos pranohet e mbështetet!
Jetëgjatësia e saj do të varet nga luajaliteti i nënshkruesve, por edhe qëndresa ndaj shkopinjve nën rrota, që nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë. Çadra e PD-së nxori në pah mjaft të lara dhe të palara. Në fund të fundit, kuptuam se ca nga padija e ca me ndërgjegje, ca të nisur nga interesat e veta e ca nga militantizmi, ishin gati ta çonin vendin në një katastrofë të re destabilizuese.
Sot, Shqipëria po merr frymë më lirisht, falë përpjekjes së një pjesë të mirë të politikës shqiptare dhe, mbi të gjitha, përpjekjeve të palodhura të BE-së, veçanërisht Gjermanisë së cilës duhet t’i jemi mjaft mirënjohës. Padyshim SHBA-së që mund të ndryshojë Presidentin e saj, por jo politikën në raport me shtetet e tjera. Pa mbështetjen e këtyre aleatëve që marrin vendime të rëndësishme në skenën botërore, çfarë mund të ishim ne?
Së fundi, si qytetar i thjeshtë e ndjej për detyrë të falënderoj, thellësisht, ambasadorët Lu dhe Vlahutin, të cilët nuk u kompleksuan aspak nga fyerjet dhe sulmet e pafundme të një pakice dhe të shpreh bindjen se do të mbahen mend gjatë edhe si miq të vërtetë të Shqipërisë, për përpjekjet e jashtëzakonshme në integrimin euroatlantik të vendit!
Në kauzën e çadrës sa vend zë kjo marrëveshje dhe sa ngelen të kënaqur militantët e PD dhe PS me të?
Unë besoj se, partitë politike mund të kenë humbur nga vetja, por ajo që ka fituar më shumë, është Shqipëria. Kam parë shumë kritika në adresë të z. Rama. Opinioni publik nuk mund të shpërfillet, por ata që drejtojnë janë “të dënuar” të marrin vendime të rëndësishme edhe nëse karriera e tyre personale, vihet në rrezik. Unë, personalisht, e mbështes fort Edi Ramën në këtë ndërmarrje, megjithëse në Shqipëri ka kaq shumë minavënës, saqë do të mundohen ta hedhin në erë këtë marrëveshje. Jam i bindur se nuk do të mundin, për sa kohë në themelin e kësaj marrëveshje qëndron Europa e Bashkuar dhe SHBA. Mua nuk më interesojnë aspak llogaritarët të cilët, çdo ditë, thonë se kush fitoi më shumë, Basha apo Rama. I vetmi sondazh që duhet bërë, është: çfarë përfiton e ardhmja e Shqipërisë, nga kjo marrëveshje.
A ishte çadra zëri kryesor në arritjen e marrëveshjes dhe pse bëri kaq lëshime Rama?
E drejta e opozitës për të demonstruar dhe protestuar, është një e drejtë kushtetuese. Në këtë plan nuk ka vend për diskutim. Maratona e gjatë e kësaj proteste, pati të mirat dhe të metat e saj. Protesta ishte paqësore, me gjithë gjuhën e fortë dhe shpesh me karakter dhune. Pa marrëveshjen nuk do të dihej se cili do të kishte qenë fati i kësaj partie dhe i vet drejtuesve të saj. Rama i dha oksigjen për mbijetesë Lul Bashës.
PD-ja luftoi për kauzën e zgjedhjeve të lira, megjithëse në mjaft raste i ka masakruar ato; luftoi kundër kriminalizimit të administratës dhe këtë e duan të gjithë. Luftoi kundër kultivimit të kanabisit, por vetë nxiti “shkollat profesionale” për kultivimin e kanabisit në Lazarat e Dukagjin. Për mendimin tim, çadra mund të ketë tronditur, por nuk arriti ta përmbyste opinionin që kanë shqiptarët për historinë e qeverisjes së PD-së gjatë tranzicionit shqiptar. Për fat të mirë, çadra i ka dhënë mundësinë Bashës, të largojë pjesën e përfolur nga vazhdimësia politike, por për fat të keq, stigmatizoi si grup “armiqësor” kujtesën historike të saj, Eduard Selamin, – një ndër drejtuesit e PD-së në kohë të vështira. Jozefina Topallin, – një figurë emblematike dhe të papërsëritshme për PD-në; Astrit Patozin, – kryetar i grupit parlamentar, për shumë kohë, dhe gazetar i njohur i së djathtës. Padyshim dhe Majlinda Bregun si një deputete me mendje të hapur dhe europianiste e spikatur. Nuk e dëgjova asnjëherë Bashën nga çadra, të distancohej nga fyerjet dhe sulmi në kor kundër tyre dhe kjo më trishton.
Sa për Ramën, askush mos të kujtojë se është një politikan pa përvojë dhe që trembet, ndaj tërhiqet e bën lëshime. Rama si të gjithë ne, është qenie njerëzore që gabon. Gabimi më i madh i tij, është se do të vrapojë shpejt dhe bëhet keq kur të tjerët nuk kanë forcë ta ndjekin. Për mendimin tim, është kryeministri më qytetar që kemi patur në këto vite, i cili krijoi modele të cilat kopjohen çdo ditë, edhe nga vetë opozita. Kryeministri Rama ka shumë mbështetje në elektorat, ashtu siç ka edhe të pakënaqur, të cilët jam i bindur se do të votojnë përsëri për të dhe partinë e tij. Rama në dallim nga Basha, ka mbështetje të fortë ndërkombëtare, dhe kjo nuk meritohet me konjuktura të vogla, por me vizione të mëdha. Populli ka intuitën e vet mahnitëse dhe di të ndajë egjrën nga gruri.
Pse u tërhoq Basha nga qeveria teknike?
Është mjaft e thjeshtë. Basha dhe partia e tij, pa pranuar këtë marrëveshje, do të kishte qenë në buzë të greminës dhe izoluar ndërkombëtarisht.
Në këto kushte të zhvillimit të ngjarjeve, a e ndjen PS veten të aftë për fushatë dinjitoze?
Nuk kam asnjë dyshim se PS-ja, do të jetë forca e parë në zgjedhjet e radhës. Ajo nuk ka asnjë arsye për të qenë e kompleksuar, përkundrazi ka bërë gjithçka të mundur për të çuar Shqipërinë, sa më shpejt, drejt Europës dhe për të filluar katarsisin institucional brenda vendit. Çdo parti që është në qeverisje, ka për çfarë të kritikohet dhe duhet t´i pranojë, me modesti, gabimet në emër të së ardhmes. Reformat e ndërmarra nga kjo qeveri në fushën e administrimit të energjisë elektrike, reforma administrative, e pensioneve, kundër diplomave false, për arsimin profesional, reforma për rilindjen urbane, suksesi në legalizimet e zonave informale, rritja ekonomike mbi 3.5%, investimet për kanalizimet dhe ujitjen në bujqësi, moratoriumet për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit, etj., e mbi të gjitha, reforma në drejtësi, janë asete të forta të kësaj force politike, në këto zgjedhje.
LSI, jashtë bisedave të marrëveshjes. Mos vallë ka rënë pesha e LSI-së në elektorat?
LSI-ja është një forcë politike e majtë, e cila ka ardhur vazhdimisht në rritje dhe ka luajtur rol kyç në zhvillimet politike të vendit. Kjo forcë ka krijuar identitetin e vet dhe, shpesh, është treguar pragmatike për të arritur synimet. A do të vazhdojë ta luajë rolin e saj të peshores edhe në ardhmen? Mbetet për t’u provuar, por pa u anashkaluar. Lidershipi i kësaj partie, është mjaft dinamik dhe i motivuar në punën me strukturat e veta.
Po Berisha, a pati rol në këtë marrëveshje?
Pa dyshim që po. Berisha mbetet udhëheqësi shpirtëror i PD-së. Askush nuk mund të besojë se mund të ketë vendimmarrje në PD, pa kaluar nga zyra e doktorit. Basha, në dallim nga Rama që është i lirë, mund të veprojë vetëm nën hijen e Berishës. Emërimet e fundit për ndryshimet në kuadrin e marrëveshjes, janë prova më e mirë se Berisha luan edhe urat më të vogla në këtë parti.
Cili ishte roli i ndërkombëtarëve në këtë marrëveshje? A ishte roli i tyre kryesor?
E shpjegova edhe më lart. Ata kanë punuar me durim të admirueshëm dhe tepër të koordinuar për të zgjidhur ngërçin politik në Shqipëri. Në këtë përpjekje u bënë bashkë të majtë e të djathtë, europianë dhe amerikanë. Besoj se, tashmë, është e qartë, për të gjithë, se problemi nuk qe Edi Rama, por lidershipi i PD-së. Pa ndihmën e tyre, kjo marrëveshje nuk kishte shanse të ngjizej. Unë besoj se këta faktorë e monitorojnë në vazhdimësi këtë marrëveshje, sepse ata e dinë që pa u tharë boja e saj, mund të hidhet sërish në erë.
Besoni në një aleancë paszgjedhore PS dhe PD?
Është ende herët për të shtruar pyetje të tilla. Marrëveshja duhet provuar në dy pika kryesore, në ecurinë e reformës në drejtësi dhe realizmin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pakontestuara. Kur këto sfida të realizohen me sukses, koha do të imponojë zgjidhjen më të mirë. Fati i Shqipërisë është i shenjtë, ai i partive është i rëndësishëm, por jo i domosdoshëm! Përvoja ka treguar se partitë lindin e vdesin, por kombet e civilizuara përparojnë!
Shpresoj që të mos ketë komente idiotësh per kete shkrim brilant te Ethem Rukës. Natyrisht qe militantet e pasherueshem nuk heqin dore nga idiotësitë e tyre, por shpresoj qe njerezit ta lexojne kete shkrim dhevte mos ndjejne nevojen per te folur dhe shkruar budallalleqe por te mendohem shtate here para se te flasin.
Te shohim kush do te jete idioti I pare mitant qe do shaje sa majtas edhe djathtas.
me te vertete e meriton titullin ;Doktor , Profesor zoti Ruka !
Analize shume e sakte. Drejtues te till me bizion europian i duhen Shqiperise
E vetmja we nul pelweva rshte fjala doktor para emrit Sali
Saliu ka qene doktor para 35 bjetesh, por nuk eshte me. Ka 25 vjete qe nuk ushtron profesionin,
Kush i jep hapesra ketij hajduti dhe b…..lepirsi mor aman.
Ky eshte nje nga hajdutet me te medhenj te politikes se korruptuar te Shqiperise keto 27 vjet.I krrimbur ne apartamente,vila dhe para.Nuk e kupyoj se si mund ti justifikoje.Nese i kerkohet natyrisht.
Profesor qe jep leksione se kur vet deputet s bera asnje gje per zonen tende dhe ne fushat kur vije as nje kafe te zeze nuk qerasje.Ik aman se me fjale te merni ne qafe ju kur vjen puna te hallet e miletit as u ruhet kari fare.ok profesore!
Jam Lab dhe si I till ndehem krenar per fjalime te tilla .Dc Ruka dhe shume te tjere si ai e bejen Laberine te jete ne cdo kohe me kryet lart.
Analize e sakte.Por ka dhe komentuse me Emer te bukur , qe duan te flasin por s’kane tru.
Te faleminderit Profesor Ruka !
O Et’hem po ku i ke gjetur ato statistika per rritjen ekonomike te shqiperise me 2015, me 3.5% ??/ lexoje “rritjen” (zbritjen)ekonomike te shqiperise per vitin 2015;Po sa socialiste te pashkolle jane ne shqiperi qe besojne verberisht mashtrimet e Edi Rames? faktet te nderojne ose te turperojne; Edi Ramen e kane turperuar ne keto 4 vjet. ketu pershte I ke prodhimin e pergjithshem damestik qysh prej 2005 e deri me 2015,Lexoje me vemendje se sa eshte rritur GDP e shqiperise ne Kohen e Demokrateve 2005-2013 me ate te PS dhe krahasoje dhe pastaj jep deklarata bombastike (mashtruse)
GDP at market prices (current US$)Search glossaries
Source: World Development Indicators | The World Bank
Download Explore Select columns Select sort order Select pivot column Link to this page
Current Filters:
Albania
Select filters:
Country or Area (230)
Afghanistan
Albania
Apply Filters
32 records | Page 1 of 1 |
Country or Area
Year
Value
Albania
2015
11,455,595,709.1
Albania
2014
13,277,963,807.1
Albania
2013
12,781,029,643.6
Albania
2012
12,319,784,787.3
Albania
2011
12,890,867,538.5
Albania
2010
11,926,953,258.9
Albania
2009
12,044,212,903.8
Albania
2008
12,881,352,687.8
Albania
2007
10,701,011,896.8
Albania
2006
8,992,642,349.0
Albania
2005
8,158,548,716.5
Ka qene nje jete deputet e nuk ngulen nje gozhde ne ate zone.Me fjale te medhaja flet kushdo po fshataret e asaj zone duan te pakten rrugen se ju prishet qumshi e s kane ku ta shesin,duan rrugen se ju ngelen femijet rrugeve kur jane semure ,e plot te tjera.Ja ketu e kisha llafin une o miq .Kush eshte lab ti mendonte punet si lab kur qe ne karige qe sot tw ishte i nderuar e ta kerkonte vete Tepelena per deputet.
Ky flet me respekt dhe na e quan “Doktor” Berisha. Berisha nderkohe ka bere krime kombetare dhe shteterore e vjedhje te permasave te frikshme. Sipas frymes se ketij shkrimi i bie qe kriminelat e PD ishin nje fenomen i pashmangshem dhe harrohet se duhet te gjykohen. Ore Ethem Ruka po sa e ke ngjyer more tradhetar qe harron se politika ne shqiperi nuk ka qetesi po nuk u vendos drejtesi mbi Berishen dhe Berishistet qe kane vrare dhe therur njerez te pafajshem. A po e lexon frymen e popullit shqiptar apo jo? Si mund te jete drejtesia e barabarte per te gjithe kur dikush vret 4 te pafajshem ne bulevard dhe akoma kercenon se do ju a bej prape. Si mund te quhet drejtesi e barabarte kur i biri vret 26 te pafajshem ne Gerdec. Si mund te quhet drejtesi e barabarte kur Berisha dhe Luli vjedhin hapur 250 milion USD te rruges se kombit. Si mund te kete drejtesi te besueshme ne se drejtesioa nuk thote fjalen e saj per faljen e detit Greqise. A jemi te barabarte perpara ligjit apo do denojme ata qe vjedhin 2 misra per te mbushur barkun nga uria. Ne se ska drejtesi do te kete vetdrejtesi a e mendon kete ti more palo ish deputet. Dikush me siper tha se ky ka bere kerdine me te vjedhur dhe tani jep mend. Por ne se ke pak ndergjegje te pakten mbyll gojen dhe mos llap apo te jane rritur niperit dhe do ti sigurosh edhe ata me leke tani. Ky edhe kur ishte deputet nuk e hapi gojen kurre dhe nami i pat dale se ishte pak k……ar.
Brilante Profesor…………………… ! Tituj shkencor kan shume ,por fatkeqsishte politika,interesi i vogel personal,nepotizmi ,pragmatizmi ,servilizmi e plote e plote izma te tjera i kane bere e i i bejne keta tituj mbajtes fare te pa vlere dhe ne shume raste dhe te demshem per vendin dhe interesat tona kombetare .
Faleminderit Profesor Ruka.
Respekte profesor.
@shqiptari Iliriavokat
Nuk do ti kerkohet as ketij ad asnji politikani tjeter
449 ka mbyll cdo muhabet
Analizza :mire qumshti mire kosi.
Populli eshte trullose nga vaji i palmes
Qe shitet per gjalp.
Do te ishte i bezueshem “profesor” Ruka, nese do te ishte ne pozicionin e nje intelektuali te pa perzjere me partite shqiptare, por duke qene nje socialist 24 karratesh , deputet e me poste te larta shteterore ne qeverine socialiste, nuk i eshte shmangur vleresimeve subjektive militante partiake. Edhe ai abuzon me pergjithesimin “nderkombetaret” ne menyre subjektive. Ka nderkombetare qe i perkasin forcave te majta e forcave te djathta politike, por ne pergjithesi qeverite e vendeve te medha, mbeshtesin qeverite e vendeve te vogla me demokraci te pa zhvilluar, per te shmangur destabilitetin. Me terheq vemendjen vleresimi qe i ben z.Ruka kryeministrit aktual Rama, si politikani me i mire qe paskej Shqiperia e si “difekt” te tij i njihka vetem se kerkon te vrapoje me shume se te tjeret qe nuk e ndjekin dot pas. Meqe z.Ruka vjen nga bota akademike, me cudit fakti se mbi cfare bazash e vlereson ai Ramen si politikani me i mire. Eshte fakt tashme se si perzgjedhje e tij, ai largoi nga Kuvendi e nga partia socialiste, pjesen me te madhe te intelektualeve te shquar te kesaj partie, duke e mbushur me nivele te ulta arsimore e morale PS e Kuvendin shqiptar. Asnjehere ne tranzicionin shqiptar, nuk ka qene niveli intelektual e moral i Kuvendit kaq i ulet sa ne keto kater vite te qeverisjes Rama. Dhe dicka tjeter qe nuk i pergjigjet te se vertetes. Nuk ka sepse te thuhet se shkollen e Lazaratit e paskej krijuar PD, sepse Lazarati si prodhues kanabisi, “lulezoi” me shume pikerisht ne kohen kur “profesori” ishte pjese e qeverise socialiste e Shqiperia u be e tera Lazarat ne kohen e “politikanit me te mire”, Edi Rama.. Pra me shume se nje analize akademike intelektuale, sic e vleresojne disa militante partiake, eshte nje propogande elektorale per partine e tij me shume gjykime teper subjektive.
Qenke pjerdhur z. Ruka. Nuk le furce pa i bere Rames. Keshtu ke bere ter jeten. Si i bere vilat dhe shtepite qe nga Himara e perpjete? Turp
Profesori vetem sa e cek gabimin e Rames kur thote se vrapon shume dhe behet keq kur te tjeret nuk kane force ta ndjekin.
Une mendoj se ky gabim ka te beje me menyren si e shef Rama mekanizmin e ecjes para. Ne kohet e sotme dhe ne sistemin qe kemi zgjedhur njerezit vrapojne nga stimujt. Nese nuk ka stimul, njeriu nuk vrapon por ecen per te levizur kockat e muskujt. Nese lideri vrapon pa stimul (stimul sipas modelit te sistemit, jo sipas filozofise se Rames) kjo nuk do te thote qe te tjeret do te bredhin. Ne momentin e pare do tentojne ta ndjekin dhe kur shikojne qe nuk ka stimul do thone lere te bredhi se e ka ne terezi ky. Une mendoj se Rama ende nuk e ka kuptuar qarte filozofine e kapitalizmit, rend pas sistemit qe ka ngritur ne koken e tij.
Njerezit ne Shqiperi kane shume force jo vetem ta ndjekin por edhe ta lene pas, por nuk kane stimul. Dhe ne jemi mjeshtra qe te bejme sikur bejme.
Tung
e sakte fare
Nje analize plot komplimenta dhe furca. Kuptohet ne nje situate te tille prag – votimi nuk behet fjale per kritika dhe ndonje verejtje per qeverine Rama-Meta-Idrizi, tashme Rama-Basha. Megjithate po rrjeshtoj nje nga te metat e qeverisjes Rama, ku eshte direkt pergjegjes Ai dhe vetem Ai, sepse i perzgjedhuri i pare Damian Gj. dhe i perzgjedhuri i dyte i Rames, ne krye te Albpetrol Sh.A., nuk kane faj. Kane qene besnik te realizimit te orekseve te shefit te Tyre. Ne fund te v.2015 Damian Gj. paralajmeroi se ne fund te v. 2016 Albpetroli do te privatizohet plotesisht. E perseriti kete edhe ne fillim te v.2106, bile me garanci 100%. Ndodhi qe ky paralajmerim nga veshet e naftetareve kaloi ne arshiven e deklarimeve historike te qeveritareve tane kryesore.(!) Sepse nuk u zbatua. Perse Jo! – e di Rama. Shkurt, pune kulisash.
Perse Rama e trajtoi Albpetrolin me keq se Meksi por me te njejten mendesi si Berisha dhe Nano? – Kuptohet pergjigja: Per arsye perfitimi pre kesaj lende te pare teper rentabel, me rendesi te jashtezakonshme dhe strategjike.
– Besoj per te njejtat arsye. Berisha ka nen administrim (me besniket e vet), disa nga vendburimet e rendesishme te naftes ne Shqiperi, gjoja ne administrimin e tyre nepermjet Koncesioneve. Keshtu u pregatit edhe Rama. Por ngeci. Vetem nje gje nuk ndali, megjithese u plotesua koha, zevendesimi i Te Besuarit te Rames ne krye te Albpetrolit- Mister E , dhe bashke me te edhe dy mis-shoqerueset e Tij, kur u tejkalua koha tre-vjecare e qeverisjes se Tyre(!?).
E di perse z. Et’hem, sepse ne vend te tij PS-ja e Fierit kishte propozuar nje kandidat – pjese e rrjetit te Gramoz Rucit, pra patriot me Ju. Rama, sic nuk pyet per rregulla dhe norma kur i cenohet vet-interesi, edhe kete here i zgjat agonine Mister E-s dhe dy miseve te Tij, deri ne …. nuk i dihet.
A do te pranonit Ju z.Et’hem qe ne krye te Institutit te ishte nje Jurist. Si mund te drejtohet nje Institucion i larte i Imunologjise kur ne krye te Tij vendoset nje elifimatrak ndaj biologjise apo Kimise. A do te vinte mire qe autoriteti i biologeve dhe i imunologeve te neper-kembej prej nje Juristi dhe miss-eve te Tij ?
Po Rama vet, cdo te bente ne rast se po te ishte ne institutin e arteve dhe te kishte Dekan nje inxhinjer? Po te ishte Jurist Dekani i Tij ?
Eshte nje qeverisje e gabuar ajo qe vazhdoi Rama ne Albpetrol, dhe ligeshtohesh kur nuk shikon reze drite per NDRYSHIM.
Ndaj prof. Et’hemi mos u perpiqni ta mbushni me lule qeverisjen e Rames, nuk flas per bashkeqeverisesit e Tij, Meta Idrizi. Nuk ia vlen te flasesh per Ta.
Hetem Ruka eshte nje nga kuadrot me te rralle,inteligjent,dhe me shume edukate.Mirenjohje,per zotin Ruka.
“Betim”,interesant kendveshtrimi juaj per te ecuar perpara,dikush thote dikush stimuj dikush fitm dikush interesa.Megjithate duhet pranuar se profesor Ruka nuk eshte Mesia,por ai si intelektual i pertyp fjalet para se te flase.Une e quaj vlere ne politike.Ne dijenine time eshte i paperfolur per afera te pista.Ndonse ne politike ka ardhur me votat e te majtes,ne ndryshim nga te tjeret qe kerkojne te bejne “per fshatin”e tyre,profesor Ruka kerkon te behet mire e gjithe Shqiperia.Po u be mifre gjithe Shqiperia do behet mire edhe fshati profesor Rukes.