Çunit të Fahriut i ka “ngelur ora” në vitin 2013, strukturat e PD-së në Devoll braktisin fushatën

31 Maj 2017, 17:09Politika TEMA

Kleves Balliu, djali i Fahri Balliut, jo vetëm ka përçarë PD-në në Pogradec, por është një nga kandidatët më qesharakë që ka PD-ja.

Aq qesharak është, sa bën fushatë me parrullat e Sali Berishës të vitit 2013.

Për të, “Shqipëria po ndryshon”, ndërkohë që Basha kërkon ta rrëzojë këtë Shqipëri dhe të ndërtojë një tjetër.

Në Qarkun e Korçës ndërkohë situata në Partinë Demokratike duket të jetë shumë kritike, pas listës së shpallur nga Luzim Basha personalisht, disa ditë më parë.

Në qytetin e Korçës ka një përplasje të fortë.

Kreu i PD të këtij qyteti është në zonën humbëse.

Përpara tij qëndrojnë njerëz pa asnjë meritë dhe kontribut politik.

Ashtu si Korça e Pogradeci, paraqitet gjendja edhe në Devoll, ku Lulzim Basha ka vendosur në krye të fushatës dhe si përfaqësues të tyre në listat fituese Hekuran Hoxhallin, ish-kreun e PD të kësaj dege, ish-drejtori i INUK i akuzuar për korrusion dhe i shkarkuar me ceremni nga Sali Berisha.

Në Devoll e dinë mjaft mirë se kush është Hekuran Hoxhalli, i cili në 2013 rrëmbeu flamurin e Rilindjes, duke tentuar t’i shkaktonte një humbje të thellë.

Ai u bashkua me socialistët, më pas mbështeti Lulzim Bashën në garën për kryetar dhe së fundi i shpërblye prej tij me një mandat deputeti, raporton Cityneës.

Të gjitha këto, demokratët e Devollit dhe banorët i dinë mjaft mire, se cili është turpi që mund t’i përfaqësojë dhe strukturat e PD po kalojnë një kaos të vërtetë.

Gjysma e Kryesisë nuk shkon në takimet zyrtare dhe ka braktisur kandidatët.

Nga ana tjetër, një pjesë e madhe drejtuesisht janë tërhequr, duke deklaruar se nuk e mbështesin Hekuran Hoxhallin.

Së bashku me ta janë edhe ish-drejtues të degës, kreytarët e komunave, si dhe dhjetëra militantë, të cilët e shohin kandidatin e Bashës si njeriun e Edi Ramës dhe Niko Peleshit në listat e PD.

Kështu, pas Korçës e Pogradecit, PD është në situatë kritike edhe në Devoll.

8 komente në “Çunit të Fahriut i ka “ngelur ora” në vitin 2013, strukturat e PD-së në Devoll braktisin fushatën”

  1. TOPLECI says:

    Dy here e ka vene kandidaturen i jati i Klevisit ne vend lindje Moker dhe doli fishek tani po e provon i biri qe shqipen nuk e di mire merre me mend se me cfare keshilltari ka punuar Presidenti yne i nderuar.

    1. sulejmani says:

      dy here e ka vene ne belesh te elbasanit dhe opingat ka marre..tani do provoje fatin me djalin..

  2. LUNGO MARE says:

    cuni babit qe ska lidhje me politiken e sdi te shkruaj ska asgje per ti dhen ketij vendi

  3. DALLTON says:

    Ky topja I farhiut s’ka faj se po justifikon leket qe investoj farua tek lulezimja,per fushate por qe te fitoje ky,duhet qe te pjellin “mushkat”kete e di mire farua I jati I keti trapit qe paska qene keshilltar I presidentit sakat bujar mafishes.

  4. Jorgji Deliu says:

    Po u thom prape te kishte vene gocen ate partneren e Delijorgjit, e mbase dilte fituese motra duke perdor te gjitha mjetet, po jo ky kalama qe si duhet kujt.Ky i thomi na s’din me lidh oshkurin jo me perfaqsu popullin.

  5. Besjana says:

    Qun babaje, pa pike vizioni qe edhe ketij sikurse Lulit iu ka mbet ora ne vend. E sduan tia dine per kete vend

  6. buci sakos says:

    o vlla te ka ngecur sahati ndryshoje sloganin.

  7. belo says:

    po vlla te drejt ke shqiperia po ndryshon nen drejtimin e qeveris rama aq shum po ndryshon sa e ke kuptuar edhe ti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje