Mos i helmoni gratë!

31 Maj 2017, 16:55Politika TEMA

Nga Majlinda Bregu

Të vjen para syve, që në pikë të mëngjesit, një lajm si ky i helmimit të 11 vajzave dhe grave, punëtore në një fabrikë këpucësh në fshatin Bubq të Fushë- Krujës, si për ta përplasur edhe njëherë, pamëshirë, një nga problemet më të mëdha: mungesën e sigurisë në vendet e punës.

Shëndeti i vajzave dhe grave është vënë në rrezik nga substancat tretëse, që përdorka fabrika. Ato janë dërguar me urgjencë në spital sot në mëngjes.
Me po kaq urgjencë, specialistët e fushës dhe autoritetet vendore duhet të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin para përgjegjësisë personat përgjegjës.

Uroj që të shërohen sa më parë por pavarsisht kësaj helmi që i preku ndërsa ato punonin kokëulura për të kapur normën e ditës, s’duhet t’u dalë edhe aq lehtë njerëzve përgjegjës për çfarë ndodhi sot e rrezikon të përsëritet kudo ku mbizotëron makutëria e papërgjegjshmëria në rrobaqepsi, fabrika këpucësh apo sektorë të tjerë të biznesit fason dhe jo vetëm.

Strukturat shtetërore bëjnë mirë ta lënë për një moment mënjanë fushatën elektorale dhe nisur edhe nga ky rast, të analizojnë të gjitha mundësitë që ofron ligji për t’u ofruar mbrojtje dhe kushte normale në ambjentet e punës për të gjitha gratë dhe vajzat që punojnë në to.

Kryeministri dhe gjithë banda e tij elektorale bëjnë mirë t’i lënë për një moment mënjanë premtimet e gënjeshtrat e mëdha, e sidomos ato lavdet e lajkat për gra e vajza të bukura, sepse më shumë se për këtë steriotip ato kanë nevojë për punë, shendet e siguri. Dhe shëndetin, në fakt, më shumë se për veten, gratë e duan për fëmijët e familjen, tek e cila kthehen gjithmonë për të shërbyer, sado të sfilitura qofshin.

Gratë ndjehen vetë të bukura kur kanë gjithçka u duhet të kenë. Veç helmin s’ja kanë borxh makutërve të biznesit a pushtetit.

10 komente në “Mos i helmoni gratë!”

  1. Integrim Shishtifina says:

    NUK I PASKE INTEGRUAR NE SHISHTUFINE KETO GRATE QE MOS HELMOSESHIN

    1. Charlie says:

      Problem i madh emancipimi me ju grate e bubqit se po paska mungese te madhe por lere kete a ka pushtuar edhe pak toke vjehrri juaj nga kodrat e Bubqit dhe te Prezes se kjo eshte me rendesi sa te jete gjalle vjehrri juaj dhe e dyta e keni ndritur shume zonen ne
      fjale me investime ne kohen tuaj dhe nuk ndrit gje puna me nje investim te vogel tuajin ne kala te Prezes sic eshte vila juaj duke i bere karshillek monumentit ne fjake. Po keq eshte se po te ishe zgjedhur kanditate ju flas me fjalen e nderit zones se ju kete radhe do ta kishit vere vendin e lindjes se vjerrit tuaj kaluar Zvicer.Po Luli gaboi shumeeeeeee!

  2. dialektika says:

    Majlinda, tani s’te mbetet gje tjeter vecse te behesh gazetare e kronikave te zeza.

  3. Tonini says:

    Po moj shefe,ke shume te drejte,po clidhje ke ti me ato gra,sa te kushton ty nje cante dore,ato grate nuk i marrin per 10 vjet pune,ketu ke qene ti me gjithe ato shoqet e tua,po nuk u kujtuat njehere ti merrni ne analize keto probleme,nuk ngritet nje here nje grup parlamentar me objekt kontrollin e ketyre ndermarrjeve,per kushtet e punes,per menyren e pageses,per siguracionet,per marrjen ne pune te te miturve e shume e shume shkelje te tjera.Ne keto ndermarrje ka patur aksidente shume te renda fisike qe i kane lene puntoret cyryk per tere jeten dhe jane mbuluar nga pronaret ne bashkepunim me inspektoret e punes,ne menyren me te paskrupullt te mundeshme,po keto nuk kane ndodhur sot,po kane qe ne qeverisjen tuaj 8 vjecare,biles kane qe me skandaloze,kjo e vertetuar ne ngjarjen e gerdecit,po ste ndigjuam ty te prononcohesh ndonjehere per keto probleme,prandaj cvishuni nga hipokrizia dhe trajtimi i problemeve per fushate dhe merruni konkretisht me keto probleme,se megjithe mend jane probleme.

  4. Dielli mbi Korab says:

    Nje vajze e re dibrane do jete perfaqsuesja me dinjitoze e grave dhe vajzave shqiptare,
    https://youtu.be/iF-92yc8C_k

  5. Agim Krasniqi says:

    Po tu mos na bej te emancipuaren tani. o Mamy Sexy te dhane drune nga PD ja mos na bej sikur te plas per grate e sikur je e emancipuar.
    je Kokrra legenes, hajdute me cizme me gjithe burrin.
    Bushter ordinere ish thithse kameramanesh ne RTvSh

  6. Dajti USA says:

    Si kofini pas te vjelave,kur Saliu vidhte dhe vriste,ju zgerdhiheshit,nuk po flase per statut dhe rregulla partije,ato i ka pshurrur gjithe kohen,ishte vet Ali,dhe vet kadi.

  7. artan says:

    aha, Majlinda Bregu po behet gati te vjele burime te tjera tani qe partia e la jashte portes. Si zakonisht Majlinda di te thithe nga te gjitha anet ku shef like -ne kete rast do te vjele dhe ca fonde per shoqaten e saj nga keta te huajt e trushatur qe kujtojne se kesaj vertet I plas per geto grate. Ah moj shoqe ti I ke syte e I hedh fjalet vetem ku sheh leke -parlamenti ministria, partia, Mafja sigurisht duke mos perjashtuar fondet e huaja ku I ke mbushur gjepat qe ne fillim

  8. politika says:

    Akoma kjo surrat Sudja me lotet e krokodilit? Moj zonje, kot shkruan portaleve per halle njerezish te thjeshte, se ne e dime qe ti ke qene pjese e qeverive berishjane qe bene kerdine ne Shqiperi keto 25 vjet tranzicion. Lerja stafeten ndonje tjetre ne kete fushe, ose nese je penduar nga brenda bej dicka per ta ndryshuar situaten, por ne qetesi. Sepse ne publik je diskredituar tashme fale zgjedhjes se gabuar qe ke bere duke mbeshtetur politikat saliste. Ti, bashke me ato pickat e tjera qe visheni si gra oligarkesh e sfiloni shkalleve te parlamentit, perfaqesoni te keqen me te madhe ne syte e publikut shqiptar. Me mire te ishe bere pjese e PS kur ra diktatura se sa u ngatarrove ne labirintet e qelbura PDiste, si perfundim te perdoren mire e mire e te lane edhe jashte listave ne fund, te zevendesuan me maunet pjellore. Te rrofshin diplomat.

  9. zi says:

    Punojme per mbeturinat,
    jetojme me mbeturina,
    vdesim si funderina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje