Lideri i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar me qytetarët e Rrëshenit ku veç të tjerash nuk i ka kursyer edhe batutat ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha
Rama tha se demokratët i kanë një borxh PS-së pasi e nxori kryetarin e tyre nga çadra.
“Tani demokratët na kanë një borxh neve. Se ne ua shpëtuam Lulin.
E nxorëm nga çadra dhe e futëm në zgjedhje. Kur them unë që Luli është në gjumë, ai thotë mos trego barsoleta. Ja shikojeni vetë. 700 afate ka shkelur, sepse flë gjumë. Zgjohet para kamerave në Republikën e Re dhe pastaj shko e fle e gjumë”, nënvizoi Rama.