Kujt ia vodhi Basha sloganin “Republika e Re” dhe skandali i shitjes së dokumentit sekret të Ministrisë së Jashtme

31 Maj 2017, 17:53Politika TEMA

“Republika e Re” nuk është një ide origjinale e Lulzim Bashës!

Ai i’a ka vjedhur këtë ide një tjetër kopjaci, që sipas Sali Berishës, vjedh dorëshkrimet e gjyshit të tij.

Termin “Republikë e Re” e ka përdorur më parë Ben Blushi. I cili i’a filloi shembjes së Republikës së vjetër kur nuk u bë dot ministër dhe kur ministrat filluan t’i mbyllnin dyert të lodhur nga kërkesat e tij për favore.

Ben Blushi hyri në historinë e Republikës së vjetër si zv.ministri që shiti një dokument sekret të Ministrisë së Jashtme.

Por dalja e këtij dokumenti për përfitim financiar nga ana e zyrtarit të dytë më të lartë të diplomacisë shqiptare, përbën një rekord botëror.

Nga ai incident i rëndë i vitit 1999 deri në ditët tona rruga e Ben Blushit në korridoret e pushtetit të Republikës së vjetër është e mbushur me akte shantazhesh, abuzimesh dhe sjelljesh jo dinjitoze.

Edhe pse ai ka qëndruar gjithnjë shkurt në zyrat që i besoheshin, zullumi që është bërë shkak për largimet e tij ka qenë gjithnjë shumë i trashë.

Bëhet fjalë për një bisede off-record mes kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta dhe sekretares së Shtetit Madaleine Albright.

Ishte hera parë dhe e fundit, që nga koha e Republikës së Ismail Qemalit që transkriptimi i një bisede off-record del nga Ministria e Jashtme në publik.

Ilir Meta e shkarkoi menjëherë Ben Blushin dhe ai u angazhua me pseudonim në gazetën e Nikollë Lesit, për të sulmuar Ilir Metën dhe qeverinë ku kishte bërë pjesë.

Por edhe këtë e bëri në këmbim të honorareve të majme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje