Ministrja e LSI: Zbatoj urdhrin e kryeministrit Rama, 8 orë në zyrë dhe 8 orë në fushatë

31 Maj 2017, 19:41Politika TEMA

Urdhri i kryeministrit që ndalon administratën të marrë pjesë në fushatë, shtrihet në të gjithë nivelet.

Në një intervistë për IN tv vetë ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tregon se e zbaton atë duke qëndruar 8 orë në zyrë për të dalë në fushatë gjatë pasdites edhe pse është e para në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në kryeqytet.

Sipas Gjoshës ndarjen e  fushatës nga puna zyrtare ajo e zbaton vetë për të dhënë shembullin dhe natyrisht e kërkon nga gjithë stafi që ka në ministri.

Ndërsa në ministritë e drejtuar nga ministrat teknikë të Partisë Demokratike janë shënuar rastet e para të pezullimit nga detyra të punonjësve të përfshirë në fushatë elektorale.

1 komente në “Ministrja e LSI: Zbatoj urdhrin e kryeministrit Rama, 8 orë në zyrë dhe 8 orë në fushatë”

  1. joel shkodra says:

    Po vete kryeministri, E. Rama, e zbaton?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje