Kukësin do të luajë këtë sezon në kompeticionin e ‘Uefa Champions League”, pasi arriti që të fitojë për herë të parë në histori titullin kampion.
Kampionët e shqipërisë do ta nisin nga turi i dytë paraeliminator, ndërsa shorti do të hidhet më 19 qershor në Nion të Zvicrës.
Verilindorët priten që të kenë përballë kundërshtarë mjaft të fortë si Celtic, që udhëheqin vazon e favoritëve, ndërsa më pas vinë të tjera ekipe mjaft të forta si Salzburg, Kopenhagen, Ludogorets, BATE Borisov dhe APOEL Nikosia.
Ndeshjet e para do të luhen më 11 dhe 12 korrik, ndërsa ato të kthimit më 18 dhe 19 korrik