Roberto Mancini merr drejtimin e skuadrës së Zenitit

1 Qershor 2017, 15:48Sport TEMA

Zenit St Petersburg ka njoftuar zyrtarisht se Roberto Mancini është emëruar trajner i ri i skuadrës së tyre.

Ish-trajneri i Manchester City dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Interit në fillim të këtij sezoni, dhe që prej asaj periudhe ka qenë i lirë.

Megjithatë, në ditët e fundit është raportuar vazhdimisht se ai do ta vazhdojë karrierën e trajnerit në rusi.

Tashmë, ka ardhur dhe zyrtarzimi pasi tekniku italin është konfirmuar në krye të Zenitit dhe do të drejtojë këtë skuadër nga sezoni i ri.

“Roberto Mancini është trajneri i ri i Zenitit. Trajneri italian ka arritur marrveshjen për një kontratë trevjeçare me opsion për edhe dy vite të tjera,” thuhet në njoftimin për shtyp të klubit të Zenitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje