Pas publikimit të listës kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për sfidën miqësore të kësaj të diele kundër Luksenburgut.
Në seancën e parë stërvitore që u bë në Luksenburg, tekniku Italian Gianni De Biasi, kishte të pranishëm vetëm 19-lojtarë.
Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi e Azdren Llullaku luajne neser me ekipet e tyre dhe më pas do ti bashkohen skuadres se bashku me Jahmir Hyken.
Takimi mes Shqipërisë dhe Luksenburgut do të luhet ditën e dielë në orën 20:00.
Ndërsa më pas kuqezinjtë do të luajnë për eleminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018” kundër Izraelit.