FOTOT/ Juventusi ndërron emrin e stadiumit

1 Qershor 2017, 17:05Sport TEMA
FOTOT/ Juventusi ndërron emrin e stadiumit

Juventusi ka vendosur të ndërroj emrin e stadiumit nga “Juventus Stadium” në “Allianz Juventus”.

Gjiganti italian ka konfirmuar se stadiumi i Juventusit nga data 1-korrik do të quhet “Allianz Stadium”.

Kur u ndërtua arena e re, të drejtat e emërtimit u shitën në një kompani të quajtur Sportfive për 75 milione euro, në një përpjekje për të ulur kostot e ndërtimit në klub.

Për gjashtë vitet e fundit është quajtur “Juventus Stadium”, por tashmë është gjetur një sponsor i ri.

“Allianz Stadium është emri i ri i stadiumit të Juventusit pasi klubi nënshkroi një marrëveshje për të drejtat e emërtimit me Allianz dhe Lagardere Sports, mbajtësit e të drejtave të emrit të objektit”, konfirmohet në një deklaratë në faqen e internetit të Juventusit.

“Emri i ri i stadiumit do të filloj nga 1 korriku i vitit 2017”, përmbyllet deklarata e “Zonjës së Vjetër”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje